Këshilla praktike për mësuesit në shkollë. Si t’i ndihmojmë nxënësit që belbëzojnë?

  1. Ngadalësimi i shpejtësisë që flisni mund të ndihmojë në belbëzimin e një studenti sepse nëse flisni më ngadalë kjo i tregon fëmijës se është në rregull të marrë kohën e tij ose të saj, të folurit më të ngadaltë mund të jetë qetësues dhe relaksues.

    2. Shikoni dhe dëgjoni- Shikoni nxënësin kur ai ose ajo është duke folur dhe dëgjoni me interes. Mundohuni të jeni ballë për ballë me fëmijën, kur një fëmijë belbëzon qetësojeni atë duke thënë se po dëgjoni ose keni kohë për të dëgjuar. Mbani gjithmonë një shprehje pozitive në fytyrën tuaj.

    3. Përsëriteni ose parafrazoni- Përsëritni ose përdorni fjalë të ndryshme (parafrazoni) për t’i bërë të ditur nxënësit se e kuptoni atë që ai ose ajo tha.

    4. Fëmijët mund të belbëzojnë më shumë kur janë të lodhur, të sëmurë ose të stresuar. Kur një fëmijë ka një ditë të vështirë ulni sasinë që ai ose ajo duhet të flasë ose të lexojë me zë të lartë. Mendoni të bëni më pak pyetje ose pyetje që mund të përgjigjen me disa fjalë. Në ditë të qeta jepini fëmijës më shumë mundësi për të folur.

    5. Nëse një nxënës është i vetëdijshëm ose i frustruar për belbëzimin le ta dijë që ju e kuptoni. Ndihmojeni fëmijën të shprehë ndjenjat e tij për belbëzimin.

    6. Mos i thuaj studentit të ngadalësojë ose të marrë frymë dhe të fillojë përsëri- Fëmija mund të frustrohet me ndërprerje të tilla kur ai ose ajo përpiqet të komunikojë.

    7. Mundohuni ta bëni të ndihet i pranuar,
    mos reagoni negativisht kur një nxënës belbëzon.

    8. Merruni me ngacmimet- një fëmijë që belbëzon shpesh ngacmohet. Merruni me takt ngacmimet, organizoni një aktivitet për të ndihmuar nxënësit e tjerë të mësojnë se çdo fëmijë ka pikat e tij të forta dhe të dobëta dhe askush nuk është i përsosur.

    Gjatë këtyre bisedave kërkojuni nxënësve të flasin me njëri-tjetrin për pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Fëmija që belbëzon mund ta shfrytëzojë këtë rast për të folur për belbëzimin e tij/saj.

    Mos flisni për belbëzimin në klasë nëse nuk keni leje nga fëmija që belbëzon dhe prindërit e tij ose të saj (nëse është e nevojshme).

    Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts