Të falënderoj për mënyrën se si e rrite djalin tënd – bashkëshortin tim

Unë me të vërtetë mendoj se jam me fat sepse ti je nëna ime e dytë. Unë e konsideroj veten me fat sepse u dashurova me një njeri që vinte nga një familje plot dashuri – kjo është arsyeja pse unë jam e bekuar se jam pjesë e kësaj familje.

Të falënderoj çdo ditë për këtë dhe mbështetjen që i jepni familjes sonë çdo ditë. Unë jam mirënjohëse për shijen tuaj kur zgjedh rroba për vogëlushin tonë. Unë jam mirënjohëse për bisedat tona dhe kur papritmas na vizitoni.

Unë duhet të ju falënderoj për mënyrën se si e rrite djalin tuaj – bashkëshortin tim.

Në kohën kur ne u takuam, ai ishte tashmë i pavarur, një i ri i përgjegjshëm – unë shpejt u dashurova. Unë mendoj se sjellja e një djalit karshi nënës së tij luan rol të madh në sjelljen e tij me bashkëshortën.

Unë isha e magjepsur për respektin e tij që kishte për familjen e tij.

Kur i shfletojmë fotot e tij të fëmijërisë ai me aq krenari flet për një marrëdhënie të veçantë që kishit si familje, dhe unë e di se kjo mardhënie e formësoi atë në një njeri të mrekullueshëm. Faleminderit që besuat në të dhe e ndihmuat të vendosi themelet mbi të cilat ai ndërtoi familjen tonë.

Faleminderit për rritjen e një djali që është i pavarur, i përgjegjshëm dhe i organizuar. Ai më mësoi për produktivitetin dhe përqendrimin në vitet tona të përbashkëta. 

Faleminderit për formimin e një djali që reagoi me shumë dashuri për shtatzëninë “e papritur”.

Një burrë që më dhuroi forcë të jashtëzakonshme në momentet që më duheshin.

Faleminderit për ngritjen e një djali që qëndroi pranë meje duke mos i lënë anash prindërit e tij.

Faleminderit që e rrite një burrë që më mbante dorën gjatë lindjes të djalit tonë.

Faleminderit që rrite një njeri që nuk kishte frikë të merrte djalin e tij të sapo lindur.

Faleminderit për rritjen e një njeriu, që ishte me mua nga dita e parë e prindërimit tonë. Ai është një prind i mrekullueshëm.

Unë jam mirënjohëse për djalin tuaj, një njeri që lë krenarin mënjan kur marrim vendime të përbashkëta.

Faleminderit që keni bërë një njeri i cili më dërgon mesazhe inkurajuese në mëngjes gjersa është duke punuar për mirëqenjen e familjes.

Një njeri që e di kur kam nevojë për përqafimet e tij.

Djali që keni rritur u bë një njeri i fuqishëm, i sjellshëm. Unë do të jem gjithmonë mirënjohëse për bazën e mrekullueshëm që i keni dhënë atij në jetë, në mënyrën se si dashuria juaj ka formuar ADN -në e tij, për mbështetjen e juaj fal së cilës ai është bërë një njeri që është sot. Njeriu që e dua.

Unë premtoj se do t’i dhuroi më të mirën time – do të kujdesem më dashuri e përskuthim për djalin tënd – njeriun që unë e dua.

Unë do ta mbështes, do të besoj në të, unë do të jem nëna më e mirë për djalin tonë të vogël. Dhe unë do t’i jap gjithë zemrën time.

Me shumë dashuri, vajza jote!/natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts