NJË MËSIM PËR TË GJITHA ATO QË ENDE NUK KANË MUNDUR TË BËHEN NËNË

  Një elefant dhe një qen femër ngelën shtatzënë në të njëjtën kohë. Tre muaj më vonë, qeni femër lindi gjashtë këlyshë. Gjashtë muaj më vonë qeni femër ngeli përsëri shtatzënë dhe nëntë muaj më vonë ajo lindi edhe dhjetë këlyshë të tjerë. Procesi vazhdoi.   Në muajin e tetëmbëdhjetë, qeni femër iu afrua elefantit femër duke pyetur: “A je e sigurtë që je shtatzënë? Ne ngelëm shtatzënë në të njëjtën ditë, unë tashmë kam lindur gati njëzet këlyshë tre herë dhe ata tani janë rritur dhe po bëhen qenë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Depresioni i paslindjes, rrezik i heshtur

Nga Dr.Ismail Lutolli, Specialist Pediatër, Subspecialist Dietolog-Nutricionist Bashkautore: Samire Ademi Lutolli – Specialiste Gjinekologji/ Obstetrikë   Foshnja erdhi në jetë e tek nëna e re fillojnë pyetjet e dilemat : Çka po ndodhë kështu me mua ? Mos ndoshta nuk isha e gatshme të bëhem nënë ? Kam frikë se nuk do i’a dalë !!! Çka po ndodhë me mua, ç’është tërë kjo pasiguri e trishtim që ndjejë ?   Sapo kam lindur një foshnje që e ëndërroja për shumë kohë. Duhet të isha më e gëzuara, më e lumtura por diçka…

SHPËRNDAJE:
Read More

A e dini përse gratë jetojnë më gjatë se burrat?

Një mbrëmje, prindërit ishin duke shikuar televizor. Mami tha: Është vonë jam shumë e lodhur, më mirë të fle. Mami u ngrit dhe shkoi në kuzhinë, lau tabakanë me fruta dhe e vendosi në vend. Gatoi shpejtë e shpejtë brumin për petulla për mëngjes, mbuloi enën dhe e futi në frigorifer. Shikoi kutinë e sheqerit dhe e rimbushi atë sepse kishte mbetur shumë pak kurse kutinë tjetër e mbushi me kafe. Nxorri mishin nga ngrirja dhe e vendosi në frigorifer për t’u shkrirë për drekë. Në mënyrë që të shtronte…

SHPËRNDAJE:
Read More

Të bëhesh baba në dhomën e lindjes

Samire Ademi Lutolli Spec. Gjinekologe obstetre     Lindja e fëmijës është një përvojë e veçantë për të dy prindërit por rrallë flitet për përvojën e babait. Duke qenë i pranishëm në lindje, babai ndërton përvojën e tij dhe bëhet vërtetë i vetëdijshëm për harmoninë e brishtë të lindjes dhe për gruan e fortë që ka zgjedhur për të kaluar jetën me të. Duke ndihmuar gjatë lindjes, ai krijon një mjedis emocional për nënën, në mënyrë që ajo të ndihet rehat dhe e përkrahur. Ai ndihmon nënën me praninë e…

SHPËRNDAJE:
Read More

MOS GJYKONI GRUAN E DIVORCUAR

Samire Ademi Lutolli Spec. Gjinekologe obstetre     Kur një grua lë burrin e saj, sepse ai e keqtrajtoi, e rrahu, abuzoi mendërisht dhe fizikisht me të dhe ajo nuk shkoi ta përfolë e t’u tregojë të gjithëve çfarë ka përjetuar kështu që ata nuk e dinë, si zakonisht, njerëzit do të thonë se AJO ËSHTË FAJTORE. E ka lënë burri! Ajo me siguri nuk i ka shërbyer mirë. Ndershmëria e tij është e padiskutueshme këtu, AJO PA DYSHIM ËSHTË FAJTORE. Nëse zbulohet se ai “pa dashje” donte ngapak anash,…

SHPËRNDAJE:
Read More

NËNË, për këtë festë nga larg për ty në vend të dhuratës me kurdele!

Ty, e cila më do pa kusht. Ty, të cilën kurrë nuk mund ta dua ashtu si më do ti mua. Ty, ritmi i zemrës të së cilës është e vetmja që më ka qetësuar. Ty, që nga gjaku me qumështin tënd më ke ushqyer. Ty, që më ke blerë dhe veshur me gjërat më të bukura të moshës. Ty, që më ke blerë çdo vit çantën dhe librat e shkollës. Ty, punimet e dorës të së cilës i kam futur në kornizë dhe i ruaj si trashëgimi. Ty, së…

SHPËRNDAJE:
Read More

Gratë që kanë tre ose katër fëmijë plaken më ngadalë!

  Sipas një studimi të botuar më 25 nëntor në revistën Scientific Reports, të kesh më pak se tre fëmijë përshpejton disa procese të plakjes pas menopauzës, edhe përkundër faktorëve të tjerë si mosha apo mënyra e jetesës. Shkencëtarët nga Universiteti Penn State dhe Universiteti Northwestern pohojn se shtatzënia dhe lindja kanë efekte pozitive në trupin e gruas. Për studimin, studiuesit shqyrtuan të dhënat e mbledhura midis viteve 1999 dhe 2010 nga 4,418 pjesëmarrës. Ata donin të shihnin nëse numri i lindjeve dhe nëse një grua kishte hyrë në menopauzë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Letër drejtuar nënave të reja

Nuk dua t’ju jap këshilla, thjesht dua të ndaj përvojat e mia. Përvoja, për të cilat flitet rrallë ose në mënyrë të pamjaftueshme. Më kujtohet hera e parë që erdha në shtëpi me bebin tim. Nata jonë e parë së bashku ishte krejtësisht e qetë, ajo zgjohej vetëm për të ushqyer me gji dhe vazhdonte të flinte e lumtur dhe për një kohë të gjatë. Dhe unë vetëm e shikoja atë. Duart e vogla me thonj të gjatë, hunda me majë sipër buzëve të vogla e të kuqe. Sapo më rridhnin…

SHPËRNDAJE:
Read More

(Pa)Pastërtia e shtëpisë fletë për gjendjen tuaj emocionale!

Dëshironi të jetoni në pastërti të plotë dhe nuk mund të shikoni as një thërrime të vogël në dysheme? Apo jeni nga ata që shtrihen dhe shikojn TV ndërsa gjithçka rreth tyre është një rrëmuj?   Psikologët besojnë se shtëpia jonë tregon gjendjen tonë emocionale. Ndërsa disa shijojnë një shtëpi të pastërt që thjesht duhet të shkëlqejë, të tjerët preferojnë të jetojnë në rrëmujën e tyre krijuese. Megjithatë, ka edhe njerëz që adhurojnë një shtëpi të pastërtë, por thjesht nuk kanë kohë të organizohen dhe të pastrojnë çdo ditë.  …

SHPËRNDAJE:
Read More

Valët e nxehtësisë në menopauzë dhe si t’i kontrolloni ato!

Rënie të niveleve të estrogjenit është shkak i valëve të  nxëhtësisë gjatë menopauzës. Ato mund të jenë vërtet të pakëndshme, veçanërisht kur jemi në orarin e punës. Por ato janë pjesë përbërëse e një prej fazave të jetës sonë. Jemi në punë, si çdo ditë tjetër, por befas ndiejmë se nxehtësia na pushton gjoksin, qafën dhe fytyrën. Dhe së shpejti fillojmë të djersitemi. Bëhet fjalë për valët e forta të nxehtëisë  e cila është mjaft e zakonshme tek gratë që kanë hyrë në menopauzë dhe janë në prag të daljes…

SHPËRNDAJE:
Read More

8 ekzaminime parandaluese që duhet t’i bëjë çdo grua

Kontrollet parandaluese shëndetësore janë diçka që shumë njerëz harrojnë ta bëjnë dhe ato janë me rëndësi jetësore. Ashtu si në programin tuaj keni planifikuar udhëtime për në parukier, në kinema, ashtu edhe ju duhet të planifikoni një kontroll tek mjek juaj.   Kontrolli i kolesterolit Kolesteroli i lartë mund të jetë trashëgues, kështu që nëse ka një histori familjare, jeni të kujdeshëm. Kolesteroli i lartë rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sulmit në zemër dhe goditjeve në tru. Faktorët e rrezikut janë pirja e duhanit dhe pesha e tepërt, por gjithashtu…

SHPËRNDAJE:
Read More

5 simptoma që tregojnë se menopauza po afrohet

Premenopauza përkufizohet si koha në të cilën trupi i një gruaje bën kalimin në menopauzë. Ajo fillon në fund të viteve 30 dhe zakonisht zgjat deri në mes të viteve 40. «Shenjat e para të premenopauzës zakonisht ndodhin për shkak të rënies së progesteronit»,—thotë dr. Arianna Sholes-Dagllas, pronare e Qendrës Tula Ëellness-Eestetic në Tucson, Arizona dhe autore e Mitit të Menopauzës. Ajo i paraprin menopauzës, e cila zakonisht ndodh midis moshave 45 dhe 55 vjeç. Simptomat e saj, si edhe ato të menopauzës, nuk janë të këndshme, por ato janë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Nuk e dini sa shumë dhemb mungesa e një fëmije

Nuk e dini sa shumë dhemb diagnoza e N97. Nuk e dini sa e vështirë është të dëshirosh një fëmijë çdo ditë. Sa e vështirë është të mos dorëzohesh, kurrë. Sa e vështirë është t’i shpjegosh dështimet. Nuk e dini  sa dhemb një test negativ. Nuk e dini sa e frikshme është të imagjinosh veten me një bark shtatzënë, të fantazosh. Sa e vështirë është të pyesësh veten çdo ditë: Kur do të ndodh? Nuk e dini sa kushton një procedurë IVF. Sa shpresë, besim dhe forcë nevojitet. Sa dashuri…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ja përgjigja përse zgjodha mjekësinë, gjinekologjinë dhe obstetrikën

  Në Greqinë e lashtë, gratë e kishin të ndaluar të studionin mjekësinë. Agnodice, një vajzë e re, preu flokët dhe e maskuar si djalë, hyri në Aleksandri. Pasi përfundoi arsimin e saj mjekësor, ajo dëgjoi britmat e një gruaje me dhimbje të lindjes ndërsa po ecte rrugëve të Athinës. Megjithatë, gruaja, e cila kishte dhimbje nuk donte që Agnodice ta prekte sepse mendoi se ai ishte një burrë. Agnodice i dëshmoi asaj se ajo ishte një grua pa e parë askush dhe e ndihmoi atë të lindte. Kjo ngjarje…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kanceri i gjirit

Fondacioni Ndërkombëtar për Kërkimin e Kancerit (World Cancer Research Fund International) kohët e fundit publikoi një Raport mbi lidhjen midis dietës, mënyrës së jetesës dhe aktivitetit fizik me shfaqjen e kancerit të gjirit. Raporti mori të dhëna nga 119 studime të kancerit të gjirit me 12 milionë gra dhe gjithsej rreth 260,000 raste të kancerit të gjirit, dhe ky raport përfaqëson seksionin më të madh, më të rreptë dhe më serioz të kërkimit në lidhjen midis shfaqjes sw kancerit të gjirit dhe disa zakoneve të jetesës. Raporti vuri në dukje…

SHPËRNDAJE:
Read More