Disa nga njerëzit më inteligjentë, burra dhe gra, që unë e di se nuk ishin studentët më të mirë, nuk i kishin të gjitha pesa, nuk arrinin të kalojnë testet me pikë maksimale – përkundrazi, morën nota të dobëta dhe nuk ishin model për të tjerët… Më vonë në jetë ata u bënë sipërmarrës të suksesshëm, arkitekt, tregtarë, dhe notat e dobëta në shkollë nuk i penguan ata të arrijnë qëllimin e tyre dhe të shkëlqejnë në atë që bëjnë.
Për shembull, Ajnshtajni u përjashtua nga shkolla e mesme.
Një nga piktorët më të mëdhenj të botës, Salvador Dali, nuk i toleronte autoritete dhe nuk lejonte askënd të gjykonte veprat e tij.
Në shkollë, John Lennon konsiderohej një klloun, një rast i pashpresë dhe një shembull i keq për studentët e tjerë.
Stephen Hawking, një fizikan gjenial, ishte një nga nxënësit më të dobët dhe asgjë nuk e interesonte atë përveç dy ose tre lëndëve, ndër të cilat ishte fizika, të cilën ai e donte me passion.
Pra, le t’i ndihmojmë fëmijët të mos besojnë se notat përcaktojnë vlerën e tyre. Le t’i ndihmojmë ata të mos përjetojnë stres nëse nuk marrin një notë maksimale. Ata mund të dështojnë dhe kjo nuk do të thotë se nuk janë të zgjuar ose më pak të vlefshëm.
Tek çdo fëmijë ekziston një talent që shpesh mbytet nga një sistem i keq arsimor dhe edukimi i gabuar./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”