Kupton që nuk je më fëmijë. Sado vjeç të jesh, nuk je më fëmija i dikujt. Ai që ju do pa kushte nuk jeton më.
Shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm se prindërit tanë janë njerëz krejt të zakonshëm me dobësi të zakonshme, derisa bëhet tepër vonë. Ne rritemi dhe i shikojmë gjithmonë si njerëz të pathyeshëm. Duam të ikim, të largohemi nga foleja e familjes me një bindje se nuk mund t’u ndodhë asgjë, se do të na presin gjithmonë në shtëpi…
Me kalimin e kohës, ata plaken dhe ne shikojmë superheronjtë tanë të shndërrohen në gjyshër. Ata nuk duken më si ata njerëz nga fëmijëria jonë… Dhe për fat të keq për çdo fëmijë në këtë botë, vjen koha që prindërit e tyre të vdesin.
Më pas ju vijnë në mendje shumë fjalë që duhet t’i kishit thënë por nuk i keni thënë.
çfarë ndodh kur i humbim prindërit:
- Do bëheni të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është familja
Askush nuk do t’ju dojë kurrë aq vetëmohues sa prindërit tuaj. Ata janë në gjendje të kujdesen për ju deri në fund dhe të mërziten nëse devijoni nga rruga, por kurrë nuk nuk ju lënë vetëm dhe bëjnë çdo gjë për të mirën tuaj.
- Kjo humbje është e vështirë të kalohet
Për sa kohë që prindërit tanë janë gjallë, ne jemi fëmijë, pavarësisht sa vjeç jemi. Kur ata nuk janë më aty, një lloj trishtimi kaplon jetën tonë. Ju bëheni të vetëdijshëm se tani jeni vetëm. Ju kujtohet imazhi i nënës që ju puth para se të flini, se si babai juaj ju mësonte të ngasni një biçikletë…
- Njerëzit që ankohen për prindërit e tyre ju mërzitin
Do të jepje gjithë botën vetëm t’i shohësh edhe një herë, t’i përqafoje… Dhe do t’i thuash: ji i lumtur që i ke, që janë gjallë!
- Dhimbja e humbjes është pothuajse gjithmonë e pranishme
Është e vetmja dhimbje që nuk shuhet kurrë. Edhe kur gjithçka është realisht e bukur në jetën tuaj, zemra juaj do ndiej boshllëk – nuk do të jetë e qetë, sepse ata mungojnë.
Do t’ju ndodhë shpesh që të qani aq fort, njësoj si ditën që u larguan sepse ajo dhimbje nuk shuhet…
- Nuk do të mund të pajtoheni me faktin se fëmijët tuaj nuk do t’i njohin prindërit tuaj – se prindërit tuaj nuk do t’i shohin fëmijët tuaj
Fakti që prindërit tuaj nuk janë në fotot familjare të bëra gjatë festave do t’ju mërzis tej mase. Pse nëna juaj nuk mund t’i përcjellë vajzës tuaj një recetë sekrete biskotash? Se djali yt nuk do ta njohë kurrë mençurinë e babait tënd…
- Do t’i keni zili njerëzit, prindërit e të cilëve janë ende gjallë
Xhelozia do t’ju hajë gjatë festave kur kolegu juaj të shkojë për drekë me prindërit e tij. Fakti që nuk ke ku të shkosh për festa do t’ju bëjë të ndiheni i zbrazët.
- Festat familjare do të jenë ditët që nuk do i prisni me padurim
Edhe nëse keni një burrë/grua ose fëmijë, festat do t’ju kujtojnë gjithmonë prindërit tuaj dhe do ta keni shumë, shumë të vështirë sepse ata nuk janë pranë jush…
- Do të mësoni shumë sekrete
Me kalimin e kohës, do t’ju vijnë detaje që nuk përshtaten me imazhin tuaj për mamin apo babin. Disa nga mëkatet e tyre të vogla do të “shfaqen” nga gjërat e vjetra dhe nuk do të mund të largoni përshtypjen se nuk i keni njohur mirë dhe kjo do t’ju krijojë dhimbje.
- Kur të dëgjoni ndonjë lajm të gëzuar, automatikisht do të dëshironi të telefononi prindërit tuaj dhe t’i ndani me ta.
Herë pas here do e kapni veten duke thirrur mamin ose babin në telefon dhe në anën tjetër do të ketë heshtje…
- Do të kuptoni gjithë madhështinë e dashurisë suaj për ta
Ditën që do të zhduken nga jeta juaj, do të kuptoni se sa shumë i keni dashur. Dhe ndoshta ata nuk janë më me ju, por ju jeni i vetmi person në botë që do t’i mbani në zemrën tuaj përgjithmonë.
Duke ditur të gjitha këto fakte, tani mund të bëni vetëm një gjë: Kaloni gjithë kohën tuaj të lirë me fëmijët tuaj. Le të kenë kujtime të mira së bashku! /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia