8 këshilla për t’i mbijetuar vapës gjatë shtatzënisë

Është veçanërisht e vështirë për gratë shtatzëna kur vjen vapa e verës. Këmbët e rënduara, dhe të fryera, marramendja janë vetëm disa nga shqetësimet me të cilat përballen shtatëzënat gjatë ditëve të verës.   Pini shumë lëngje Mënyra më e mirë për të reduktuar ënjtjen në krahët dhe këmbët është rritja e marrjes së lëngjeve. Sapo të zgjoheni nga gjumi, pini dy gota ujë me stomakun bosh dhe të paktën dy litra gjatë ditës. Së bashku me ujin, pini lëngje natyrale nga frutat dhe perimet, sepse shuajnë etjen, janë të…

SHPËRNDAJE:
Read More

SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 79: OPERACIONET E GJIRIT DHE GJIDHËNIA

Nëse marrim një shembull të një vendi europian, siç është Gjermania, mesatarisht në atë vend kryhen rreth 35 mijë operacione të gjirit në vit. Këtu, në zonat tona, nuk e dimë numrin e saktë të operacioneve të gjirit, por është e sigurt që ai po rritet nga viti në vit. Për këtë arsye, informimi për këto operacione është shumë i rëndësishëm dhe pyetjet më të shpeshta që pacientët bëjnë rreth tyre kanë të bëjnë me mundësinë e ushqyerjes me gji, mundësive të shytatzënive të reja pas operacionit dhe efektin e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si mund ta dalloni nëse fëmija juaj është i varur nga përdorimi i celularit?

  Përdorimi i celularëve tek fëmijët është i lidhur ngushtë me prirjen drejt një reagimi ndaj dopaminës. Dopamina është një neurotransmetues në tru që vepron si një ndërmjetës kimik midis qelizave nervore. Dopamina çlirohet kur lidhni një aktivitet të caktuar me kënaqësinë ose në situata ku truri pret një shpërblim. Ndjenja e kënaqësisë ose e shpërblimit ju inkurajon të përsërisni një sjellje të caktuar, domethënë trupi juaj kërkon një arsye për të sekretuar më shumë dopaminë. Me një nivel të reduktuar të dopaminës në trup, njerëzit bëhen të pamotivuar dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si ta mbroni foshnjën tuaj nga temperaturat e larta?

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj dhe ta mbroni atë nga nxehtësia – ju sjellim 4 këshilla të rëndësishme që ulin rrezikun e goditjes nga nxehtësia. Ardhja e vapës së verës është një sfidë për shumë prindër – si t’i mbroni të vegjlit tuaj ngarrezet e forta të diellit dhe goditjet nga nxehtësia? Foshnjat nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit të tyre, ndaj janë në rrezik më të madh dhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë. Ashtu si të rriturit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël mund të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Nëse nuk mund të mbeteni shtatëzënë -Endometrioza mund të jetë shkaktari kryesor

  Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet   Endometrioza përkufizohet si prania e indit të ngjashëm me endometriumin (indi i brendshëm i mitrës) jashtë mitrës, i cili çon në një reaksion inflamator kronik të indeve, dhimbje dhe infertilitet. Endometrioza është një problem shkaktari i të cilit ende nuk dihet. Gjithashtu, simptomat e endometriozës variojnë nga fakti që disa gra nuk kanë fare simptoma, deri tek fakti se ato janë shumë të dukshme dhe të ndjeshme. Megjithatë, mungesa ose prania e simptomave nuk tregon shkallën…

SHPËRNDAJE:
Read More

A ka vite specifike në të cilat rekomandohet spiralja?

Dr Samire Ademi Lutolli – Gjinekologe dhe Obstetre A ka vite specifike në të cilat rekomandohet spiralja? Unë jam gjithashtu e interesuar të di se si vendoset, si dhe cilat analiza duhet të bëhen para vendosjes? Cilat janë komplikimet e mundshme?   E nderuar, Pajisja intrauterine, ose siç I themi ndryshe në popull spirale, është një lloj kontracepsioni e cila është një cope plastike – spirale që vendoset brenda zgavrës së mitrës. Një pjesë e saj mund të jetë e veshur me bakër (spirale bakri) ose është e mbështjellë me…

SHPËRNDAJE:
Read More

SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 78: GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR USHQYERJEN ME GJI DHE TATUAZHET

Ka një sërë qëndrimesh shëndetësore që duhen marrë parasysh gjatë gjidhënies, kështu që mund të pyesni veten nëse tatuazhet janë një faktor. Tatuazhet e mëparshme nuk ndikojnë në procesin e ushqyerjes me gji. Shikoni videon në vazhdim për të mësuar më shumë rreth ushqyerjes me gji dhe tatuazheve. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL

SHPËRNDAJE:
Read More

Dhuroni gjak dhe bëhuni heronjtë e vërtetë që shpëtojnë jetë nga gjaku i tyre

Nga Dr.Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist   A keni menduar ndonjëherë…….? A keni menduar ndonjëherë se si mund të shpëtoni ndonjë jetë ? A keni menduar ndonjëherë se si mund t’i “dhuroni” jetë dikujt qe numëron tik taket e fundit? Ju mund ta bëni këtë, ju mund të ofroni nga trupi e qenia juaj gjakun, me të cilin një jetë tjetër do të shpëtohet. Ju mund të ofroni gjakun për një foshnje të porsalindur, e cila po mbaron jetën ende pa e filluar mirë. Ju mund të ofroni gjakun…

SHPËRNDAJE:
Read More

Lërini fëmijët të frymojnë, nuk kanë nevojë që çdo gjë t’u serviret

“Nuk ka asnjë dëm t’i afroni fëmijës tuaj komoditetet e disponueshme të botës moderne, por gjithashtu lërini hapësirë ​​që ai të eksplorojë dhe të gjejë vetë rrugën e tij. Një sasi e caktuar zhgënjimi si dhe mosrealizimi një kërkese është e nevojshme për zhvillim të shëndetshëm. Krijoni me fëmijët tuaj një raportë të shëndosh mbi bazat e besimit. Mos humbni kohë duke bërë kërkime ne google se si të zgjidhni problemin, fëmijët tuaj janë aty, në dhomën tuaj të ndenjjes – bisedoni me ata”. “Një foshnje ka nevojë për krahët…

SHPËRNDAJE:
Read More

Çfarë është dashuria…nga këndvështrimi i një fëmije

Një grup fëmijësh 4-8 vjeç u pyetën: “Çfarë është dashuria?” Përgjigjet që morën ishin të gjera dhe të thella. Askush nuk i priste shpjegime të tilla. Fëmijët u treguan atyre se çfarë është filozofia e vërtetë dhe fuqia e vëzhgimit. – “Kur gjyshja ime u sëmurë nga artriti, ajo nuk mund të përkulej më dhe të lyente thonjtë e këmbëve, dhe këtë gjë e bëri gjyshi për të. Kjo është dashuri!” (Rebeka, 6 vjeç) – “Kur dikush të do, ai e shqipton emrin tënd në mënyrë të veçantë”. (Bill, 4…

SHPËRNDAJE:
Read More

Këshilla që çdo djalë duhet t’i dëgjojë nga babai i tij

Figura e babait luan rol kyq në formimin e karakterit të fëmijës. “Kam dështuar shumë herë” Fëmija është i prirur të besojë se babai i tij ka qenë çdo herë i sukseshëm, por ai duhet ta dijë që nga fëmijëria e hershme se babai i tij në përpjekje për të arritur sukses ka dështuar shumë herë dhe se dështimi asnjëher nuk mund të të ulë vlerën tënde si njeri.   “Duhet të bësh veten të lumtur në mënyrë që t’i bësh të tjerët të lumtur” Një djalë duhet të mësojë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Keni dëgjuar për “ftohjen e vezoreve” – Çfarë ndodh në të vërtetë me vezore?

Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet   Simptomat e inflamacionit të vezoreve – më së shpeshti shfaqen për shkak të një infeksioni vaginal dhe mund të ndikojnë në fertilitetin.  Simptomat e inflamacionit të vezoreve. Inflamacioni i vezoreve më së shpeshti prek femrat ndërmjet moshës 25 dhe 35 vjeç, por mund të ndodhë edhe më herët – në vitet e adoleshencës madje edhe gjatë menopauzës. Inflamacioni i vezoreve mund të ndodhë vetëm ose së bashku me inflamacionin e organeve të tjera. Sëmundja inflamatore e legenit…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si duhet të veproni kur një fëmijë godet fëmijën tuaj?

Sjellja e fëmijëve të vegjël vërtet mund të krijoj  konfuzitet tek prindërit – ata mund të jenë shumë të gjallë, të paparashikueshëm, të hyjnë në konflikte me moshatarët e tyre, por shumë shpejtë të harojnë mosmarveshjet dhe të vazhdojn lojën. Prindërit shpesh shqetësohen kur zbulojnë se fëmija i tyre është përfshirë në një zënkë. Në momente të tilla, prindërit ndihen të pafuqishëm, të frustruar dhe të përfshirë nga emocionet, dhe shumë prej tyre pyesin veten se çfarë të bëjnë kur një fëmijë tjetër, godet fëmijën e tyre?   Çfarë duhet…

SHPËRNDAJE:
Read More

Hudhra dhe mjalti – rigjeneroni trupit tuaj për vetëm shtatë ditë

Hudhra dhe mjalti një kombinim që trajtonë shumë sëmundje të rënda dhe parandalon zhvillimin e tyre. Shumica e përbërësve të dobishëm që gjenden në hudhër vijnë nga alicin i cili është përbërësi i saj aktiv dhe që rregullon kolesterolin, tensionin e gjakut dhe sistemin kardiovaskular në tërësi. Hudhra mund të përdoret për të trajtuar traktin gastrointestinal sistemin e frymëmarrjes dhe sëmundjeve fungale. Hudhra besohet se trajton me sukses artritin, si dhe sëmundjet malinje. Nutricionistët sugjerojnë se hudhra duhet ngrënë e papërpunuar për të përfituar nga vlerat e saj.   Nëse…

SHPËRNDAJE:
Read More

SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 77: A LEJOHEN INJEKSIONET BOTOX NËSE JENI NËNË GJIDHËNËSE?

Botox është një ilaç me recetë i bërë nga bakteret Clostridium botulinum. Toksinat botulinike të prodhuara nga këto baktere quhen neurotoksina. Janë të njejtat toksina që shkaktojnë sëmundjen serioze, ndonjëherë fatale, botulizëm.   @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL

SHPËRNDAJE:
Read More