A duhet të mjekohen këta dhëmbë apo të presim derisa të ndrrohen?

Pyetje:

Përshëndetje! Djali im është 5 vjeç, i ka të prishur dhëmbët. A duhet të mjekohen këta dhëmbë apo të presim derisa të ndrrohen?

Përgjigje:

Faleminderit për pyetjen.
Meqë djali i juaj është 5 vjeç kemi të bëjmë me denticionin e dhëmbëve të qumështit.
Andaj dua te ju sqaroj se edhe pse jan dhëmbë të përkohshëm, këta dhëmbë luajnë rol tejet të rëndësishëm për t’u ushqyer, për të folur etj.
Dhëmbët e qumshtit deri në kohën e ndërrimit fiziologjik të tyre do të shërbejnë si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e përhershëm, andaj është më së e nevojshme qe të mjekohen sa më parë.
Dr.Manushaqe Veliu – Pedodonte./natalmedia.com/ 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts