Infeksionet urinare në shtatzëni – Rreziqet dhe trajtimi

Infeksionet e traktit urinar mund të jenë një kërcënim i madh për një shtatzëni të shëndetshme – ato mund të shkaktojnë inflamacion të veshkave, retardim të rritjes së fetusit, lindje të parakohshme ose infeksion intrauterin të fetusit, dhe bakteret e patrajtuara Escherichia coli madje mund të shkaktojnë abort. Megjithatë, të gjitha këto komplikime mund të parandalohen me përdorimin e terapisë së përshtatshme. Prandaj, është shumë e rëndësishme të testohet urina gjatë shtatzënisë në mënyrë që të zbulohet në kohë prania e mundshme e baktereve.

“Gjatë shtatzënisë, ne kontrollojmë në mënyrë rutinore urinokulturën sepse për shkak të ndryshimeve fiziologjike në shtatzëni, ndodhja e një numri më të madh bakteresh në urinë është më e shpeshtë. Të gjitha infeksionet urinare që shoqërohen me simptoma (urinim i shpeshtë, ndjesi djegieje kur urinohet dhe dhimbje në pjesën e poshtme të barkut) duhet patjetër të trajtohen. Gjatë shtatzënisë, ne trajtojmë edhe bakteriurinë asymptomatike, d.m.th. prania e një numri më të vogël bakteresh në urinë pa praninë e simptomave për shkak të efektit të mundshëm të dëmshëm në zhvillimin e shtatzënisë”. Urina kontrollohet në mënyrë rutinore në çdo ekzaminim gjatë shtatzënisë, ndërsa urinokultura kontrollohet në fillim dhe në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Te gratë që përndryshe janë të prirura për infeksione urinare, urinokultura kontrollohet më shpesh./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts