Ç𝐟𝐚𝐫ë është 𝐬𝐲𝐧𝐞𝐭𝐢𝐚 (𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐩𝐫𝐞𝐫𝐣𝐚)

Synetia është heqja kirurgjikale e lëkurës që mbulon majën e penisit. Në pjesë të ndryshme të botës, kjo ndërhyrje kryhet tek të porsalindurit. Pas periudhës neonatale, kryerja e kësaj procedure është më komplekse.

Synetia në familje të caktuara është një ritual fetar, pjesë e traditës familjare, apo kryhet me qëllim që të përmirësimit të higjienës personale ose parandalimit të problemeve shëndetësore në të ardhmen (infeksionet, etj).

Procedura zgjat rreth 10 minuta.

𝐈𝐧𝐝𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 – 𝐩ë𝐫𝐬𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐲 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐞𝐧𝐢𝐦?

  • Synetia sjell shumë përfitime: higjiena më e lehtë gjenitale, zvogëlimi i rrezikut të infeksioneve të traktit urinar, zvogëlimi i rrezikut të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, parandalimi i problemeve me penisin (p.sh. fimoza – një fenomen që ndodh kur nuk mund ose është shumë e vështirë tërheqja e lafshës poshtë); zvogëlon rrezikun e kancerit të penisit.
  • Synetia nuk mund të kryhet nëse ka një çrregullim të mpiksjes së gjakut. Kryerja e kësaj procedure nuk rekomandohet për foshnjat e parakohshme që ende kanë nevojë për kujdes mjekësor si dhe foshnjat me abnormalitet të penisit.
  • Synetia nuk ndikon në pjellori (fertilitet) dhe nuk ndikon në intensitetin e kënaqësisë gjatë marrëdhënieve seksuale mes dy partnerëve.

𝐒𝐢 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐲𝐧𝐞𝐭𝐢𝐚?

Synetia realizohet tek të porsalindurit në 7 – 10 ditët e para pas lindjes. Ndërhyrja kryhet ashtu që biri juaj qëndron i shtrirë në shpinë, duke ia mbajtur duart dhe këmbët. Pasi të dezinfektohet penisi dhe strukturat përreth, anestetiku injektohet në bazën e penisit ose vendoset në formën e një kremi. Vendoset një unazë e veçantë plastike ose kapëse speciale, në mënyrë që të hiqet lëkura e prepucit (majës) të penisit. Pas ndërhyrjes, penisi zakonisht mbulohet me vazelinë dhe mbështillet me garzë.

𝐑𝐫𝐞𝐳𝐢𝐪𝐞𝐭 𝐩𝐨𝐭𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞

Komplikimet më të zakonshme pas synetisë janë gjakderdhja dhe infeksioni. Reaksione të padëshirueshme ndaj anestetikut janë gjithashtu të mundshme.

Shumë rrallë, mund të ndodhin probleme që rezultojnë nga vetë ndërhyrja, të tilla si segmenti i hequr shumë i gjatë ose shumë i shkurtër i lëkurës, shërimi joadekuat i zonës nga e cila është hequr lafsha ose probleme të tjera që mund të kërkojnë një operacion minimal minimal shtesë.

𝐏ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐚

Para procedurës, mjeku do të shpjegojë përfitimet dhe rreziqet e mundshme të kësaj ndërhyrjeje.

Zakonisht nuk kërkohet përgatitje e veçantë për procedurën.

 

 𝐒𝐡ë𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐚𝐬 𝐬𝐲𝐧𝐞𝐭𝐢𝐬ë

Procesi i plotë i rikuperimit dhe shërimit zgjat 7 deri në 10 ditë. Maja e penisit ka shumë të ngjarë të jetë e dhimbshme dhe mund të duket e skuqur, e ënjtur ose mavijosur. Mund të shihet një lëng i verdhë në majë të penisit gjithashtu.

Penisi mund të lahet gjatë procesit të shërimit.

Sa herë që ndërroni pelenën, është mirë ta ndërroni edhe fashën e të sapolindurit.

Një sasi e vogël vazelinë ose mjete të tjera të përshkruara nga mjeku duhet të vendosen nën fashë, në mënyrë që fasha të mos ngjitet në pelenë.

Është e nevojshme të ndërroni shpesh pelenën e fëmijës dhe ta lidhni atë lirshëm.

Nëse vendoset një unazë plastike në vend të fashës, ajo do të bie pas 7 ditësh. Pasi të ketë përfunduar procesi i shërimit, ju mund të vazhdoni të lani organet gjenitale të fëmijës tuaj me ujë dhe sapun.

 Ndërlikimet ndodhin rrallë pas synetisë. Ju duhet të kontaktoni mjekun nëse:

  • urinimi normal nuk rikuperohet brenda 12 orësh,
  • ka gjakderdhje të vazhdueshme,
  • ka një sekretim të aromës së pakëndshme,
  • unaza plastike mbetet në vend pas 2 javësh.

Synetia kryhet në mënyrë profesionale në poliklinikën Natal, në koordinim mes pediatrit dhe kirurgut për fëmijë. Për çfarëdo informacioni mund të kontaktoni në nr e telefonit 048/370-370. /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts