Kur një grua është shtatzënë, qelizat e frytit udhëtojnë në gjakun e saj dhe më pas qarkullojnë përsëri te fryti. Kjo quhet “mikrohimerizëm fetal”. Dhe kështu për 41 javë qelizat qarkullojnë dhe udhëtojnë nëpër placentë në të dy drejtimet, dhe pas lindjes së foshnjës, shumë prej këtyre qelizave mbeten në trupin e nënës, duke lënë gjatë gjurmë në inde, kocka, tru dhe lëkurën e nënës, dhe shpesh qëndrojnë atje për dekada. Çdo fëmijë që ka pasur një nënë do të lërë një shenjë të ngjashme në trupin e saj. Edhe…
Author:
TË USHQYERIT ME GJI GJATË NATËS E DREJTË APO ?
Shkruan: Dr.Ismail Lutolli specialist Pediater subspecialist Dijetolog-Nutricionist Subspecialist Hematolog Onkolog Subspecialist Gastro-entero hepatolog Dilema e zgjimit për të ushqyer foshnjën e porsalindur gjatë natës është mjaft e përhapur. Pyetjet e shpeshta por edhe përfundimet janë: – Mjaft po e ushqen me gji gjatë ditës, natën vendose në biberon se e shkatërrove vehten? – Le të flejë se gjumi natën i bën më shumë dobi sesa gjiri juaj ; – e shikon si je bërë kockë e lëkurë dhe ende po provon ta ushqesh natën, fli dhe vazhdo në mëngjes…
Gjidhënja dhe ilaçet
Shkruan: Dr.Ismail Lutolli Spec Pediatër Në rast se nëna është me grip, a lejohet që ta ushqejë fëmijën me gji ? Mjeku më ka përshkruar antibiotik si të veprojë ? Cili është kujdesi që duhet të ketë nëna dhe cilat sqarime duhet të kërkojë nga mjeku ? Fillimisht, nuk është e tepërt të ripërserisim atë që sot njihet në rrethet mjekësoro – shkencore dhe është e njohur edhe në praktikë, se qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë, më i plotë dhe më i dobishmi për foshnjat. I domosdoshëm…
Recepti që shkatërron KOLESTEROLIN dhe frikëson KANCERIN, zvogëlon BELIN dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e SPERMATOZOIDËVE!
Shkruan: Dr. Samire Ademi Lutoli Gjinekologe – Obstetre Arrat shpesh mund të gjenden në listën e ushqimeve jo të shëndetshme. Për arrat e përpunuara në fabrikë ose të skuqura, të kripura ose të zhytura në çokollatë, kjo deklaratë është e vërtetë, por nëse janë të papërpunuara dhe lëndë e parë, ato janë një fidanishte e vërtetë e shëndetit. Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition vërtetoi se marrja e arrave për organizmin nuk duhet të jetë e kufizuar. Gjegjësisht, personat që konsumojnë arra në baza ditore ose…
Cili është shkaku i rritjes së enzimave-transaminazave?
Pyetje: Ju lutem a ka mundësi një përgjigje nga mjeku hematolog. Djali im ka nivele të larta të transaminazave ASTL, ALT dhe LDH, për 2 javët e fundit, çfarë shkakton rritjen e tyre në analizën e gjakut dhe çfarë duhet bërë? Përgjigje: Përshëndetje! Nëse një test i funksionit të mëlçisë zbulon rritje të enzimave të mëlçisë-transaminasave , është e nevojshme që mjeku hematolog të kërkojë teste shtesë për të përcaktuar dhe trajtuar sëmundjen e mundshme apo problemin shëndetsor që është shkaku i rritjes së enzimave-transaminazave. Rritja e transaminazave është një…
A mund ta vendos spiralen dhe cilat janë komplikimet e mundshme dhe kundërindikacionet?
Pyetje: A ka vite specifike në të cilat rekomandohet spiralja? Unë jam gjithashtu e interesuar të di se si vendoset, si dhe cilat analiza duhet të bëhen para vendosjes? Cilat janë komplikimet e mundshme? Përgjigje: Pajisja intrauterine, ose siç I themi ndryshe në popull spirale, është një lloj kontracepsioni e cila është një cope plastike – spirale që vendoset brenda zgavrës së mitrës. Një pjesë e saj mund të jetë e veshur bakër (spirale bakri) ose është e mbështjellë me në një cilindër hormonal (spirale hormonale). Në varësi të llojit,…
SI TA NDIHMOJMË NJË FËMIJË ME MBIPESHË ( OBEZ ) ?
Dr Ismail Lutolli subspecialist Dijetolog-Nutricionist Kur një fëmijë quhet obez ? Cilat janë arsyet e mbipeshës tek fëmijët ? A mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore mbipesha tek fëmijët ? Gjidhënja dhe mbipesha ndërlidhja në mes tyre ? Fëmijët mbipeshë më nuk janë një gjë e jashtëzakonshme tek ne. Mjafton një shëtitje në qendrat tregtare apo në qendër të qytetit dhe do shikosh përplot fëmijë me mbipeshë. Dëshira e prindërve për t’i ushqyer pa kontrollë dhe me ushqime të dëmshme, është kthyer në një rutinë duke shkaktuar mbipeshë…
Disa hapa ndihmues për shëndetin mendor!
Shëndeti mendor është baza e mirëqenies jetësore, andaj aq sa është i rëndësishëm, po aq kërkon vëmendje.Gjithësecilit i duhen këshilla për të mbajtur balancin mes nervozës dhe qetësisë; Më poshtë do ju ofrojmë disa hapa shumë ndihmues për këtë balancim tejet të nevojshëm.1. Njih veten tënde-Askush nuk është i përsosur, mos shfaq lakmi në gjërat e të tjerëve, fokusohu tek vetja dhe rrit pritshmëritë për veten.2. Flit për problemet-Shumë gjëra nisin gjatë bisedës, andaj biseda me një person të besueshëm është jetike për lehtësimin e barrës së problemit.3. Qëndro aktiv-Qëndrimi…
PËRPARSITË E GJIDHËNJËS TE FËMIJËT ME SINDROM DOWN
Shkruan: Dr.Ismail Lutolli Spec Pediatër Të ushqyerit me gji për një nënë me fëmijë me sindrom Dawn duket i pamundur, por jo i parealizuar. Fëmijët me sindrom Dawn kanë nevojë edhe më të madhe për qumështin e nënës se sa fëmijët e zakonshëm. Disa nga përparsitë janë: Gjidhënja luan rol esencial në mbrojtjen imunitare. Përmes gjidhënjës ulen reaksionet alergjike. Ulë infeksionet në organet e frymëmarrjes. Përmes gjidhënjës përforcon muskujt e gojës dhe gjuhës që kanë shumë rëndësi në zhvillimin e të folurit. Gjidhënja pakëson problemet e traktit tretës. Gjidhënja…
Helmimi nga ushqimi dhe uji – çka duhet të dimë dhe si të veprojmë!?
Kur flasim për helmimin ushqimor, duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me një term shumë të gjerë, që përfshin më shumë se 250 lloje sëmundjes të shkaktuara nga patogjenë të ndryshëm, përfshirë salmonelën, E.coli dhe rotavirusin. Këta patogjenë mund të shkaktojnë shkallë të ndryshme të simptomave si diarre, nauze dhe të vjella. Sa kohë i duhen simptomave të shfaqen pasi jemi helmuar? Kjo varet nga lloji i patogjenit që ka kontaminuar ushqimin apo ujin, sa shumë kemi ngrënë dhe nga sistemi imunitar individual i gjithsecilit. Psh, helmimet ushqimore…
Vajza ime 6 vjeçare nuk dëshiron t’i bëj detyrat e shtëpisë?
Pyetje: Unë kam një vajzë në klasë të parë, ajo është 6 vjeç, shqetësimi im është se priton shumë me i bo detyrat e shtëpisë, duket sikur ka frikë nga detyrat e shtëpisë dhe shpërqëndrohet shumë lehtë. E dërgoj në një kurs të gjuhës angleze pas shkollës, por e shoh që detyrat e shtëpisë janë shumë të mërzitshme për të. Është fëmija im i parë, ndoshta nuk po di qysh me vepru? Përgjigje: Përshëndetje! Fëmija është në klasë të parë, dhe ka ndryshuar stilin e jetës, ndaj duhet të keni…
Si të mësojmë fjalët e para dhe të reja në det?
Pyetje: Si të mësojmë fjalët e para dhe të reja në det? Përgjigje: Padyshim që pushimet janë kohë që të gjithë e presin që gjatë atyre ditëve të relaksohen, argëtohen, shijojnë momentet e mrekullueshme me familje por pse të mos e zbukurojmë ende pushimin me fjalët e para dhe të reja të vogëlushëve tanë duke luajtur në plazh. Mund të emërtoni gjërat që shikoni, prekni, dëgjoni, nuhatni, shijoni. Emërtoni gjërat që shihni dhe prekni ato, si: kapela, syzet, rëra, uji, topi, kova, lopata, kostumi i notit, kremi i diellit,…
A mund të përdori rrëmojsen për të larguar grimcat e ushqimit në mes të dhëmbëve?
Pyetje: A mund të përdori rrëmojsen për të larguar grimcat e ushqimit në mes të dhëmbëve? Përgjigje: Nëse jeni një nga ata persona që e kanë këtë shprehi të përdorimit të rrëmojsës për të hequr mbetjet e ushqimit në mes të dhëmbëve atëherë zëvendësoje perdorimin e rrëmojsës me përdorimin e fillit dentar. Ja arsyet pse nuk preferohet përdorimi i rrëmojsës: Rrit rrezikun e infeksioneve. Nuk është efikase. Rrit hapësirat midis dhëmbëve. Këto janë vetëm disa nga problemet që ju mund të keni. Për të diskutuar më shumë rreth kësaj teme, lini…
Këshilla rreth gjidhënies
Çka duhet të veproni para lindjes; Si ta ushqeni bebin; Kontakti që lidh shpirtërisht Nënën me fëmiun Të gjithë kemi dëgjuar mbi përfitimet e pafund të qumështit të gjirit për bebin. Duke filluar nga posterët në spitale e në çdo klinike apo konsultore. Por kur bëhet fjalë te dhënia gji bebit ekskluzivisht për 6 muajt e rekomanduar (dhe 6 e më shumë të tjerë, por shoqëruar me ushqim bebi) rastet e suksesit nuk janë gjithëherë të kënaqshme. Pra përse është kaq e vështirë të realizohet diçka që të gjithë e…
Çka është albinizmi, sa i rrezikshëm është, kur konstatohet një person si albinist?
Albinizmi është një grup i rrallë i çrregullimeve gjenetike që i shkaktojnë lëkurës, flokëve apo syve të kenë më pak ngjyrë ose aspak ngjyrë. Albinizmi është i lidhur edhe me problemet e shikimit. Zakonisht më pak ngjyrë nënkuptojmë skajin e fundit të ngjyrave, bardhë dhe zi, në rast se një person është me albinizëm, atëherë kemi të bejmë me një pamje tejet të rrallë, në dukjen e qenies njerëzore. Flokët, vetullat, qerpikët, dhe çdo pjesë riprodhuese e qimeve tek këta persona merr ngjyrë të bardhë, derisa automatikisht pjesa e trupit…