Pyetje: Përshëndetje. Kam djalin 4 vjeçar por nuk flet në mënyrë të kuptueshme, shokët nuk e kuptojnë kur flet dhe tërhiqet, po e vërej që nuk po flet si bashkëmoshatarët. Çfarë më këshilloni të bëj? Përgjigje: Përshëndetje, në këtë moshë të folurit e fëmijës duhet të jetë plotësisht i kuptueshëm për rrethin, megjithëse ende ekziston tolerancë për shqiptimin e papastër të disa tingujve, fëmijët në biseda apo tregimet e tyre mund të mos tregojnë gjërat me radhë, përfundime të bisedave pa kuptim, mund të bëjnë gabime gramatikore. Është gjithashtu e rëndësishme…
Category: TË ETIKETUARA
Mbipesha tek fëmijët klasifikohet si sëmundje
Dr.Ismail Lutolli Spec Pediater Subspecialist Dietolog-Hematolog Subspecialist Pediater Hematolog-Onkolog -Mbipesha tek fëmijët mund të konsiderohet si gjendje e rëndë shëndetësore. Obeziteti i fëmijëve dhe adoleshentve është i lidhur me sëmundje të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë etj. Përveç këtyre, mbipesha tek fëmijët mund të çojë në vetëvlerësim të ulët dhe depresion. Cilat janë simptomat që tregojnë se fëmija ka kaluar në obezitet? Jo të gjithë fëmijët që kanë disa kilogramë më shumë mund të quhen mbipeshë apo obez. Kjo për faktin se disa fëmijë…
Alergji ndaj proteinave të qumështit të lopës – Si të ndihmojmë fëmijët?
Kohët sfiduese në të cilat jetojmë na sjellin gjithnjë e më shumë reagime alergjike Vlerësohet se 20% e popullsisë së botës vuan nga ndonjë lloj alergjie. Një nga alergjitë më të zakonshme ushqimore në fëmijërinë e hershme është alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës. Midis 2% dhe 7% të fëmijëve gjatë vitit të parë të jetës vuajnë nga alergjitë ndaj proteinave të qumështit të lopës. Te 50% të fëmijëve, alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës zhduket në moshën njëvjeçare, ndërsa te shumica e tyre deri në moshën trevjeçare.…
Si të përballojmë vapën në mënyrë efikase dhe të shëndetshme?
Vapa është ana tjetër e medaljes e stinës së verës. Ka nga ata që e përballojnë më së miri por dhe nga ata që vuajnë prej saj. Por ilaçi më i mirë kundër nxehtësisë së vapës, të paktën në ambient të mbyllura është ajri i kondicionuar. Por jo të gjithë e kanë. Atëherë? Ja disa këshilla se si ti mbijetosh vapës me humor të mirë. *Kondicioneri Sigurisht që është shpëtimi i verës, por duhet përdorur në mënyrë të duhur që të mos rrezikojmë ndonjë ftohje në mes të stinës. Temperatura…
Çrregullimet më të shpeshta tek fëmijët!
AUTIZMI Autizmi është një çrregullim i trurit, që diagnostikohet që në fëmijërinë e hershme, nuk dihen shkaqet e këtij çrregullimi, një pjesë e fëmijëve autikë shfaqin shkallë të lartë të dhuntive në sfera të ndryshme, si në muzikë, art e ndonjëherë edhe në matematikë. Simptomat me të cilat shfaqet autizmi: Probleme me shikimin Vështirësi në të folur Probleme me dëgjimin dhe komunikimin Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura Fëmija izolohet në vetvete Formulon me vështirësi mendimet Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë Prindërit: Të jenë këmbëngulës.…
6 vetitë shëndetësore të Pjeshkës
Luftojnë kancerin Si një burim i shkëlqyer i antioksidantit të forte i vitaminës C, pjeshka gjithashtu mund të ndihmojnë në luftimin e formimit të radikaleve të lira që njihen si shkaktar të kancerit. Shtesat e larta të fibrave nga të gjitha pemët dhe perimet shoqërohen me një rrezik të ulur të kancerit kolorektal. Një studim nga Texas A&M tregoi se pjeshka dhe ekstrakti i kumbullës ishin efektive në vrasjen edhe të llojeve më agresive të qelizave të kancerit të gjirit dhe nuk dëmtonin qelizat normale të shëndetshme në proces. Ndihmojnë…
A jeni të pakënaqur me dietën tuaj?
Dëshironi të humbni peshë me planin e duhur të dietës? A doni të përmirësoni nivelin tuaj të kolesterolit në gjak? Nëse përgjigjja juaj është po, atëherë Plani i Dietës për humbje peshe, këshilla për ushqim të shëndetshëm dhe këshilla tjera të nevojshme është ajo që ju duhet. Ky Plan i Dietës përgatitet nga Nutricionisti dhe Dietologu i subspecializuar Dr Ismail Lutolli enkas për ju. Caktoni konsultën tuaj në +383 48 370 370 në #poliklinikanatal dhe do të jeni të kënaqur me zgjidhjen tuaj/natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk…
A mund të ngelem shtatzënë nëse kam një punë të vështirë dhe stresuese?
Pyetje: A mund të ngelem shtatzënë nëse kam një punë të vështirë dhe stresuese? Përgjigje: Stresi i tepërt mund të zvogëlojë dëshirën për marrëdhënie intime si dhe të ndikojë në statusin hormonal të grave dhe burrave. Do të ishte mirë, jo vetëm për planifikimin e shtatzënisë, të zvogëloni nivelin e stresit, dhe nëse kjo nuk është e mundur, të përpiqeni ta largoni atë me aktivitete të rregullta fizike – not, ecje, çiklizëm… Nëse nuk keni kohë për marrëdhënie të rregullta, duhet të zbuloni kur keni ovulacion, kështu që caktoni kohën e…
Kur kemi rritje të Leukociteve në cilat raste?
Pyetje: Përshëndetje. Ju lutem a mund të më tregoni kur kemi rritje të Leukociteve, në cilat raste? Vajza ime 3 vjeçare ka herë pas here rritje të Leukociteve, a paraqee rrezik një gjendje e tillë? Përgjigje: Përshëndetje. Kur kemi rritje të leukociteve më shumë se 8.000 leukocite në një milimetër kub, tregon që diçka po ndodh në organizëm, përkatësisht që leukocitet shumohen në mënyrë që të luftojnë me ndonjë sëmundje. Kjo sëmudnje mund të jetë infeksion akut, përflakje, ose edhe helmim me ushqim, barna… Rastet që sjellin rritjen e Leukociteve mund…
3 kura natyrale dhe efikase kundër tensionit të lartë!
3 kura natyrale dhe efikase kundër tensionit të lartë! -Kura e Parë me Lëng Limoni Përbërësit: Ujë Një limon Udhëzimet: Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin. -Kura e Dytë me Hudhër Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë…
KIVI- fruti që ndikon në përmirësimin e shëndetit!
Frut i fuqishëm antioksidues që ka sasi të konsiderueshme të mbi 20 lëndëve ushqyese vitale. Kivit ndonëse numrin e kalorive e kanë të ulët, i japin një energji të madhe trupit të njeriut, me pak fjalë është fruti i duhur për njerëzit që përpiqen të bien në peshë. Më poshtë gjeni disa nga vetitë e veçuara të këtij fruti: – Burim i pabesueshëm i vitaminës C dhe E të mbështetur në antioksidantë – Kundërshton plakjen dhe përmirëson shëndetin e lëkurës – Përmirëson frymëmarrjen – I mirë për shikim dhe parandalimin…
Hyni në sallën e operacionit me një fëmijë në bark dhe një tufë ëndërrash, frikash dhe pritjesh
Shkruan Samire Ademi Lutolli Gjinekologe Obstetre – Mund të përkulesh pak më shumë?-pyet anesteziologu. Ju pengon stomaku, por përpiqeni … – Mbyllni sytë, merrni frymë! Si ndjeheni!? Ndjeni ftohtë, duart e djersitura, frika dhe ankthi janë në zemër. Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme. E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë. Shtatë shtresa hapen shpejtë, por minutat e ardhshme janë një jetë. Më në…
Kuriozitet – Ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness si nëna më e vjetër!
E lindur më 31 maj 1938, Adriana Ilesko në vitin 2005 ishte 66 vjeçare dhe u bë nënë për herë të parë. Ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness si nëna më e vjetër, domethënë një grua që ka lindur në këtë moshë. Ajo dëshironte fëmijë, por të gjitha përpjekjet e mëparshme ishin të pasuksesshme. Tani, Adriana është 83 vjeçare, dhe vajza e saj është 16. Njerëzit janë treguar të pamëshirshëm ndaj kësaj gruaje gjatë kësaj kohe sepse duroi kritika të përditshme duke e gjykuar. Por, falë dashurisë ndaj vajzës…
Vajza ime 7 vjeç nuk e duron dot zhurmën – si të veproj?
Pyetje: Përshëndetje. Vajza ime 7 vjeç është në klasën e dytë. Është shumë e zgjuar dhe mësuesja më thotë se është e veçantë nga nxënësit e tjerë, por bëhet shumë nervoz për një gabim të vogël. Pastaj një shqetësim tjetër është se ishim në restaurant në darsëm dhe filloj ta pengoj muzika shumë: thoshte “mam, du me u tranu”, qante në asnjë mënyrë nuk e duronte muzikën derisa e kam dërguar në shtëpi.Dy ditë pastaj ka qenë si e lodhur dhe me marramendje. Kisha dasht një përgjigje a është shqetësuese…
Kur duhet të fillojmë me larjen e dhëmbëve?
Pyetje: Kur duhet të fillojmë me larjen e dhëmbëve te fëmijët edhe nëse nuk i kanë dal të gjithë dhëmbët akoma? Përgjigje: Përshëndetje Kujdesi për shendetin e gojës së foshnjës duhet të filloj para se të dalin dhëmbët. Ju duhet të kujdeseni fillimisht për mishërat e dhëmbëve të bebit tuaj dhe për këtë përdoret një pjesë e gazës sterile që mbështjellet rreth gishtit dhe laget me ujë paraprakisht të vëluar ose me çaj kamomil të vakët. Detyrë e nënës është që gojën e foshnjës t’ia mbajë të pastërt që në fazat…