Këto janë gjërat që ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve

Edhe pse inteligjenca është vetëm 50 për qind e ekuacionit të suksesit, rritja është vendimtare për zhvillimin e fëmijës. Ja pesë gjëra që ndikojnë në inteligjencën e fëmijës suaj.

  1. Mënyra se si rriten fëmijët?

Zhvillimi i trurit nuk varet vetëm nga gjenetika. Edhe pse qelizat e trurit formohen para lindjes, përvojat e hershme të jetës dhe mësimet e para janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës. Nuk ka nevojë për të blerë lodra të shtrenjta. Duke bashkëbiseduar, duke lexuar libra, ju gjithashtu mund të stimuloni fëmijën tuaj duke shkuar në muze, kopshte zoologjike, biblioteka të gjitha këto mund të stimulojnë imagjinatën e një fëmije dhe t’i inkurajojnë ata të bëjnë pyetje se si funksionojnë gjërat.

  2. Inteligjenca emocionale

Gjatë edukimit, duhet të përqendrohemi edhe në inteligjencën emocionale në mënyrë që fëmijët të bëhen të suksesshëm jo vetëm në shkollë por edhe në jetë. Sigurohuni që të plotësohen të gjitha nevojat e tyre fizike, mendore dhe emocionale, në mënyrë që ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

   3. Stili i të mësuarit të fëmijës suaj

Ka disa mënyra për të mësuar. Si i zgjidh një fëmijë problemet e matematikës? Apo është më argëtuese për të që të zgjidhë problemet e matematikës nëpërmjet lojërave fizike? Zbulojeni potencialin e fëmijës suaj në mënyrë që ta ndihmoni atë për të arritur sukses në mësim nxënie.

   4. Koha për të luajtur

Fëmijët kanë nevojë për kohë për të shijuar lojën e tyre. Është shansi i tyre për të krijuar historitë e tyre, për të luajtur apo zgjidhur vetë problemet. Mos harro: koha për të luajtur është e tija. Nëse fëmija juaj është i mërzitur ndihmojë t’i zbulojë pasionet e tij.

5. Të ushqyerit

Jepini fëmijës suaj ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 sepse ato luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e trurit. Së bashku me frutat, perimet dhe drithërat konsiderohen si ushqim i trurit. Vezët dhe salmoni janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts