Si ta njohim fobinë nga shkolla?

Disa nga simptomat shfaqen në formën e dhimbjes së kokës, dhimbje stomaku, të përziera, marramendje dhe dhimbje shpine.

Fobia nga shkolla nuk është një diagnozë specifike, por një entitet klinik që përfshinë ankthin dhe sjelljen shmangëse të lidhura me shkuarjen ose qëndrimin në shkollë, e cila mund të ndodhë në çdo kohë gjatë shkollimit. Më shpesh bëhet fjalë për ankthin social tek fëmijët dhe adoleshentët. Ata mund të kuptojnë se frika e tyre është irracionale ose e paarsyeshme, por ndihen të pafuqishëm për t’i kapërcyer barrierat

 

Gjendje emocionale

Frika nga notat e dobëta, konflikti me shokët e klasës, frika për të bërë një gabim eventual apo qortim nga mësuesi, qoftë edhe vetëm një nga këto probleme mund ta vështirësojë në mënyrë të papërballueshme jetën e nxënësit. Fëmijët të cilit janë të ndjeshëm emocionalisht kanë shpesh dhimbje koke, dhimbje barku dhe të përziera. Fëmija nuk shkon në shkollë sepse përjeton frikë të vërtetë.

Zakonisht është frika e ndarjes nga prindërit, me të cilët është lidhur fëmija i cili është në ankth. Fobia e shkollës fillon me ankesa të paqarta për shkollën ose ngurrim për t’i ndjekur mësimet, si shkak i kësaj gjendje simptomat e vërteta mund të shfaqen më vonë. Në fillim, këto janë simptoma jo specifike për një fobi sociale në formën e dhimbjes së kokës, dhimbjes së stomakut, të përzierave, marramendjes dhe dhimbjes së shpinës.

Por më pas gjendja emocionale dhe fizike e fëmijës bëhet e tillë sa që ja pamundëson shkuarjen në shkollë. Si rezultat, fëmija mbetet prapa me mësime, mesatarja e notës i bie, kontaktet me miqtë rallohen.

Ka edhe arsye tjera të cilat e përkeqësojnë gjendjen emocionale të fëmijës si: largimi nga prindërit, konfliktet mes nxënësve dhe mësuesve,  fëmijët nuk kanë aftësi për t’i kapërcyer situatat stresuese dhe pengesat, apo për t’i menagjuar emocionet, kjo mund të rrisë ankthin e tij dhe të përfundojë në lot ose në shpërthim zemërimi.

 

Psikoterapi e domosdoshme

Ndodh edhe e kundërta, fëmijët mund të bëhen letargjikë, apatikë. Në këtë rast, shpesh është e nevojshme psikoterapia afatgjate, si dhe metoda të tjera të trajtimit nga profesionistët e fushës të cilët do ta ndihmojnë fëmijën të përballet më lehtë me problemet e tyre emocionale.

Si të trajtohet

Trajtimi kërkon një qasje multidisiplinare që përfshin bashkëpunimin e psikiatërve, psikologëve, prindërve, mjekëve dhe, nëse është e nevojshme, qendrës për mirëqenie sociale. Prindërit shpesh kërkojnë ndihmën profesionale pasi gjendja përkeqësohet dukshëm, por ky është një gabim i madh. Sa më shpejt që fëmija të marrë ndihmën profesionale, aq më shumë rriten gjasat që situata të përmirësohet shpejt dhe të keni nën kontrollë gjendjen emocionale. Ajo që vlenë të ceket: “Inkurajoni fëmijët tuaj, shpërbleni dhe lavdëroni për çdo sukses të tyre”.

Besoni fëmijës tuaj!/natalmedia.com

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts