Të gjithë duan ta mbajnë fëmijën, por kush e mban nënën?

Ne përpiqemi t’i rrisim fëmijët në mënyrë që ata të ndihen të lumtur dhe të dashur. Ne si nëna japim maksimumin. Por në gjithë këtë mision nënave i duhet ndihma, përkrahja si dhe kujdesi.

Ditën që linda djalin tim të parë, u bëra nënë. Hyra në amësi plot entuziazëm – ndjeva se kjo ishte ajo që duhej të isha. Kur u kthyem nga spitali, shtëpia jonë u mbush me njerëz si kurrë më parë. Një fëmijë sjell emocione përreth gjithësesi.

Dhe po, të gjithë donin ta mbanin fëmijën. Më pëlqente t’i shikoja ata që e mbanin, e përkëdhelnin dhe i jepnin gjithë dashurinë e botës. Unë isha shumë krenare.

Pasi linda fëmijën tim të tretë, personi i parë që takoi anëtarin më të ri të familjes sonë ishte vjehrra ime. E pashë të dashurohej me fëmijën tim dhe kjo më bëri përsëri shumë krenare.

Ajo vrapoi drejt meje dhe më tha: “Oh, më vjen shumë keq! Nuk e di nëse të kam thënë, por ju keni bërë një punë të shkëlqyer, mami! Jam shumë krenare për TY! TI e bëre këtë fëmijë, si ndihesh? je mirë?”

Edhe unë jam e rëndësishëm. Edhe unë jam e vlefshëme. Unë jam e gjithë bota e foshnjës dhe kam nevojë të më vënë re që të mos humbas.

Fjalët e vjehrrës për mua kishin shumë rëndësi. Me gjithë emocionet që kisha, edhe unë duhej të shihesha. Më duhej dikush që të më mbante. Nuk kam nevojë për shumë vëmendje, dua që njerëzit të jenë me fëmijën tim, por ndonjëherë kam nevojë për dikë që të kujdeset edhe për mua.

Foshnja nuk do të kujtojë se kush e mori për herë të parë në krahë, por nëna do të kujtojë se kush u kujdes për të.

Kam dëgjuar duke thënë se duhet një shoqëri për të rritur një fëmijë, por mendoj se duhet edhe një shoqëri e tërë për të rritur një nënë. Mëmësia është gjithmonë një përvojë e re – qoftë fëmija juaj i parë apo i tretë.

Mëmësia mund të jetë e frikshme, rraskapitëse, e lodhshme dhe aq shumë e vështirë.

Është në rregull të kërkoni ndihmë, mund të jetë vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë. Një nënë e fortë nuk është ajo që nuk kërkon kurrë ndihmë, por ajo që kupton kur ka nevojë për ndihmë dhe ka guxim të mjaftueshëm për ta kërkuar atë.

Njerëz që mund të na mbështesin, të na bëjnë të qeshim, të na duan, të na thonë se janë aty për ne dhe të na buzëqeshin. Na duhet vetëm dikush që të kujdeset për ne.

Dhe gjëja e mrekullueshme në gjithë këtë rrugëtim është ai sistem mbështetës nga miqtë tanë dhe antarët e familjes.

I huaji në dyqanin ushqimor që na jep një buzëqeshje kur fëmija juaj qan.

Stafi i kopshtit që qetëson fëmijën tuaj kur e lini, janë pjesë e atyre që ju mbështesin.

Një mike që vjen për t’u kujdesur për foshnjën tuaj që ju të bëni një dush në qetësi.

Para se të lindja, nuk e kuptoja se sa e rëndësishme është që dikush të mbajë edhe nënën, por tani fare mirë e kuptoj rëndësinë për t’u kujdesur edhe për nënën./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts