SI TË ULIM TEMPERATURËN NË SHTËPI – METODA FIZIKE

Nga: Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediater

  • Një metodë shumë efektive dhe e rekomanduar e uljes së temperaturës është që ta pastroni fëmijën me ujë të vakët,në vaskë ose përmes dushit e pastroni ngadalë dhe në këtë mënyrë shkaktoni uljen e temperatures,pastrimi duhet të zgjatë 15 deri 20 min.
  • Vendosja peshqirëve te lagur në trupin e foshnjes apo fëmijës suaj. Peshqirët duhet të ndërrohen cdo 5 deri 10 min.
  • Në asnjë mënyrë, nuk bën të fërkohet lëkura e fëmijës me alkool për të ulur temperaturën, pasi alkooli mund të kaloëj barrierrën e lëkurës dhe mund të jetë shume i dëmshëm për organizmin e foshnjës apo fëmijës suaj.Gjithashtu, përdorimi i alkoolit për fërkim të lëkurës ,shkakton ngushtimin e enëve të gjakut në periferi dhe për pasojë nuk do kemi mundësi të shkaktojmë uljen e mëtejshme të temperaturës.
  • Hidratimi i mjaftueshëm i foshnjës ose fëmijës ,pra marrja e lëngjeve në sasi sa më të mëdha.Në rastet me temperaturë të lartë të trupit, trupi humbet më shumë lëngje, kështu që është e nevojshme për të pirë shumë lëngje dhe për të shmangur dehidrimin. Uji është hidratuesi më I mirë, por nëse nuk mund ta bindni fëmijën tuaj që të pijë ujë, nxiteni që të marrë, çaj dhe lëngje tjera.
  • Ajrosja e dhomës- temperatura e dhomës nuk duhet të jetë më e lartë se 22 ° C.
  • Zhvisheni fëmiun nga veshjet e tepërta. Rekomandohen rrobat e materialeve natyrale (pambuku) që thithin lagështi dhe lehtësojnë eliminimin e ngrohjes së tepërt të organizmit.
  1. b) BARNAT – PREPARATET
  • Ato jepen nëse temperatura tejkalon 38 -38.5 ° C .
  • Zgjedhja e parë është Paracetamoli, i cili aplikohet në formën e supozitorëve dhe sirupeve, në një dozë prej 10 mg për kilogram të masës trupore.Veprimi fillon brenda 30 minutash, intervali është 4-6 orë. Doza maksimale ditore është 40-60 mg / kg e peshës trupore të ndarë në 3-4 doza.
  • Kujdes nga përdorimi i Paracetamolit me shije dredhëze pasi mund të provokoj alergji te foshnja juaj.
  • Një tjetër ilaç është Ibuprofeni dhe administrohet me një dozë prej 5-10 mg për kilogram të peshës trupore, çdo 6-8 orë.

Para se të niseni për vizitë të mjeku juaj, patjetër sigurohuni që i keni dhënë terapinë e duhur fëmijës suaj, pasiqë rruga deri te mjeku mund të shndërrohet në një “traumë” të vërtete nëse fëmiu përjeton konvulzione (ngërqe) derisa të mbërrini tek mjeku./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts