Përmbajtje e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet bazë që e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ai është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin dhe shëndetin e trurit. E promovon shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez se ata të freskët. 2. Është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë…
Author:
9 përfitimet shëndetësore me konsumimin e shalqirit
Luftimi i sëmundjeve të veshkave Shalqinjtë përmbajnë shumë kalium, gjë që është shumë e dobishme për nxjerrjen jashtë ose pastrimin nga depozitimet toksike në veshka. Parandalon goditjet nga nxehtësia Shalqiri është shumë efektiv në reduktimin e temperaturës së trupit tuaj dhe tensionit të gjakut. Shumë njerëz në rajonet tropikale hanë këtë frutë çdo ditë gjatë verës për të mbrojtur veten nga goditjet e nxehtësisë. Stabilizon tensionin Sasia e shumtë e kaliumit dhe magnezit e pranishme te shalqinjtë është shumë e dobishme në drejtim të zvogëlimit të tensionit të lartë të…
Vështirësi në artikulim tek fëmija 6 vjeç
Pyetje: Përshëndetje! Kemi djalin 6 vjeç, vijon klasën e parë dhe ka problem me disa shkronja, psh: thotë “Skola”, “Rota” , “Vëmbi”, shkronjën Dh, Th , Q, Ll, Sh, Rr nuk i thekson si duhet! Çdo ditë mundohemi ta mësojmë, përsërisim shkronjat ngadalë, qartë, por nuk ka sukses. Çfarë duhet të bëjmë? Presim përgjigjen – udhëzimin tuaj, faleminderit! Përgjigje: Përshëndetje, në bazë të përshkrimit tuaj kemi të bëjmë me çrregullim të artikulimit, është e nevojshme të bëhet testi i artikulimit për të identifikiar saktë tingujt dhe pozicionin e tyre.…
Muret mund të pastrohen!
Pesëvjeçari Omar kishte pikturuar një mur të tërë në shtëpinë e tij, vizatimi abstrakt ishte një dhuratë për babain e tij i cili ishte në një udhëtim. Kur babai u kthye vuri re murin që e kishte pikturuar djali i tij. Babai vendosi të mos e qortonte, përkundrazi, vendosi t’i shpjegonte se sa i pëlqenin vizatimet e tij dhe i tha se do t’i dhuronte një fletore të veçantë ku do të vizatonte çfarë të dëshironte. Ai i tha se kjo do ishte dhuratë e bukur për të, dhe ta…
A ndikon negativisht mënyra se si përdorim rrjetet sociale në shëndetin mendor?
Rrjetet sociale janë një fenomen relativisht i ri, shumë pyetje në lidhje me ndikimin e tyre potencial në shëndetin mendor mbeten pa përgjigje. Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i rrjeteve sociale është një parashikues i pakënaqësisë me imazhin e trupit, simptomat e crregullimit të të ngrënit, dhe kënaqësinë me jetën tek adoleshentet. Sipas hulumtimit të realizuar nga Chen & Lee (2013) ekziston një ndërlidhje mes kohës së shpenzuar në internet dhe ndjenjës së vetmisë si dhe simptomave të depresionit, kështu individët që shpenzonin më shumë kohë në…
Si të kujdesemi për shëndetin e dhëmbëve kur konsumojmë argume?
Pyetje: Si të kujdesemi për shëndetin e dhëmbëve kur konsumojmë argume? Përgjigje: Agrumet janë të pasura me vitaminë C dhe të gjithë dëshirojmë t’i konsumojmë ato sepse e lidhim me shëndetin. Megjithatë, kur bëhet fjalë për shëndetin oral, duhet të jemi të kujdesshëm me agrumet. Limonët, portokallet, rrushi, mandarinat… përmbajnë jashtëzakonisht acid. Konsumimi i shpeshtë i këtyre frutave dhe lëngjeve të tyre mund të shkaktojnë erozion të dhëmbëve. Limonada me sheqer është padyshim një zgjedhje jo e mirë e pijeve për dhëmbët, sepse krahas gjithë kësaj, sheqeri shkakton edhe…
Sa është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të vishet dhe të zgjedhë vetë rrobat e tij?
A vishet vetë i vogli juaj? Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i pavarur, duhet ta lini të mësojë për gjërat e vogla, dhe një nga ato gjëra është veshja. Në mënyrë që fëmija juaj të rritet për të qenë një person i pavarur dhe i shkathët, ju duhet ta lejoni atë të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kryesore, si veshja, ngrënia dhe higjiena. Hulumtimet kanë treguar se nëse e lejoni një fëmijë të menaxhojë dhe të gjejë zgjidhje në situata të tilla, ju e ndihmoni atë të…
Sa është e rrezikshme për bebin ftohja e nënës gjatë shtatzanisë?
Pyetje: Jam shtatëzënë dhe jam e ftohur dhe po kollitem shumë, po teshtij dhe po shfryj hundët shpesh. A ka rrezik për bebin kolla e vazhdueshme? A ka rrezik për të lind para kohe? Përgjigje: Një barrë e shëndetshme, pra nëse nuk jeni në rrezikun e lindjes parakohe, e duron pa problem një rritje të presionit me tendosje të muskulaturës së barkut gjatë kollitjes, teshtitjes apo fryerjes se hundëve. Mësohuni që gjatë teshtitjes të kontraktoni (shtrëngoni) dyshemenë e komblikut e jo gjithë shtërngimi të shkojë në muskujt e barkut. Kjo,…
Si ta përdorni kondicionerin e të mos dëmtohet shëndeti i fëmijës?
Nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur kondicionerin në hapësirën ku qëndron fëmija juaj. Që fëmija të mos ketë probleme shëndetësore nga përdorimi i kondicionerit është e nevojshme të respektohen disa rregulla të rëndësishme. Kontrolloni gjendjen e kondicionerit Nëse ndjeni një erë të pazakontë ose dëgjoni një zhurmë të pazakontë të motorit të kondicionerit, është e nevojshme ta fikni menjëherë dhe të kryeni riparimet e nevojshme. Në fillim të sezonit është i nevojshëm pastrimi ose ndërrimi i filtrave në kondicionerit Nëse filtrat janë të ndotur, mbi to shumohen…
Dy mënyra të thjeshta se si të zbuloni se fëmija juaj po përballet me një problem
Psikologu i fëmijëve Sam Vas theksoi në një intervistë se ka 2 shenja paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë dhe që mund të tregojnë se diçka nuk shkon me fëmijën e tyre. Siç shpjegon edhe vetë psikologu, çdo fëmijë është i ndryshëm, secili përballet me sfida të ndryshme në mënyra të ndryshme, kështu që shpesh bëhet e vështirë për prindërit të zbulojnë me kohë problemin që po e mundon fëmijën. “Edhe pse çdo fëmijë është specifik, ne psikologët priremi të kategorizojmë se diçka nuk shkon me fëmijën në…
Sa është e rëndësishme për gruan pjesëmarrja e bashkëshortit në kontrollat e saj gjinekologjike?
Pyetje: Jam shtatzënë, bashkëshorti im nuk dëshiron të vijë me mua në kontrollat e mia.E kam lutur që të vijë vetëm njëherë dhe ka pranuar por mjeku nuk e ka lejuar të hyjë me mua në ordinancë.Dua që të jemi bashkë vazhdimisht sepse ndjehem më e sigurtë.Si të ia bëj? Përgjigje: Jam jashtëzakonisht e lumtur kur shoh që sot meshkujt janë shumë më të interesuar për shtatzëninë dhe lindjen që pret bashkëshorten e tyre. Është shumë e rëndësishme që ata të dinë se lindja nuk është “vetëm punë grash”,…
Koha më me vlerë është koha e kaluar në eksplorim mësim dhe zhvillimin e inteligjencës tuaj
Ndani disa minuta nga koha juaj për të vlerësuar njohurit tuaja./natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Urinimi i pavullnetshëm tek fëmija 6 vjeçar
Pyetje: Përshëndetje. Ju lutem më ndohmoni si të veprojë me djalin tim 6 vjeçar i cili urinon ende natën në shtrat? Ditën është i mërzitur dhe ndihet i vetmuar. Ju lutem më ndihmoni. Përgjigje: Përshëndetje! Urinimi i pavullnetshem gjatë natës në vitin e gjashte të jetës kërkon gjithmonë një ekzaminim të detajuar të sistemit urinar (për infeksione dhe anomali). Nuk e di deri me tani çfarë egzaminimesh keni realizua. Është e vërtetë që ekzistojnë barna efektive për trajtimin e këtij çrregullimi, por para përdorimit të tyre është e nevojshme…
Vapa e madhe ju shkakton gjumë të parehatshëm? Dy hapa që zbusin gjumin në netët e verës
Janë me dhjetëra këshillat që jepen në rastet e netëve të nxehta (spërkatja e pizhameve, e çarçafëve, ajrosja e dhomës, freskia etj.), por dy janë arsyet kryesore që e rrisin temperaturën e trupin gjatë natës: dehidratimi dhe tretja e ushqimit. Ja çfarë duhet të bëjmë para se të flemë çdo natë vere. -Pi ujë të ftohtë Për të ndihmuar freskinë e trupit, është shumë e rëndësishme të mos e lësh metabolizmin të dehidratohet, ndaj pi shumë ujë në ditët e nxehta. Po ashtu, mund të mbash një shishe me ujë…
Vitamina E – Ndihmësja e sistemit imunitar, në cilët ushqime mund ta gjejmë?
Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës. Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë. Vitamina C dhe ajo D janë padyshim më të njohurat në mbrojtjen e organizmit nga faktorë të jashtëm, por ekspertët sugjerojnë edhe një të tretë. Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer që ju ndihmon të jeni të shendetshëm dhe të ushqyer. Si e ndikon organizmin? Më shumë vitaminë E në…
