/natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Author:
Nuk është pasuri ajo që mbani në xhepa tuaj, pasuri është ajo që e keni në përqafimin tuaj
Përqafimet janë të rëndësishme sepse janë një mënyrë për të shprehur dashurinë, kujdesin dhe mbështetjen. Kur dikush na përqafon, ne ndihemi të dashur, të pranuar dhe të ngushëlluar. Një përqafim çliron hormonin oksitocinë, i cili rrit ndjenjat e afërsisë, lumturisë dhe kënaqësisë. Gjithashtu, një përqafim mund të zvogëlojë nivelin e stresit, ankthit dhe të përmirësojë gjendjen emocionale. Një përqafim është gjithashtu një mënyrë komunikimi i zemrave. Ngrohtësia e prekjes së trupit mund të jetë jashtëzakonisht qetësuese veçanërisht në momentet kur ndihemi të pambrojtur ose të trishtuar. Një përqafim është një simbol…
Komunikimi i parë me foshnjen time
Shkruan: Egzona Maloku – Logopede E kujtoni të qarën e parë të foshnjes tuaj? Ai ishte komunikimi i parë që foshnja bëri me ju. Sapo të mbani në dorë fëmijën tuaj pas lindjes, do të filloni të komunikoni me njëri-tjetrin duke shkëmbyer shikimet, tingujt dhe prekjet tuaja të para. Në fillim, të qarat e të porsalindurit tuaj mund të duken si një gjuhë e huaj. Por, do të mësoni “gjuhën” e foshnjës tuaj dhe do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni nevojave të të voglit tuaj. Foshnjat lindin me aftësinë…
Si prindër, a i thoni “më fal” fëmijës tuaj?
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste. Cilat janë përfitimet e të thënit “më fal” fëmijëve tanë? Si prindër duam që fëmijët tanë të respektojnë ndjenjat e të tjerëve dhe të pranojnë shpejt kur gabojnë. Ne duam që ata të kërkojnë falje të sinqertë dhe të mësojnë nga gabimet e tyre. Por sa prindër do t’u kërkojnë falje fëmijëve të tyre? Duket se jetojmë në një kulturë ku të rriturit mendojnë se janë superiorë ndaj fëmijëve dhe për këtë arsye nuk u detyrohen atyre një falje edhe kur i rrituri…
Kur duhet filluar mjekimin e hemangiomës?
Pyetje: Përshëndetje! E kam djalin 7 muajsh dhe nga lindja e ka shenjën në pjesën e syrit. E kam pas te mjeku pediatër edhe në spital gjithashtu më kanë thënë i kalon dhe se duhet pritur. Jo vetëm së nuk i ka kalu por ju ka rrit dhe ka fillu me i pengu në hapjen dhe mbylljen e syrit. Të lutem a mund të filloj mjekimin sepse ka rritje dhe përkeqësim. A është rrezik me mjeku? Përgjigje: Përshëndetje Kjo që duket në foto është hemangiomë dhe kërkon trajtim sa më…
Gjërat që janë më të pista se një ndenjëse tualeti!
Sedilja e makinës për fëmijë Edhe pse të gjithë mendojnë për ndenjësen e makinës përmes prizmit të sigurisë, kjo pjesë e makinës mund të mbledhë shumë mikrobe. Britanikët kryen kërkime për të zbuluar se sa të pista janë në të vërtetë ndenjëset e makinave. Ata morën 20-të sedilje makinash dhe zbuluan se mbi to kishte mesatarisht 100 baktere dhe kërpudha, duke përfshirë E. Coli dhe salmonelën që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Në krahasim, në të njëjtën zonë në tualet ka 50 baktere dhe kërpudha, që do të thotë se nuk do të…
Një kuti kartoni është më e mirë për zhvillimin e një fëmije se çdo lodër tjetër
A duhet ta gjykosh ndikimin e një lodre te një fëmijë nga çmimi që do të paguash? «Lodra më të thjeshta dhe praktike që mund të përdoren për të luajtur dhe janë më të mira për zhvillimin e fëmijëve», thotë mjeku Alan Mendelsohn, bashkëautor i një raporti të ri të Shoqatës Amerikane të Pediatërve (AAP). Aktivitetet klasike të lodrave si kubat e puzzles ndihmojnë trurin e vogël të zgjidhë enigmat dhe të zhvillojë imagjinatën dhe kreativitetin. Edhe një kuti kartoni ka vlerë të madhe. “Lodrat më të mira janë ato…
A ndikon thithja e biberonit në moszhvillimin e të folurit?
Pyetja: Përshëndetje! Djali im është 3 vjeç por ende nuk po zhvillon të folurit, nuk po i shton numrin e fjalëve dhe nuk po zhvillon biseda. Doja të pyesja a është biberoni arsyeja, pasi që djali ende e përdor biberonin edhe gjatë ditës? Përgjigje: Përshëndetje! Po është e vërtetë që ndikon, fëmijët që thithin biberonin për një kohë të gjatë fillojnë të flasin më vonë. Fëmijët që përdorin biberonin ose thithnin gishtat për 3 vjet ose më shumë kanë tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë një çrregullim të…
Fosfatazë alkaline të ulët 14.42 – A ka vend për shqetësim?
Pyetje: Përshëndetje! Dr. Lutolli ju lutem kërkoj një sqarim, kam djalin 12 vjeç dhe kemi fosfatazë alkaline të ulët 14.42. A ka vend për shqetësim dhe si ndodh kjo? Faleminderit për ndihmën tuaj! Përgjigje: Përshëndetje! Fosfataza alkaline është një enzimë karakteristike e aktivitetit kockor dhe nganjëherë e përfshirë në ngjarjet në kanalet biliare. Vlerat te djali juja 14, 42 është vetëm pak mbi kufirin e sipërm të normales, kështu që më shpesh në raste të tilla nuk ka asnjë rëndësi të theksuar mjekësore. Në vlera të tilla kufi, zakonisht interpretohet si…
Pse gënjejnë fëmijët, çfarë duhet të dinë prindërit?
Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Shumë prindër i zë paniku kur shohin fëmijën e tyre duke gënjyer. Gënjeshtrat e fëmijëve në moshën 3-5 vjeç janë krejtësisht normale, sepse fëmijët në atë moshë kanë një imagjinatë të fortë dhe mund t’i ngatërrojnë fantazitë e tyre me realitet. Është normale që ata të shpikin histori dhe të fajësojnë dikë tjetër. Nëse një fëmijë më i madh gënjen, ka disa arsye pas kësaj: 1) Fëmija mund të jetë duke ju mashtruar sepse ka frikë nga reagimi juaj ndaj diçkaje.…
A ushqeni foshnjën tuaj me gji ndërsa flini? Çfarë duhet të keni kujdes dhe cilat janë rreziqet
Gjumi afër foshnjave është një term i krijuar nga eksperti i gjumit, Dr. James McKenna, dhe i referohet ushqyerjes me gji të foshnjës ndërsa nëna dhe foshnja janë në gjumë. Është një praktikë e mbështjellë me frikë, faj dhe keqinformim në shoqërinë e sotme. Megjithatë, Dr. McKenna beson se ndarja e një shtratit me një fëmijë është e natyrshme, normale dhe e shëndetshme, një nënë gjidhënëse ka të ngjarë të kalojë pjesën më të madhe të natës në një fazë të lehtë gjumi për të qenë gati të zgjohet nëse…
Duajeni fëmijën tuaj pavarësisht se çfarë është ai – i suksesshëm apo i dështuar!
10 parimet në edukimin e fëmijëve: 1. Mos prisni që fëmija të jetë si ju ose siç do të dëshironit të ishte. Ndihmojeni që të bëhet vetvetja. 2. Mos kërkoni që fëmija t’ua kompensojë gjithçka që i keni dhënë. 3. Mos e shfaqni pakënaqësin dhe mllefin tuaj tëk fëmijët, që në pleqëri të mos merni një copë buke të hidhur. Sepse ajo që do të mbjellësh do të korrësh. 4. Mos i shpërfillni problemet e tyre, ndihmoni atë keni parasysh se fëmijët tuaj janë në fillim të rrugëtimit për…
Lodhja e shtatzënisë
Lodhja që ndiejnë gratë shtatzëna në tremujorin e parë është krejtësisht normale, e cila shkaktohet si rezultat i ndryshimeve fizike që ndodhin në trupin e gruas shtatzënë, duke përfshirë këtu edhe luhatjen e hormoneve. Ndienja e lodhjes do të largohet rreth javës 12-të të shtatzanisë. Me zhdukjen e lodhjes, do të filloni të ndiheni më energjik, derisa rreth javës së 30-të të shtatëzanisë do të ndiheni sërish të lodhur. Në këtë periudhë, një pjesë e lodhjes shkaktohet nga bartja e peshës shtesë. Përpiquni të pushoni, reduktoni aktivitetin fizik dhe të…
Si të parandaloni frikën e fëmijëve nga mjekët?
Përgatitja e një fëmije për një ekzaminim mjekësor ose hospitalizim duhet t’i përshtatet moshës dhe aftësisë së tij për të kuptuar situatën në të cilën do të gjendet. Nëse bëhet fjalë për një foshnjë, një fëmijë nën një vjeç, gjëja më e rëndësishme është që prindi të përgatitet në mënyrë adekuate, pra të reduktojë ankthin e vet. Gjëja më e rëndësishme është të jeni me fëmijën tuaj dhe t’i tregoni atij se kujdeseni për të. Nëse bëhet fjalë për një fëmijë të vogël, deri në moshën tre vjeç, atëherë është…
Testoni aftësitë tuaja vizuale
Në pamje të parë, testi duket i thjeshtë, por jo edhe aq, ju duhet koncentrim disa secondash për përgjigje të saktë!/natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”