GJAKDERDHJE NGA HUNDA – SI DUHET VEPRUAR?

Dr.Besim Bytyqi spec Internist 

 

Gjakderdhjet nga hunda shfaqen për shkak të:

– fryrjes së hundëve apo për shkak të tështitjes
– ngacmimit apo lëndimit të hundës
– shtypja e lartë e gjakut.

Gjakderdhja nga hunda mund të jetë e rrezikshme nësë personi humb sasi të madhe të gjakut.

Qëllimi është të:
Të kontrollohet humbja e gjakut
Të mbahen rrugët e frymëmarrjes të lira

Trajtimi

I thuani të lënduarit të ulet.
E këshilloni që të përkul kokën poshtë që të lejoj gjakun të rrjedh nga hunda
I thuani që të marr frymë me gojë dhe të shtyp me gishtërinj pjesën e bute të hundës dhe të mbaj ashtu të shtypur për 10 minuta.
E këshilloni që të mos flas, përtypet, kollitet, apo pështyj pasi që kjo mund të pengoj ndërprerjen e gjakderdhjes nga hunda.
Pas 10 minutave, i thoni personit që të liroj shtypjen. Nësë nuk është ndalur gjakderdhja, i thoni që të përsërit veprimin e njëjtë për 10 minuta tjerë.
Kur të ndalet gjakderdhja, me një gazë të lagësht pastroni hapësirën përreth hundës.
Këshilloni që të pushojnë për disa orë, të evitojnë ngarkesën fizike, sidomos mos t’i fryejnë hundës.

Kujdes

Mos e përkulni kokën prapa, gjaku mund të shkoj në fyt dhe të shkaktoj vjellje
Nësë gjakderdhja rifillon, i thoni personit që të përsërit presionin
Nësë gjakderdhja është e madhe, apo nuk ndalet për 30 minuta, dërgojeni të lënduarin në spital në pozitën e trajtimit./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

 

SHPËRNDAJE:

Related posts