Urinimi i pavullnetshëm tek fëmija 6 vjeçar

Pyetje:

Përshëndetje.

Ju lutem më ndohmoni si të veprojë me djalin tim 6 vjeçar i cili urinon ende natën në shtrat? Ditën është i mërzitur dhe ndihet i vetmuar. Ju lutem më ndihmoni.

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Urinimi i pavullnetshem gjatë natës në vitin e gjashte të jetës kërkon gjithmonë një ekzaminim të detajuar të sistemit urinar (për infeksione dhe anomali).

Nuk e di deri me tani çfarë egzaminimesh keni realizua.

Është e vërtetë që ekzistojnë barna efektive për trajtimin e këtij çrregullimi, por para përdorimit të tyre është e nevojshme të përcaktohet nëse ka çrregullime organike që janë shkaku i këtij fenomeni.Teoritë rreth gjumit “të rënduar ” kanë pak justifikim. Për të filluar, bëni një ekzaminim të përgjithshëm të urinës dhe urinokultures dhe EHO të traktit urinar të djalit.

Të gjitha këto mund t’i realizoni dhe besoj do të ju ndihmoj ta zgjidhni këtë problem.

Poliklinikën NATAL kemi trajtuar dhe trajtojmë me sukses shumë nga këto raste dhe jemi mjaft të kënaqur me rezultatet.

Aspekti psikologjik është i nënkuptuar që do të jet i rënduar te nje djalë që ka urinim të pavullnetshëm gjatë natës.

Posa të zgjidhet problemi i urinimit do të permisohet edhe kjo çështje .

 

Dr.Ismail Lutolli spec Pediater

Subspecialist Hemtalog-Onkolog /natalmedia.com/

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts