Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), 387 milionë njerëz në botë vuajnë aktualisht nga diabeti dhe çdo shtatë sekonda një person vdes nga diabeti. Vlerësohet se kjo shifër do të rritet në 592 milionë në 20 vitet e ardhshme. Diabeti tek fëmijët – shkaku Diabeti tip 1 është forma më e zakonshme e diabetit që shfaqet tek fëmijët: nga 90 deri në 95% e fëmijëve nën moshën 16 vjeç që kanë diabet, kanë diabet të këtij lloji. Diabeti shfaqet për shkak të paaftësisë së pankreasit për të prodhuar insulinë. Diabeti…
Author:
Pse ndërhyrja e hershme tek fëmijët me autizëm?
Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste Njerëzit shpesh befasohen kur dëgjojnë që trajtimi i autizmit mund të fillojë qysh në moshën 18 muajshe. Pse kaq herët?” Autizmi mund të zbulohet tek një fëmijë qysh në moshën 16 – 18 muaj. Një diagnozë e saktë e çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të bëhët me besueshmëri edhe në 18 muaj. Nga këndvështrimi i neuroshkencës, ka prova dhe studime të shumta mbi neuroplasticitetin – nëse ndërhyjmë herët, kemi një shans më të mirë për të ndryshuar trurin në zhvillim. Kjo është një…
Pavarësisht se kush jeni apo ku jetoni, kanceri i gjirit mund të prekë jetën tuaj
Është e nevojshme të kuptoni shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit, rrezikun e kancerit të gjirit dhe çfarë është normale për ju, në mënyrë që të mund të veproni nëse ka ndonjë ndryshim në gjoksin tuaj ose në zonat e nënsqetullave../natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Kanceri i gjirit dhe një gotë alkool është shumë
Shkruan: Dr.Samire Ademi Lutolli Gjinekologe – Obstetre Fondacioni ndërkombëtar i kërkimeve për kancerin (World Cancer Research Fund International) publikoi kohët e fundit një raport mbi lidhjen midis dietës, stilit të jetesës dhe aktivitetit fizik me shfaqjen e kancerit të gjirit. Raporti morri të dhënat nga 119 studime të kancerit të gjirit dhe mbulon 12 milionë gra dhe gjithsej rreth 260,000 raste të kancerit të gjirit. Raporti deri tani paraqet studimin më të madh, më të rreptë dhe më serioz të kërkimeve midis lidhjes së paraqitjes së kancerit të gjirit…
Fëmija 4 vjeçar flet pak, sa duhet te jetë zhvillimi i të folurës për këtë moshë?
Pyetje: Përshëndetje, kam djalin 4 vjeçar dhe më shqetëson e folura e tij. Flet me fjalë shumë shkurt dhe i shmanget sa më shumë të folurës, nuk më tregon dhe qka ka bërë në kopsht, ka tendencën të pêrsëris fjalët e fundit që dëgjon nga ne. Do të dëshiroja të di se qka është normale për këtë moshë dhe a duhet të ndërhyj logopedi në këtë stad që ështe djali im? Përgjigje: Përshëndetje, fëmijët 4-vjeçarë duhet të kenë një fjalor më të pasur dhe të lidhin fjali me 4…
Djali im nuk rrin pa mua në klasë dhe nuk luan me fëmijët, çfarë të bëjë?
Pyetje: Përshëndeje! Djali im i bënë 6 vjeç tash në muajin tetor dhe është në parashkollor, problemin të cilin ai e ka është sepse nuk qendron i vetëm në klasë, nuk afrohet me fëmijët e tjerë gjatë aktivitetit, në përditshmëri luan me fëmijët e tjerë por në shkollë nuk rrin i vetëm. Si natyrë e fëmijës është shumë agresiv dhe gjithmonë ka fituar plotësimin e dëshirave me të qara me të bërtitura, si fëmijë i parë në familje është më lazdrani por mua më shqetëson agresiviteti i tij dhe mos…
A keni shikim të përsosur? Cili është numri më i lartë që shihni?
Sa shpejt mund të pikasni numrin më të lartë në listën më poshtë? Testoni shikimin dhe fuqinë e vëzhgimit! A keni aftësitë e fundit të fuqisë? Ky test i thjeshtë do t’ju japë përgjigjen! Më poshtë është një grumbull numrash, dhe detyra juaj është të gjeni dhe të klikoni mbi numrin më të madh! /natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Fëmijët kurrë nuk i kanë dëgjuar të rriturit, por gjithmonë i kanë imituar
“MOS I EDUKONI FËMIJËT, ata gjithsesi do të jenë si ju. EDUKONI VETEN”. Fjalë e urtë angleze. …… Një baba krenar i mori dy djemtë e tij për të luajtur mini golf. Kur shkuan te shitësi i biletave, ai pyeti: – Sa kushton bileta? Shitësi u përgjigj: – Tre dollarë për ju dhe tre dollarë për një fëmijë mbi gjashtë vjeç. Fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç hyjnë pa pagesë. Sa vjeç janë fëmijët tuaj? Babai u përgjigj: “Njëri ka tre dhe tjetri shtatë, kështu që do të paguaj gjashtë…
Dialogu mes qenit dhe ujkut!
Qeni dhe ujku po flisnin, dhe ujku pyeti qenin: – Vëlla, si i sheh njerëzit? Qeni u përgjigj: – E çuditshme, kur urrejnë dikë, thonë “qen bir qeni” Ujku e pyeti: – A i kafshon fëmijët e tyre? Qeni iu përgjigj me vendosmëri: – Jo, në asnjë mënyrë! Ujku: A i ke tradhtuar ndonjëherë? Qeni: – Jo, kurrë! Ujku: A do t’i mbroje nëse dikush do ti sulmonte? Qeni: – Po, me jetë! Ujku: E si e quajnë njerëzit një burrë të guximshëm dhe të zgjuar? Qeni: – Thonë se…
Fëmijët dhe ekranet – A është koha për një detoksifikim digjital?
Fëmija mesatarisht shpenzon 7 orë në ditë duke qëndruar pranë ekraneve, qoftë kompjuter, celular, tablet apo televizor. Është një kohë shumë e gjatë, veçanërisht kur koha e rekomanduar është deri në dy orë në ditë. Foshnjat tashmë dinë të përdorin celularin që nga mosha 8 muajshe dhe 90 për qind e parashkollorëve zgjedhin vetëm përmbajtje mediatike. Në një artikull që ajo shkroi për Psychology Today, Dr. Victoria L. Dunckley diskuton të gjitha mënyrat se si koha e tepërt para ekranit ndikon tek fëmijët. Përveçse fëmija bëhet i varur, i lodhur…
SI TË ULIM TEMPERATURËN NË SHTËPI – METODA FIZIKE
Nga: Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediater Një metodë shumë efektive dhe e rekomanduar e uljes së temperaturës është që ta pastroni fëmijën me ujë të vakët,në vaskë ose përmes dushit e pastroni ngadalë dhe në këtë mënyrë shkaktoni uljen e temperatures,pastrimi duhet të zgjatë 15 deri 20 min. Vendosja peshqirëve te lagur në trupin e foshnjes apo fëmijës suaj. Peshqirët duhet të ndërrohen cdo 5 deri 10 min. Në asnjë mënyrë, nuk bën të fërkohet lëkura e fëmijës me alkool për të ulur temperaturën, pasi alkooli mund të kaloëj barrierrën…
Nëse zgjedhni për bashkëshorte një grua të punësuar!
Nëse zgjedhni një grua të punësuar, duhet të pranoni që ajo nuk mund të drejtojë shtëpinë me kohë të plotë. Nëse zgjedhni një amvise që mund të kujdeset për ju dhe të menaxhojë plotësisht shtëpinë, do të duhet të pranoni që nuk merr para dhe këtë duhet ta bësh vetëm. Nëse zgjedhni një grua të nënshtruar, duhet të pranoni që varet nga ju. Nëse zgjedhni të jeni me një grua të guximshme, duhet të pranoni që ajo është e pavarur në pikëpamjet e saj. Nëse zgjedhni një grua të bukur,…
Një liqen në mes të detit – Një mrekulli e Krijimit ku uji arrin mbi 30 gradë
Liqeni quhet Mir dhe me peizazhin përreth duket i mrekullueshëm. Parku Natyror Telashqica është një gji në pjesën juglindore të “Dugi otok”.Ai përfshin një nga gjiret më të mëdhenj dhe më të bukur të detit Adriatik, me ishuj të shumtë, shkëmbinj piktoreskë dhe gjire. Në bregun perëndimor gjendet liqeni i Mirit, i cili është më i kripur se deti – që është për shkak të kanaleve nëntokësore përmes të cilave lidhet me detin. Kripësia e tij është përgjithësisht më e lartë se deti përreth, si për shkak të mbylljes së…
Temperatura e lartë tek femijët
Nga Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediater Temperatura e lartë tek fëmijët nga prindërit zakonisht shihet si një ngjarje dramatike që tregon një sëmundje serioze të një fëmije. Shpesh gjendja është alarmante edhe kur termometri tregon 37.2 gradë C. E tërë kjo përcillet me rrëfimet e mëposhtme : “Fëmija im ka ethe dhe kanë filluar para një orë” ose “gjithë ditën duke luftuar me temperaturu të lartë kemi frikë natën” , “ne e ulëm temperaturën por për 1 orë u rikthye prapë”, “ kam frikë që fëmija im do ketë konvulsione…
A mundet pastrimi i gurëve të dëmtoj dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve?
Pyetje: Përshëndetje! A mundet pastrimi i gurëve të dëmtoj dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve? Përgjigje: Pastrimi i gurëve është plotësisht i sigurtë dhe nuk mund të dëmtoj mishërat ose dhëmbët. Kur ka gurë ka edhe pezmatim të mishërave të dhëmbëve. Gjakderdhja spontane dhe e provokuar është shenjë e pezmatimit të mishërave të dhëmbëve. Pastrimi i gurëzve është hap i rëndësishëm për trajtimin e këtij inflamacioni andaj gurët duhet të pastrohen rregullisht sepse guri ka dy veprime atë direkt duke shkaktuar kompresion në mishëra të dhëmbëve dhe zhveshje të dhëmbëve,…