Sa është e rëndësishme për gruan pjesëmarrja e bashkëshortit në kontrollat e saj gjinekologjike?

Pyetje:

Jam shtatzënë, bashkëshorti im nuk dëshiron të vijë me mua në kontrollat e mia.E kam lutur që të vijë vetëm njëherë dhe ka pranuar por mjeku nuk e ka lejuar të hyjë me mua në ordinancë.Dua që të jemi bashkë vazhdimisht sepse ndjehem më e sigurtë.Si të ia bëj?

 

Përgjigje:

Jam jashtëzakonisht e lumtur kur shoh që sot meshkujt janë shumë më të interesuar për shtatzëninë dhe lindjen që pret bashkëshorten e tyre.

Është shumë e rëndësishme që ata të dinë se lindja nuk është “vetëm punë grash”, se mund të jenë shumë të dobishëm, të mund të marrin pjesë dhe të marrin pjesë në këto momente të veçanta për familjen e tyre.

Ai është prindi i dytë, i cili luan një rol të jashtëzakonshëm, të pazëvendësueshëm si në çdo proces të rritjes, zhvillimit dhe edukimit të fëmijës. Për ngjizje nevojiten nëna ashtu dhe babai, ndaj pse mendojmë se një nënë duhet ta kalojë vetëm shtatzëninë dhe lindjen? Edhe pse mundet. Sigurisht që mundet, mund të mbijetojë gjithçka vetë.

Por nuk duhet dhe nuk ka nevojë. Mund të jetë shumë më e lehtë, më e bukur dhe më e qetë për të nëse ka me vete babanë e fëmijës që mban në barkun e saj. Unë dua që çdo baba të jetë i vetëdijshëm për rolin e tij si prind shumë përpara lindjes së vetë fëmijës dhe dua që ne të mbështesim pjesëmarrjen e tyre dhe mbështetjen e tyre ndaj gruas gjatë lindjes.

Me mjekun tuaj sipas rrethanave që disponohen flisni për të ju mundësuar qasje që të jeni të dy bashke gjatë vizitave.

Derisa ju e ndjeni në bark fëmijën tuaj, babai I atij fëmije do ta ndjejë duke e parë në ekran, duke dëgjuar të rrahurat e fëmijës suaj dhe duke pare lëvizjet e tij.

Mjeku do të ju kuptojë dhe besoj do të krijojë ambientin e përshtatshëm që të jeni bashkërisht. Kështu dhe lidhja juaj dhe dashuria mes jush do të jetë shumë e forte në lindjen dhe rritjen e atij fëmije.

Dr Samire Ademi Lutolli. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts