Këshilla për të folurin dhe gjuhën për ta përgatitur fëmijën tuaj për fillimin e klasës së parë

Nga: Egzona Maloku – Logopede

Fillimi i klasës së parë është një fazë e rëndësishme për fëmijët dhe prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për zhvillimin e gjuhës dhe të folurit të fëmijëve si dhe duhet të angazhohen që të parapërgatisin fëmijën për fillimin e shkollës.

Për fëmijët që hyjnë në klasën e parë (6 vjeç): -artikulimi duhet të jetë i qartë, me ndonjë përjashtim të mundshëm -përdor gramatikën e ngjashme me të rriturit në fjali dhe në bisedë -parashikon sekuencën e ardhshme të ngjarjeve dhe tregon një histori me 4 deri në 5 pjesë -kupton konceptet komplekse të vendndodhjes dhe kohës -Në kohën kur ata fillojnë shkollën, fëmijët duhet të jenë në gjendje të kuptojnë pyetjet e thjeshta kush, çfarë dhe ku dhe të flasin me fjali në mënyrë që njerëzit t’i kuptojnë ato. -bën shumë pyetje “pse”, “çfarë” dhe “si”. -tregon histori duke përdorur narrativa të vërteta. Disa këshilla për të folurin dhe gjuhën për ta përgatitur fëmijën tuaj për fillimin e klasës së parë:

-Ndihmoni fëmijën tuaj të qëndrojë i fokusuar për më gjatë në biseda •Merrni vëmendjen e fëmijës suaj përpara se të jepni një udhëzim apo të zhvilloni një bisedë

  • Përdorni gjestet për të mbështetur atë që po thoni •Krijoni një mjedis me më pak shpërqendrime, p.sh. zvogëloni zhurmën në sfond, si p.sh. televizioni dhe radio •Inkurajoni fëmijën tuaj të përfundojë një aktivitet përpara se të vazhdojë një tjetër •Inkurajoni fëmijën tuaj që të gjejë gjëra për ju gjatë detyrave të përditshme, p.sh. të vishet, të bëjë pazar, të lërë lodrat
  • Luani lojëra që kërkojnë koncentrim më të madh dhe rrisni kohëzgjatjen e koncentrimit
  • Kërkoni nga fëmija të bashkëbisedoni rreth ndonjë teme të caktuar. -Ndërtimi i fjalive: ndihmoni fëmijën tuaj të flasë me fjali
  • Modeloni gramatikën e saktë: përsërisni fjalinë duke përdorur gramatikën e të rriturve. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë se si duhet thënë dhe strukturuar fjalia
  • Zgjeroni atë që thotë fëmija juaj: shtoni një informacion shtesë, p.sh. fëmijë: “Pema dhe njeriu”, i rritur: “Burri po ngjitet në pemë”.
  • Ofroni një zgjedhje: jepini fëmijës tuaj të zgjedhë se me çfarë të luajë/të hajë/të pijë/të veshë
  • Pyetje të hapura: shmangni pyetjet që kërkojnë përgjigje me një fjalë, të tilla si “A po luajnë fëmijët në rrëshqitëse?”, në vend të kësaj pyesni “Çfarë po ndodh në shesh lojërash?”, fëmija juaj më pas mund të përgjigjet me një fjali të tillë si “Fëmijët po luajnë në rrëshqitëse”
  • Plotësimi i fjalisë: filloni një fjali që fëmija të përfundojë, p.sh. i rrituri: “Burri është ulur…”, fëmijë: “në ulëse të parkut”.
  • Rritni pavarësinë: përsërisni fjalinë e fëmijës tuaj ashtu siç e ka thënë dhe kërkojuni të mendojnë për një mënyrë se si mund ta përmirësojnë atë. -Ndërtimi i fjalorit: ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë të thotë më shumë fjalë
  • Theksoni fjalët e reja në mënyra kuptimplotë, p.sh. “qëroni” kur qëroni një mollë
  • Përdorni figura dhe objekte për të prezantuar fjalë të reja
  • Përdorni gjuhë të shkurtër dhe të thjeshtë, kështu që fëmija juaj ka më shumë gjasa të kuptojë fjalën e re
  • Shmangni pyetjen “çfarë është kjo?” Tregojini fëmijës si quhet artikulli
  • Përdorni përsëritjen. Fëmijët duhet të dëgjojnë fjalët shumë herë përpara se t’i kujtojnë ato •Ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë përmes lojës •Ndiqni udhëzimet e fëmijës suaj, shikoni se me çfarë është i interesuar të luajë fëmija juaj dhe luani me të, në vend që të zgjidhni lodrën dhe zhvilloni biseda rreth saj
  • Mos bëni shumë pyetje, komentoni se çfarë po bën fëmija juaj, në vend që të ndërprisni lojën me pyetje •Lexoni përralla dhe komentoni personazhet dhe ngjarjet apo filmat që shikoni në Tv -Tingujt e të folurit: ndihmoni fëmijën tuaj të flasë më qartë dhe të artikuloj saktë fjalët
  • Kontakti me sy: kur flisni me fëmijën tuaj, sigurohuni që së pari të merrni kontaktin me sy të fëmijës suaj. Përballuni me fëmijën tuaj dhe përkuluni në nivelin e tyre
  • Lavdërim: lavdëroni gjithmonë fëmijën tuaj kur ai/ajo ka thënë qartë një fjalë
  • Shmangni korrigjimin e drejtpërdrejtë të të folurit të fëmijëve me vështirësi në të folur. Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje të folurit ngadalë dhe qartë dhe sigurohuni që fëmija juaj po ju shikon kur flisni. Gjithmonë përsëritni fjalët e shqiptuara gabimisht tek fëmija juaj në mënyrë që ai të dëgjojë shqiptimin e saktë -Luaj lojëra bisedash
  • Lërini fëmijët të provojnë fjalë të reja duke luajtur një lojë që i shtyn ata të mendojnë, flisni me radhë dhe nxiteni fëmijën të shtoj numrin e fjalëve në fjali, psh. Ju thoni: “Unë quhem Ana dhe më pëlqejnë dredhëzat sepse janë të ëmbla” Ata thonë: “Emri im është Mali dhe më pëlqejnë kotelet e vogla.” Nxisni të tregojnë dhe arsyen pse pëlqejnë diqka. -Zgjero fjalorin me atë që po vëzhgon fëmija juaj:

