Rregulli “tre minutësh” i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës

“Tre minuta” është një rregull i artë për të cilin flasin psikologët. Ata thonë se ky rregull ndikon shumë për ndjenjën e sigurisë të fëmijës tuaj. Gjithashtu, kjo më vonë do të ndikojë në aftësitë e tij në moshën madhore.

Një ndjenjë sigurie

Ekspertët shpjegojnë se cilësia e kohës të cilën e kaloni më fëmijën tuaj që nga fëmijëria e hershme deri në moshën e adoleshencës, ndikon në zhvillimin e ndjenjës së sigurisë dhe lidhjes me ju. Kjo është arsyeja pse ata ju këshillojnë të kaloni “tre minuta” me ta dhe t’ua bëni të ditur se ju kanë munguar, se jeni të interesuar ta dini se si e kanë kaluar ditën.

Duke zbatuar këtë rregull “tre minuta”, prindërit do ta mbjellin një ndjenjë sigurie dhe besimi tek fëmija i tyre që mund të ketë rezultate pozitive afatgjata në moshën e rritur. Çdo takim me fëmijën tuaj të ishte sikur nuk e keni parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, pavarësisht se mund të ishit të ndarë vetëm për 10 minuta.

 

 

Komunikim me gjuhën e trupit

Pozicioni i trupit tuaj kur i drejtoheni fëmijës si dhe kontakti me sy është gjithashtu i rëndësishëm. Psikologja thekson se është shumë e rëndësishme të jesh në të njëjtin nivel me sytë e fëmijës dhe të kalosh tre minutat e para në komunikim përmes gjuhës së trupit. Këto janë momentet kur takoheni për herë të parë pasi është kthyer nga shkolla apo kopshti.

Në komunikim me fëmijën mos insistoni në përgjigje me çdo kusht, nëse në ato momente nuk dëshiron t’ju tregojë për ditën e tij të kaluar në kopsht apo shkollë. Fëmijëve u pëlqen të flasin për përvojat e tyre para gjumit kur jeni me të në shtrat, është koha kur ai ndihet i sigurt për t’i ndarë me ju përvojat e tij./natalmedia.com

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts