10 hapa për të qenë burri më i mirë kur lind fëmija

“Nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta, gruaja juaj do të ndihet e dashuruar, e respektuar dhe e sigurt afër jush.

Mos u be “frikacak” Tregohu aq trim sa ajo

Ju lejohet të keni frikë po aq sa personi që ka lindur. E gjithë kjo është e re dhe e frikshme për të dy ju dhe jeni bashkë në të gjitha momentet e mrekullueshme, dhe të vështira. Jini me të në çdo gjë, në çdo mënyrë të mundshme. Ndihmoje atë.

Jini fizikisht i pranishëm

Ajo do t’ju tregojë se ku duhet të jeni gjatë lindjes dhe të jeni aty, t’i jepni mbështetje dhe ngushëllim. Qëndroni aty ku jeni. Ajo nuk ka zgjidhje, dhe as ju nuk keni. Pas lindjes, ajo do të ndihet si një tullumbace e shfryrë që qëndron në diell. Nëse ajo do të bënte prerje cezariane, do të ndihet sikur është përplasur nga një autobus. Sido që të jetë, ajo do të ketë nevojë për ndihmën tuaj në shërimin e saj pas lindjes, në spital dhe në shtëpi. Ju lutem jini pranë saj. Ndihmoje atë.

Jini emocionalisht të pranishëm

Jini të vëmendshëm, tregojini asaj se ndani të njëjtat synime së bashku. Është e zakonshme që nënat e foshnjave të porsalindura të ndjehen të pasigurta dhe përgjegjëse për gjithë botën, ndaj tregojini asaj se ajo nuk është e vetme në këtë.

Mos e bëj të ndihet keq. Nëse mendoni se ajo po kritikon përpjekjet tuaja, se ju nuk mund ta kënaqni atë – mos u dorëzoni. Mundohuni të kuptoni gjithçka që ajo po kalon, tregojini asaj se sa kujdeseni, kontrolloni egon tuaj. Ndihmoje atë.

Parashikoni se çfarë ka nevojë ajo dhe foshnja – dhe bëjeni atë

Ajo do të jetë plotësisht e ‘rraskapitur’ pas lindjes, por ajo do të përpiqet përsëri për të bërë gjithçka që duhet bërë, përveç nëse ju e parandaloni atë. Të ofrosh ndihmë nuk është njësoj si të ndihmosh. Nëse pyet nga divani, gjysmë zgjuar apo pas celularit: “Zemër, a ke nevojë për ndihmë…?”, ajo me shumë gjas do të thotë: “Jo, mund ta bëj vetë”. Por kjo nuk do të thotë që ajo duhet ta bëjë vetëm. Ndihmoje atë.

Kujdesuni për fëmijët e tjerë

Fëmijët më të mëdhenj nuk zhduken kur vie në jëtë një fëmijë tjetër. Ju duhet të merrni përsipër shumicën dërrmuese të prindërimit kur jeni në shtëpi. Fëmijët më të mëdhenj duhet të jenë hija juaj, ndërsa gruaja juaj kujdeset për veten dhe fëmijën tuaj të porsalindur. Ndihmoje atë.

Mos u ankoni për shqetësimin tuaj shtretërit dhe karriget në spital nuk janë të rehatshëm

Gjeni një mënyrë që funksionon. Nëse ankoheni për shqetësim ose lodhje, e detyroni atë të shqetësohet për ju, kur e gjithë vëmendja e saj duhet të përqendrohet tek ajo dhe tek fëmija. Ndihmoje atë.

Bëhuni një partner dhe prind më i mirë se baballarët në serialet humoristike

Ne nuk jemi mësuar se si të përgatitemi për një fëmijë dhe ardhjen e tij në jetën tonë, dhe një i porsalindur patjetër mund të hedhë dritë mbi rolet gjinore që keni të dy. Fatkeqësisht, ekziston ende një supozim në shoqëri që gratë duhet të mbajnë peshën e mëmësisë, në mënyrë kaq të thjeshtë dhe të natyrshme, dhe se burrave u mungon instinkti kujdestar dhe se është më mirë të qëndrojnë larg. Supozime të tilla janë krejtësisht të pasakta dhe të padrejta. Ndihmoni njëri-tjetrin. Ndihmoje atë.

Dije se qumështi i nënës është më i shenjtë se gjaku yt

Ushqyerja me gji dhe heqja e gjirit janë të vështira dhe nëse neglizhoni t’i trajtoni me respektin e duhur. Ndihmoje atë.

Jini të përfshirë në kujdesin për shëndetin e saj

Përpara se të ktheheni në shtëpi me fëmijën tuaj, të dy do të merrni udhëzime të hollësishme për daljen nga spitali. Ju do të kujdeseni për gruan dhe fëmijën tuaj, ndaj dëgjoni. Veçanërisht dëgjoni kur flisni për gjëra të rëndësishme, si shenjat e depresionit pas lindjes. Nuk mund të harrosh kaq shpejt se çfarë ka bërë trupi i gruas për familjen tënde. Ndihmoje atë.

Asnjëherë mos ndaloni së vlerësuari gruan tuaj dhe trupin e saj mahnitës

Trupi i saj do të ndryshojë, mbani mend se çfarë bëri dhe foli, shikoni dhe mbajeni trupin e saj me mirënjohjen që meriton. Dëgjoje atë, duaje, qesh dhe qaj me të. Vleresoj atë. Ndihmoje atë. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts