Kur kemi rritje të Leukociteve në cilat raste?

Pyetje:

Përshëndetje. Ju lutem a mund të më tregoni kur kemi rritje të Leukociteve, në cilat raste? Vajza ime 3 vjeçare ka herë pas here rritje të Leukociteve, a paraqee rrezik një gjendje e tillë?

Përgjigje:

Përshëndetje.

Kur kemi rritje të leukociteve më shumë se 8.000 leukocite në një milimetër kub, tregon që diçka po ndodh në organizëm, përkatësisht që leukocitet shumohen në mënyrë që të luftojnë me ndonjë sëmundje.

Kjo sëmudnje mund të jetë infeksion akut, përflakje, ose edhe helmim me ushqim, barna…

Rastet që sjellin rritjen e Leukociteve mund të jenë:

– infeksione virusale, bakteriologjike apo kërpudhore (pneumonia, pezmatimi i bajameve, hematoksia, meningjiti, pezmatimi i zorrës qorre, i thati i qelbëzuar, poliartriti…);

– helmimi, gjakrrjedhja, artriti; pneumonia;

– sëmundjet e veshkave dhe shpretkës;

– anemia akute dhe kronike;

– sëmundjet kanceroze në zhvillim e sipër.

Me rastin e vajzës suaj është e nevojshme të realizohet kontrolla e detajuar dhe analizat laboratorike për të gjetur shkaktarin e rritjes së numrit të Leukociteve aq më shumë që kjo po përsëritet herë pas here.

Dr. Ismail Lutolli

Subspecialist Hematolog-Onkolog Pediatrik. /natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts