Rrobat e fëmijëve të saj janë të pahekurosura!

 

Ju njoftoj se, për shkak të vërejtjeve dhe thashethemeve tuaja, e kam marrë në konsideratë çështjen e hekurosjes së rregullt të rrobave të familjarëve të mi.

Koha e nevojshme për të fjetur – që është 7-8 orë, sepse me më pak gjumë bëhem një person shumë i keq dhe i rrezikshëm.

Koha e kaluar në punë nga e cila paguaj apartamentin, ushqimin, rrymën, shkollimin e fëmijëve, shërbimet mjekësore, si dhe rrobat për të cilat po flasim për hekurosje.

Koha për të mbajtur gjallë veten dhe familjen – ushqimi, higjiena bazë dhe kujdesi për shëndetin dhe aftësinë fizike.

Kohë për të luajtur me fëmijët tuaj, për t’i edukuar ata, tregime para gjumit, puthje dhe ledhatime.

Koha për marrëdhënie që më përmbushin dhe nga të cilat varet shëndeti im mendor (burri, familja, miqtë…)

– Koha për të lexuar, për të mësuar, për të pyetur dhe për të ndryshuar veten, në mënyrë që çdo ditë të bëhesha një person pak më i mirë, më i sigurt në vetvete dhe e kënaqur, nënë, grua, profesioniste, shoqe dhe që të më interesonte edhe për atë që disa njerëz atje jashtë mendoj, për shembull, për rrobat e pahekurosura të fëmijëve të mi.

Kohë për t’u çlodhur dhe për të pushuar trurin, një film, muzikë, një shëtitje.

…Më kanë mbetur saktësisht 16 minuta e 23 sekonda në muaj për hekurosje, që do të thotë se nëse nuk është mbrëmja e maturës, performanca publike, takimi i parë, dasma, festat e ndryshme  – zakonisht atëher gjejë kohë për hekurosje.

Nëse keni ndonjë kundërshtim ndaj këtij vendimi, me keqardhje ju njoftoj se sporteli për ankesa aktualisht është i mbyllur, por ju patjetër mund ta vendosni ankesën tuaj me shkrim në kutinë tonë të ankesave – ndodhet prapa derës së kuzhinës dhe duket si një kovë kafe me kapak që ngrihet kur shkel pedalin. Përgjigjen mesiguri do ta merrni!

 

P.S. Gjithashtu dua të shtoj se nuk e sfidoj apo dënoj aspak zgjedhjen e atyre që e kanë hekurosjen në listën e tyre prioritare dhe që gjejnë kohë për këtë. Është bukur të jesh i hekurosur, këtë nuk e mohoj. E vetmja gjë është se thjesht nuk më vlen sa duhet të sakrifikoj disa gjëra të tjera. Nëse është për ju – vazhdoni! E vetmja gjë e rëndësishme është që ne të gjithë të jemi të kënaqur – sepse njerëzit e kënaqur nuk kanë kohë për të shikuar nëse dikush tjetër është apo jo i hekurosur. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts