Kek me arra

Kek i thjeshtë dhe kaq i shijshëm që i jep aromë gjithë shtëpisë!

 

Përbërësit – masa është një gotë 200 ml:

 

3 gota miell

2 gota sheqer

1/2 filxhan vaj

2 gota arra të bluara

1 qese me 10 g pluhur pjekjeje

100 g rrush të thatë

1 qese sheqer vanilje 10 g

500 ml ujë të gazuar (mineral).

lëkura e një portokallit (sipas dëshirës)

 

Përgatitja:

Hidhni në një enë ujë të gazuar, shtoni sheqer dhe përzieni në mënyrë që sheqeri të fillojë të tretet.

Shtoni miellin arrat dhe rrushin e thatë, më pas shtoni pluhurin për pjekje, lëkurën e portokallit dhe sheqer vaniljen. Përziejini gjersa të fitoni një masë homogjene, më pas shtoni vaj dhe përzieni përsëri.

Ndezim furrën që të ngrohet në 180 gradë.

Lyejmë me vaj një tepsi 33 x 23 cm  dhe e spërkasim me miell, pastaj vendosni masën e përgaditur.

Koha e pjekjes është 35 – 45 minuta.

Ju bëft mirë!./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts