Benefitet që marrin fëmijët me autizëm nga terapia logopedike

Shkruan: Rudina Hysiqi

Logopede

 

Autizmi është pjesë e një grupi të çrregullimeve neurologjike që mund të përfshijë komunikimin e dëmtuar, si dhe ndërveprimin shoqëror, dhe aftësitë njohëse. I njohur si çrregullim i spektrit të autizmit ose ASD, autizmi mund të lidhet me një gamë të gjerë të tipareve. Kjo perfshinë:

  • Aktivitete të përsëritura/ stereotipi
  • Rezistencë ekstreme ndaj ndryshimeve në rutinat e përditshme
  • Hipersensitivitet
  • Vështirësi ose dhe pamundësi për të bashkëvepruar me mjedisin

Njerëzit me ASD mund të kenë probleme të mëdha si me të folurit ashtu edhe me komunikimin joverbal. Ata gjithashtu mund ta kenë shumë të vështirë të bashkëveprojnë me të tjerët. Për këto arsye, terapia e të folurit është pjesë qendrore e trajtimit të autizmit.

 

Cilat janë problemet e zakonshme të të folurit dhe komunikimit me autizmin?

Autizmi mund të ndikojë në të folurën, zhvillimin e gjuhës dhe komunikimin shoqëror në shumë mënyra.

 

 

Problemet në të folur.

Një person me autizëm mund të:

  • Mos flas fare
  • Shqiptime të paqarta, të qara, britma, ose tinguj të fytit dhe të ashpër
  • Të bërtitura ose të folur në mënyrë muzikore
  • Murmuritje me tinguj të ngjashëm që i`u përngjajnë fjalëve
  • Përdorin “fjalë” që tingëllojnë si të huaja ose të folur robotik
  • Shpesh përsërisin atë që thotë një person tjetër (echolalia)
  • Përdorin fraza dhe fjali të duhura, por me një ton zëri jo shprehës

Rreth një në tre persona me autizëm kanë probleme në prodhimin e tingujve të të folurit për të komunikuar në mënyrë efektive me të tjerët. Gjuha e personit, edhe nëse është e pranishme, është thjesht shumë e vështirë për t’u kuptuar.

 

Problemet e komunikimit.

Një person me autizëm mund të ketë një ose më shumë nga këto sfida të komunikimit:

  • Problem në ndjekjen e bisedës, të cilat përfshijnë kontaktin me sy dhe gjestet
  • Problem në të kuptuarit e fjalëve jashtë kontekstit ku janë mësuar
  • Memorizimi i gjërave të dëgjuara pa ditur se çfarë është thënë
  • Echolalia – përsëritja e fjalëve të tjetrit ndërsa thuhen – si mënyra kryesore për të komunikuar
  • Mungese e gjuhës krijuese

Për shkak të këtyre sfidave, një fëmijë me autizëm duhet të bëjë më shumë sesa të mësojë të flasë. Fëmija gjithashtu duhet të mësojë se si të përdorë gjuhën për të komunikuar. Terapia përfshinë të dish të bësh një bisedë, të dijsh të marrësh sinjalet verbale dhe joverbale nga njerëzit e tjerë – të tilla si shprehjet e fytyrës, toni i zërit dhe gjuha e trupit.

 

Çfarë roli luan terapia e të folurit në trajtimin e autizmit?

Logopedët janë terapistë të specializuar në trajtimin e problemeve gjuhësore dhe çrregullimeve të të folurit. Ata janë një pjesë kryesore e ekipit të trajtimit të autizmit.  Pasi diagnostikohet autizmi, logopedistët vlerësojnë mënyrat më të mira për të përmirësuar komunikimin dhe për të rritur cilësinë e jetës së një personi. Gjatë terapisë, patologu i gjuhës së të folurit gjithashtu punon ngushtë me familjen, shkollën dhe profesionistë të tjerë. Teknikat e logopedisë mund të përfshijnë:

  • “Folës” elektronikë
  • Komunikimi augmentativ- alternativ
  • Përdorimi i tingujve ndaj të cilëve një person është tepër i ndjeshëm për të zgjeruar dhe ngjeshur tingujt e të folurit
  • Përmirësimi i artikulimit të fjalës duke masazhuar ose ushtruar buzët ose muskujt e fytyrës
  • Bërja e individëve të këndojnë këngë të kompozuara për t’iu përshtatur ritmit dhe rrjedhës së fjalive

 

Kur është koha më e mirë për të filluar terapinë e të folurit për autizmin?

 

Sa më herët, aq më mirë. Çrregullimi i spektrit të autizmit është zakonisht i dukshëm para moshës 3 vjeç, dhe vonesat gjuhësore mund të njihen që në moshën 18 muajshe. Në disa raste, autizmi mund të identifikohet që në moshën 10 deri 12 muajshe. Me identifikimin dhe ndërhyrjen e hershme, dy në tre fëmijë parashkollorë me autizëm përmirësojnë aftësitë e komunikimit dhe zotërimin e tyre të gjuhës së folur. Studimet tregojnë se ata që përmirësohen më shumë  janë pikërisht ata që marrin edhe terapi logopedike krahas terapive të tjera./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts