Vapa e madhe ju shkakton gjumë të parehatshëm? Dy hapa që zbusin gjumin në netët e verës

Janë me dhjetëra këshillat që jepen në rastet e netëve të nxehta (spërkatja e pizhameve, e çarçafëve, ajrosja e dhomës, freskia etj.), por dy janë arsyet kryesore që e rrisin temperaturën e trupin gjatë natës: dehidratimi dhe tretja e ushqimit. Ja çfarë duhet të bëjmë para se të flemë çdo natë vere.

-Pi ujë të ftohtë

Për të ndihmuar freskinë e trupit, është shumë e rëndësishme të mos e lësh metabolizmin të dehidratohet, ndaj pi shumë ujë në ditët e nxehta. Po ashtu, mund të mbash një shishe me ujë të ftohtë pranë shtratit në mënyrë që të gjatë natës të pish sa herë ke nevojë. Në këtë mënyrë ulet edhe nxehtësia e trupit dhe gjumin do ta bësh më të qetë.

-Ha ushqime të lehta në darkë

Pasi ke ngrënë ushqime të rënda gjatë ditës, metabolizmi është mësuar të punojë dhe këtë gjë do të kërkojë të bëjë edhe gjatë natës.

Por kjo mund të shkaktojë rritjen e temperaturës së trupit, meqenëse ushqimi është ende në proces tretjeje. Provo të hash ushqime më të lehta gjatë darkës, në mënyrë që trupi të tretë më pak dhe kur të flesh, të ndiesh më e freskët. Fruta dhe perime të gjalla kërkojnë më pak energji metabolike për të tretur se sa proteina dhe yndyra, kështu që këto janë zgjedhje e mirë për mbrëmje../natalmedia.com/

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts