Duajeni fëmijën tuaj pavarësisht se çfarë është ai – i suksesshëm apo i dështuar!

 

10 parimet në edukimin e fëmijëve:

 1. Mos prisni që fëmija të jetë si ju ose siç do të dëshironit të ishte. Ndihmojeni që të bëhet vetvetja.

2. Mos kërkoni që fëmija t’ua kompensojë gjithçka që i keni dhënë.

3. Mos e shfaqni pakënaqësin dhe mllefin tuaj tëk fëmijët, që në pleqëri të mos merni një copë buke të hidhur. Sepse ajo që do të mbjellësh do të korrësh.

4. Mos i shpërfillni problemet e tyre, ndihmoni atë keni parasysh se fëmijët tuaj janë në fillim të rrugëtimit për të njohur botën.

5. Mos i nënqmoni, mësoni fëmijët tuaj se dështimet janë një mundësi e mirë për të mësuar.

6. Mos harroni se takimet më të rëndësishme janë ato takime familjare, koha e frytshme e kaluar me fëmijët tuaj.

7. Mos e fajësoni veten nëse nuk mund të bëni gjithëçka për fëmijën tuaj, vetëm mbani mend: nuk është bërë mjaftueshëm për fëmijën nëse nuk është bërë gjithçka që mund të bëhet.

8. Një fëmijë nuk është një tiran që të ka marrë peng jetën tuaj, as nuk është thjesht një fryt gjaku dhe mishi. Është një kupë e çmuar që jeta ju ka besuar për ta ruajtur dhe kujdesur.

9. Di të duash fëmijën e dikujt tjetër. Kurrë mos i bëj fëmijës së dikujt tjetër atë që nuk do të doje që dikush t’ia bënte tëndit.

10. Duajeni fëmijën tuaj pavarësisht se çfarë është ai – i talentuar apo i patalentuar. Gëzohuni së bashku çdo momentit të jetës tuaj./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts