Përqafimi na bën të ndihemi mirë, pa dyshim. Fëmija im dëshiron të përqafohet gjatë gjithë kohës. Rëndësia e përqafimit të fëmijës suaj nuk mund të nënvlerësohet. Përqafimi ofron shumë përfitime për njerëzit, por është veçanërisht i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës. Le të zbulojmë shkencën pas përfitimeve të përqafimit. Kur jemi të trishtuar ose të zhgënjyer, një përqafim i madh i ngrohtë mund të lehtësojë pak dhimbjen. Kur jemi të lumtur, ne duam të ndajmë gëzimin duke u dhënë të tjerëve një përqafim. Pra, ne e dimë intuitivisht se…
Author:
Temperatura e ulët te fëmijët, sa është e rrezikshme?
Dr.Ismail Lutolli specialist Pediater Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist Hematolog; Onkolog Në temperaturat e ulëta tek fëmijët kur kolona e mërkurit bie nën 36°C, është një ndjenjë frike e papërshkruar për prindërit. Për rrjedhojë lindin pyetjet e zakonshme: A është temperatura e foshnjës e ulët nese tregon vlerat 36°C? Sa e rrezikshme është kjo temperaturë? A duhet ta dërgojnë fëmijën te mjeku menjëherë apo mund të pritet? Hapi i parë Kur temperatura është e ulët, është e rëndësishme të mos filloni trajtimin në mënyrë të rastësishme, por të zbuloni se cili është…
Benefitet që marrin fëmijët me autizëm nga terapia logopedike
Shkruan: Rudina Hysiqi Logopede Autizmi është pjesë e një grupi të çrregullimeve neurologjike që mund të përfshijë komunikimin e dëmtuar, si dhe ndërveprimin shoqëror, dhe aftësitë njohëse. I njohur si çrregullim i spektrit të autizmit ose ASD, autizmi mund të lidhet me një gamë të gjerë të tipareve. Kjo perfshinë: Aktivitete të përsëritura/ stereotipi Rezistencë ekstreme ndaj ndryshimeve në rutinat e përditshme Hipersensitivitet Vështirësi ose dhe pamundësi për të bashkëvepruar me mjedisin Njerëzit me ASD mund të kenë probleme të mëdha si me të folurit ashtu edhe me komunikimin…
Autizmi dhe karakteristikat e tij
Nga: Msc. Fatime Sahiti Psikologe Klinike Autizmi është një gjendje neuro-zhvillimore e cila karakterizohet nga ndryshimet në sjellje, vështirësi në komunikim, vështirësi në ndërveprim social, interesa të veçanta dhe vështirësi në përpunimin sensorik të informacionit. Këto ndryshime ndikojn që personat me autizëm të kenë sfida të ndryshme në ndërveprim me mjedisin ku ata jetojn. Ndryshimet e përmendura zakonisht fillojnë të vihen re te fëmijet nga mosha afro 2 vjecare e tutje. Personat me autizëm mund të shfaqin fokusim jashtzakonisht shumë intenziv në interesa të ndryshme të cilat mund të…
Kollitja te fëmijët
Nga: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër, Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist Hematolog, Onkolog Vjeshta është një periudhë kritike për shumë sëmundje të organeve të frymëmarrjes. Dielli I pakët, të ftohtit e papritur ,pastaj prapë kohë e ngrohtë për disa ditë – këto ndryshime janë të favorshme për viruset që sulmojnë organet e frymëmarrjes. Një nga shenjat kryesore të infeksioneve të frymëmarrjes është kollitja, dhe shumicën e rasteve është kollë e “thatë“. Pra kollitja është një simptomë e ndonjë sëmundjeve eventuale ose një procesi që ështe duke ndodhur në organizëm. Kolla…
Dita Ndërkombëtare e Vitaminës C
Dita Ndërkombëtare e Vitaminës C është më 4 Prill çdo vit Sot, ne njohim shumë mënyra se si vitamina C është e mirë për trupin, mendjen dhe shpirtin tonë. Kjo fuqi e vitaminave jo vetëm që largon të ftohtin, por na sjell përfitime në disa mënyra të rëndësishme. Marrja e rregullt e vitaminës C mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë presionin e gjakut. Është e mrekullueshme për lëkurën dhe flokët tanë . Ajo që është më e pabesueshme është se është mjaft…
Menstruacionet. Sigurisht keni pyetur ndonjëherë çfarë nuk është e rregullt
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Kalimi nga fëmijëria në pubertet është një proces i rëndësishëm, i rregulluar në mënyrë të mrekullueshme. Me arritjen e moshës së adoleshencës nisin të shfaqen edhe ndryshimet e para në zhvillimin psikofizik. Hormonet seksuale, estrogjeni dhe progesteroni, që deri në atë fazë janë si të “fjetura”, jo aktive, jo vetëm që e ndërrojnë pamjen e jashtme të vajzës së re, por ndërrojnë edhe në brendësi organet e saj. Pjekuria fizike te femrat në pubertet karakterizohet nga…
Sindroma PFAPA te fëmijët!
Ju ka ndodhur që fëmija duket shumë i sëmurë me episode të temperatures që përsëriten çdo 3-6 javë, dhe në mes të episodeve, fëmija është mirë dhe aktiv? Dhe nuk e gjeni çfarë po ndodh? Mund ta ketë sindromin PFAPA. Çfarë është sindroma Pfapa? PFAPA është një shkurtesë për temperaturën periodike të përsëritur, adenitin (nyjet limfatike të zmadhuara në qafë), faringjit (inflamacioni i grykës) dhe aftet ulçeroze orale. PfAPA shfaqet në fëmijërinë e hershme, zakonisht para moshës pesë vjeçare. Ka ecuri kronike, por është sëmundje beninje dhe kalimtare. Incidenca…
Deveja, kjo kafshë e mahnitshme!
1. Vetëm një deve mund të ecë dhe të hajë në shkretëtirë në një temperaturë prej 50 ° C pa një pikë uji dhe një kafshatë ushqimi për dy javë. 2. Vetëm një deve mund t’i mbyllë sytë që të mos i bjerë rëra në sy dhe ajo ende mund të shohë dhe të kalojë pengesat në rrugë. 3. Vetëm një deve mund të mbyllë vrimat e hundës për të parandaluar që rëra të bjerë në hundë dhe gjithsesi të mbajë trupin e saj të funksionojë normalisht. …
Mandarina! Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore.
Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore të Mandarinës! Mandarina është fruti i sezonit dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë. Njihet si fruti i rinisë! Përfitimet shëndetësore të këtij fruti janë të shumta, Natal ju sjellë disa nga to: Të mira për lëkurën e njeriut Të mira për buzëqeshjen dhe shëndetin oral I sjellin përfitime syrit Forcojnë eshtrat Ngadalësojnë procesin e plakjes Përmirësojnë…
A e keni ditur sa është e rrezikshme kur shtatëzënia nuk është në mitër?
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Shtatzënia jashtë mitrës (ektopike) është një gjendje kërcënuese për jetën e një gruaje dhe përfshin zhvillimin e shtatzënisë kudo jashtë zgavrës së mitrës dhe simptomat e saj shpesh kalojnë pa u vënë re duke kërcënuar jetën e gruas. Shtatëzënia ektopike ndodh në rreth 1.4% të të gjitha shtatzënive, që do të thotë se afërsisht një deri në dy gra shtatzëna në njëqind do të kenë një shtatzëni ektopike. Shtatzënia ektopike është një gjendje kërcënuese për…
Nëna është një heroinë në rrugën e saj, në shtatzaninë e saj
Të lindësh para kohe do të thotë që fëmija nuk është plotësisht i përgatitur për jetën jashtë mitrës. Ata mund të kenë nevojë për mbështetje për të qëndruar ngrohtë, për t‘u ushqyer dhe për të marrë frymë. Po, shumë fëmijë janë të fortë dhe ia dalin! Fëmija në foto është një nga pacientet e Poliklinikës NATAL. Është një fëmijë i veçantë i lindur në javën 35-të të shtatzanisë, me peshë vetëm 1kg e 800 gram, mirëpo tani duke falënderuar Zotin gëzon shëndet të plotë. Në fotografinë që shihni janë një…
Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet.
Hyni në sallën e operacionit me një fëmijë në bark dhe një tufë ëndërrash, frikash dhe pritjesh. – Mund të përkulesh pak më shumë?-pyet anesteziologu. Ju pengon stomaku, por përpiqeni … – Mbyllni sytë, merrni frymë! Si ndjeheni!? Ndjeni ftohtë, duart e djersitura, frika dhe ankthi janë në zemër. Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme. E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë. Shtatë shtresa…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 11: NGA KULLOSHTRA DERI TE QUMSHTI I PËRHERSHËM
Kulloshtra, është qumështi i parë që prodhohet në gjinjtë tuaj. Ky lëng i trashë, ngjitës, i verdhë, lehtësisht i tretshëm, fillon në sasi të vogla por është ushqimi më i mirë për një të porsalindur dhe është më se e mjaftueshme për fillim, për nevojat e të porsalindurit. Një kohë dhe në disa raste kemi dëgjuar që është thënë që qumështi i parë (kulloshtra) nuk duhet ti ipet foshnjës. Përkundrazi, e kemi thënë edhe më herët që kulloshtra është ushqimi më i rëndësishëm dhe ideal për të porsalindurin ndaj konsiderohet…
Asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten!
Asnjë mjek nuk ishte në gjendje të kuptonte origjinën e sëmundjes së saj. Derisa në moshën 18-vjeçare ajo filloi të studionte mjekësi dhe të diagnostikonte vetë sëmundjen e saj. Është historia e Israa Altayeh, një vajzë jordaneze që vuante nga dhimbje të forta të kyçeve, humbje të vetëdijes dhe simptoma të tjera të rënda, pa ndonjë arsye të dukshme, që në moshë të hershme. Historia e saj ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Duke mos gjetur zgjidhje pavarësisht kontrolleve mjekësore të kryera edhe jashtë vendit, Israa filloi të studionte tekstet…
