A e dini se çfarë përmbanë trupi juaj?

Trupi juaj përbëhet nga 37 trilion qeliza të ndara në 200 lloje të ndryshme.

100 miliardë qeliza përbëjnë lëkurën, e cila është organi më i madh në trupin tuaj.

100 miliardë neurone në tru ju lejojnë të përpunoni deri në 60,000 mendime në ditë.

Ju gjithashtu keni 127 milion qeliza retinale që ju lejojnë të shihni botën në më shumë se 10 milion ngjyra të ndryshme.

Ju keni 30 trilion qeliza të kuqe të gjakut, 42 miliardë enë gjaku dhe 6 litra (1.6 gallonë) gjak në trupin tuaj.

Gjaku juaj përbën afërsisht 10% të peshës trupore.

Hunda juaj ka 1.000 receptorë të nuhatjes që ju lejojnë të dalloni 50.000 erëra të ndryshme.

Mushkëritë tuaja ju lejojnë të merrni frymë 23,040 herë në ditë, ndërsa zemra juaj rreh rreth 115,200 herë në ditë ose 42 milionë rrahje në vit.

Keni 640 muskuj, 360 nyje, 206 kocka dhe 100,000 folikula flokësh.

Ju prodhoni rreth 23,000 litra (6,075 gallonë) pështymë gjatë jetës tuaj, e cila është e mjaftueshme për të mbushur dy pishina.

Dhe kur shikoni veten në pasqyrë do të donit të ishte diçka ndryshe.

A nuk është kështu trupi juaj një mrekulli?/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts