Një mbret kishte dhjetë qenë të egër

Nëse një nga shërbëtorët bënte një gabim, ai ua hidhte qenve për ta ngrënë.

Një ditë, një nga shërbëtorët më të vjetër bëri diçka të gabuar.

Mbreti urdhëroi që ta hidhnin te qentë. Shërbëtori i tha: “Të kam shërbyer dhjetë vjet, të lutem më jep dhjetë ditë para se të më hedhësh te qentë?”

Mbreti ia dha dhjetë ditë.

Në qeli, shërbëtori i tha rojës se do të donte t’u shërbente qenve për dhjetë ditët e ardhshme. Roja pranoi dhe shërbëtori mund t’i ruante qentë, t’u pastronte shtëpizën dhe t’i lante me dashuri.

Kur kaluan dhjetë ditë, mbreti urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qentë si ndëshkim.

Kur e nxorrën, të gjithë u habitën kur panë qentë e egër dhe të zemëruar që lëpinin këmbët e shërbëtorit!

Mbreti, i hutuar nga ajo që pa, tha:

“Çfarë ndodhi me qentë e mi?”

Shërbëtori u përgjigj:

“Unë u kam shërbyer qenve vetëm dhjetë ditë dhe ata nuk i kanë harruar shërbimet e mia. Unë të kam shërbyer dhjetë vjet zotëri, harrove gjithçka në gabimin tim të parë”.

Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe e urdhëroi shërbëtorin të kthehej në detyrë.

Dedikuar për të gjithë ata që kanë harruar fjalën e bukur: “FALENDERIM”.

Harrojnë të mirat që ka bërë njeriu dhe sapo gabon për herë të parë dhe e gjykojnë./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts