A MUND TË PËRDOREN SË BASHKU PESHKU DHE PRODUKTETE E QUMËSHTIT?

  Dr.Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dijetolog-Nutricionist Hematolog Onkolog-Gastroenterolog   Sa janë të rrezikshme ? A ka bazë shkencore që ndalon konsumimin e përbashkët ? Ne të gjithë kemi njohuri rreth peshkut dhe produkteve të qumështit si ushqime shumë të shëndetshme për familjet tona . Nga tradita jonë, qumështi me produktet e tij është shumë më prezent sesa peshku. Nëse flasim për vlerat ushqyese të këtyre dy ushqimeve vlen të theksojmë : – Peshku – ka përmbajtje të lartë apo është i pasur me me omega 3, calcium, acide yndyrore,…

SHPËRNDAJE:
Read More

SI TI MËSOJMË FËMIJËT TË USHQEHEN ME USHQIM TË SHËNDETSHËM ?

Dr.Ismail Lutolli specialist Pediater Subspecialist Dijetolog-Nutricionist     A eksiston shkopi magjik apo këshillat magjike ? Ushqimi i fëmijëve është një çështje e mundimshme për shumë prindër. Përpjekjet e tyre shpeshherë ngelen të dështuara për t’i ofruar dhe mësuar fëmijët të ushqehen shëndetshëm. Gjatë punës sime, kam takuar shumë prindër të brengosur për këtë qështje. Këta prindër bëjnë përpjekje maksimale dhe sa më shumë që ata duan dhe ofrojnë ushqim cilësor për fëmijët, ndodhë që fëmijët refuzojnë dhe përkundrazi, kërkojnë ushqime që nuk janë fare të shëndetshme, për të mos…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të veproni kur bebi juaj bie nga shtrati në kokë

Çfarë duhet të bëjnë prindërit nëse një fëmijë bie nga shtrati ose ndonjë lartësi tjetër? Në vijim mund të lexoni këshillat e pediatrit se si të veproni në një rast të tillë. Foshnjat dinë të befasojnë prindërit e tyre me rënie nga lartësia, qoftë e vogël apo e madhe, dhe kjo zakonisht ndodh në një situatë: “Ndodhi sa hap e mbyll sytë, momentin kur u ktheva për të marrë diçka”. Pason një britmë e fëmijës, dhe më pas e prindit, të cilëve sigurisht të shqetësuar, menjëherë iu shkon mendja në…

SHPËRNDAJE:
Read More

𝐆𝐣𝐚𝐤𝐝𝐞𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐡𝐮𝐧𝐝𝐚 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭 – 𝐞𝐩𝐢𝐬𝐭𝐚𝐤𝐬𝐚

Si pjesa më e spikatur e kokës, hunda shpesh është “cak” i shpeshtë i gishtërinjve të fëmijëve. Kjo është arsyeja pse gjakderdhjet nga hunda, të cilat në terminologjinë mjekësore quhen epistaksa, janë një nga gjakderdhjet më të zakonshme gjatë fëmijërisë. Hunda ka pjesën e saj të kockave të forta, e cila vazhdon deri në kërcin e hundës. Nga jashtë është lëkura, dhe nga brenda është mukoza e hundës, e cila është e pasur me enë të gjakut. Ato rrjedhin gjak lehtë në situata të caktuara. Megjithëse ka shumë shkaqe të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të forcojmë imunitetin e fëmijëve? – A ka rrugë natyrale për rritjen e imunitetit?

Dr.Ismail Lutolli spec.Pediater Subspecialist Dietolog- Nutricionist Subspecialist Hematolog: Onkolog Fëmijët janë të ekspozuar ndaj një numri të madh virusesh dhe bakteresh në mjedisin e tyre të përditshëm.Këta faktorë nuk do të ndikojnë në mënyrë të barabartë tek të gjithë fëmijët. Një sistem i ngritur imunitar, i siguron fëmijës një mbrojtje të fortë natyrale nga sëmundjet. Një sistem i qëndrueshëm imunitar, nënkupton më pak brenga gjatë sëmundjeve si dhe më pak vuajtje te vet fëmijës. Nëse sistemi imunitar nuk është i qëndrueshëm, organizmi bëhet i ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe nuk mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sulmi i Astmës

Astma prek më shumë se 330 milionë njerëz në mbarë botën dhe prevalenca e saj po rritet. Mund të shkaktojë simptoma të tilla si fishkëllimë, kollë, shtrëngim në gjoks dhe gulçim, dhe mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë alergjenët, ndotjen dhe stërvitjen. Nëse ju ose dikush që njihni ka astmë, mos harroni të merrni mjekimin tuaj siç është përshkruar dhe të ndiqni planin tuaj të veprimit të astmës. Me trajtimin dhe menaxhimin e duhur, njerëzit me astmë mund të bëjnë jetë të plotë dhe aktive. Le të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Këshilla praktike për mësuesit në shkollë. Si t’i ndihmojmë nxënësit që belbëzojnë?

Ngadalësimi i shpejtësisë që flisni mund të ndihmojë në belbëzimin e një studenti sepse nëse flisni më ngadalë kjo i tregon fëmijës se është në rregull të marrë kohën e tij ose të saj, të folurit më të ngadaltë mund të jetë qetësues dhe relaksues. 2. Shikoni dhe dëgjoni- Shikoni nxënësin kur ai ose ajo është duke folur dhe dëgjoni me interes. Mundohuni të jeni ballë për ballë me fëmijën, kur një fëmijë belbëzon qetësojeni atë duke thënë se po dëgjoni ose keni kohë për të dëgjuar. Mbani gjithmonë një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Frika nga uji (Hidrophobia) – Pse është e rëndësishme t’ia mësoni fëmijëve tuaj notin sa më parë (shkaku, simptomat dhe trajtimi)!?

Shumë njerëz kanë frikë nga uji, por kjo frikë tejkalohet kur mësojnë të notojnë. Por nëse keni hidrofobi, keni frikë të vazhdueshme dhe anormale, ndiheni të shqetësuar nëse thjesht mendoni për ujë, e lëre më kur i afroheni sipërfaqjeve me ujë. Ka disa prova që fobitë mund të trashëgohen gjenetikisht. Nëse keni një anëtar të familjes që ka probleme të shëndetit mendor, të tilla si ankthi ose fobi të tjera, ju gjithashtu mund të jeni në rrezik të krijoni një fobi. Hidrofobia shpesh shkaktohet nga një ngjarje traumatike gjatë fëmijërisë,…

SHPËRNDAJE:
Read More

A janë dhimbjet pas kokës shqetësuese, nga se ndikohen këto dhimbje?

Dhimbjet e kokës në kohë të ndryshme dhe në lokacion të ndryshëm janë të shpeshta sidomos tek njerëzit me çrregullime në ndryshimin e kohës, stres apo lendime në kokë. Por kjo ndryshon gati totalisht kur kemi të bëjmë me dhimbje nga ku shkaktari nuk dihet, e komplikimet shtohen nëse kemi punë me dhimbje prapa kokës, apo saktësisht në hapsirën që zë truri i vogël. Studimet nga universitetet e bashkuara në Angli tregojnë që dhimbja me goditje, apo edhe me vibrim janë një sinjal aspak i mirë për shëndetin, nga aty…

SHPËRNDAJE:
Read More

Hekuri dhe rëndësia e tij për zhvillimin e trurit tek fëmijët

Dr.Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist Hematolog Onkolog Subpsecialist Gastro-entero hepatolog  Hekuri ka rëndësi të madhe në zhvillimin e hershëm strukturor dhe funksional të trurit, pasiqë është kompenentë e rëndësishme enzimatike, e cila merr pjesë në replikimin mijelogjenetik, në sintezën e neurotransmiterëve dhe në stacionet metabolike të energjisë.Truri ne procesin e zhvillimit është mjaft i ndjeshëm në mungesë të hekurit.Kjo ne vecanti është dëshmuar tek të posalindurit me mungesë hekuri, tek të cilët kemi zhvillim të ngadalësuar psikomotor dhe është e dëmtuar edhe kujtesa. Mungesa e hekurit në fazën…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale. Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore. Nëse keni nevojë për udhëzime të shëndetshme për një dietë të mirë, konsultohuni me Dr Ismail Lutolli-Nutricionist dhe Dietolog./natalmedia.com/      *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ç’rregullimet nga dëmtimet dhe lëndimet e trurit – DIZARTRIA

-Shkruan: Rudina Hysiqi-LogopedeNe kur flasim përdorim shumë muskuj. Këta muskuj perfshijnë muskujt e fytyrës, buzët, gjuhën, fytin, si dhe muskujt që marrin pjesë në frymëmarrje. E kemi shumë të vështirë të flasim kur këta muskuj janë të dobët. Pra, dizartria ndodh kur keni muskuj të dobët si pasojë e dëmtimit të trurit.Dizartria është çrregullim motor i të folurit dhe mund te jetë prej shkallës më të lehtë deri te ajo më e rëndë.Ajo mund te shoqërohet edhe me disa crregullime të tjera si apraksinë ku personi nuk arrinë të përcjellë…

SHPËRNDAJE:
Read More

A e keni menduar përse infeksioni nga kërpudhat shpesh rikthehet?

Shkruan: Samire Ademi Lutolli Dr. Spec. Gjinekologe&Obstetre Keni marrë barna por nuk keni menduar për Dietën antikandida Infeksioni nga kërpudha Candida albicans është një nga infeksionet më të shpeshta mykotike që mund të ndodh në gojë, në zorrë dhe vaginë. Është një gjendje që ndodh shpesh te gratë dhe është një nga arsyet më të zakonshme për të vizituar gjinekologun. Prek deri në 3 në 4 gra apo 75% e grave kanë pasur të paktën një herë një episod të infeksionit mykotik gjatë jetës së tyre. Ekzistojnë tre elementë kryesorë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Çfarë mund të shkaktojë probleme të papritura tek të folurit e të rriturve?

Problemet e papritura të të folurit mund të shkaktohen nga stresi dhe lodhja, konsumimi i tepërt i alkoolit, goditja në tru, migrena, çrregullimet neurologjike ose medikamente të caktuara. Kur papritmas humbni aftësinë për të komunikuar përmes fjalëve, sigurisht që mund të jetë një përvojë shqetësuese, e një nga arsyet e mësipërme mund të jetë fajtori. Stresi dhe lodhja mund ta bëjnë të vështirë shprehjen e mendimeve tuaja me fjalë. Për më tepër, kur jeni të stresuar se çfarë të thoni ose jeni në ankth kur flisni me të tjerët ose…

SHPËRNDAJE:
Read More

Alergji ndaj proteinave të qumështit të lopës – Si të ndihmojmë fëmijët?

Kohët sfiduese në të cilat jetojmë na sjellin gjithnjë e më shumë reagime alergjike Vlerësohet se 20% e popullsisë së botës vuan nga ndonjë lloj alergjie. Një nga alergjitë më të zakonshme ushqimore në fëmijërinë e hershme është alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës. Midis 2% dhe 7% të fëmijëve gjatë vitit të parë të jetës vuajnë nga alergjitë ndaj proteinave të qumështit të lopës. Te 50% të fëmijëve, alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës zhduket në moshën njëvjeçare, ndërsa te shumica e tyre deri në moshën trevjeçare.…

SHPËRNDAJE:
Read More