 

  • Kur fëmija vëren diçka tregojini se po dëgjoni duke e komentuar atë që ka vëzhguar. Nëse fëmija juaj ju tregon një insekt, pyesni nëse ai mund të numërojë këmbët ose të gjejë një insekt tjetër në oborr, të iu tregoj se me cilat insekte ngjason, madhësinë e tij, etj. Nëse fëmija juaj thotë se jashtë është nxehtë, pyesni se qfarë mund të bëj në ditët e nxehta, ku mund të shkoni, etj. Këto mundësi do t’i ndihmojnë ata të ndërtojnë dhe rrisin fjalorin duke i lënë edhe të kuptojnë se idetë e tyre kanë rëndësi. Kur fillojnë ditët e para të shkollës keni kujdes në pyetjet që iu bëni. Në vend të “Si ishte shkolla?”, provoni të bëni këto pyetje për të bërë fëmijën tuaj të flasë:

 

  • Më thuaj diçka që të bëri të qeshësh sot.
  • Nëse do të mund të uleshit pranë kujtdo në klasë, pranë kujt do të uleshit? Pse?
  • Çfarë keni luajtur në pushim?
  • Çfarë dëshironi të bëni gjatë gjithë ditës në shkollë? Nëse keni shqetësime në lidhje me zhvillimin e të folurit ose të gjuhës së fëmijës suaj, caktoni një konsult dhe vlerësim te logopedi. Vlerësimi mund të ndihmojë në përcaktimin nëse nevojitet ndërhyrja apo fëmija ka zhvilluar gjuhën dhe të folurin komform moshës. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts