Gjashtë mënyra se si t’i largojmë fëmijët nga përdorimi i teknologjisë

Shumica e prindërve mbajnë fajin më të madh për faktin se fëmijët kalojnë shumë kohë para ekraneve, kryesisht në celularë.

Hulumtimet tronditëse kanë treguar se mosha e dhjetëvjeçarëve humbasin tetë deri në nëntë orë gjumë në javë, që është e barabartë me një natë të tërë, sepse ata nuk mund të ndahen nga rrjetet sociale dhe si shkak i kësaj gjendje rritet rreziku për ankth tek kjo moshë. Hulumtimi u krye nga Dr. John Shau i Universitetit De Montfort dhe shqyrtoi rolin e përdorimit të mediave sociale dhe cilësinë e gjumit tek adoleshentët.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se fëmijët mes moshës 10 dhe 11 vjeç flenë mesatarisht vetëm 7-8 orë gjatë natës. Edhe pse këto të dhëna mund të mos tingëllojë keq për të prindërit, sasia e gjumit që rekomandojnë mjekët për këtë grupmoshë është 9-12 orë gjumë gjatë natës, që do të thotë se fëmijët humbasin ekuivalentin e një gjumi të plotë.

 

Rreth 70% e të anketuarve që morën pjesë në hulumtim shpenzuan rreth 4 orë në ditë në rrjetet sociale, dhe gjysmën e kësaj kohe para se të shkonin në shtrat.

 

Por si t’i largoni të vegjëlit tuaj nga kjo varësi?

Në vazhdim sjellim disa këshilla të dobishme:

 

Jini shembull

Fëmijët kopjojnë prindërit e tyre, kështu që nëse ju jeni ngjitur pas celularit tuaj 24 orë në ditë, nuk është etike t’i kritikoni fëmijët tuaj. Provoni një “detoksifikim” dixhital familjar, edhe nëse është vetëm për disa orë, gjatë së cilës mund të luani lojëra argëtuese dhe të fikni tonet në celularët tuaj dhe t’i vendosni ato diku (p.sh. në një kuti, sirtar ose një dhomë tjetër).

 

Kaloni telefonin tuaj në bardh e zi

Rrjetet sociale janë krijuar për t’u ofruar përdoruesve valë euforie. Por qëndrimi pafund nëpër ato platforma befas bëhet më pak tërheqëse kur gjithçka është bardh e zi. Është e lehtë për ta bërë në telefonin e fëmijës tuaj – shkoni te cilësimet dhe kaloni në shkallën gri.

 

Kufizimi i kohës

Vendosni sa kohë do t’i lejoni vogëlushit tuaj të qëndrojë në telefon dhe më pas vendosni një kohëmatës dixhital në një vend ku të gjithë mund ta shohin. Kur të mbarojë koha, telefoni fiket. Kjo mund të mos ju pëlqejë, por ju jeni prind dhe duhet të vendosni rregullat. Edhe nëse ju akuzojnë se jeni prindi më i keq, jini të qëndrueshëm që të dinë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

 

Vetëm një rrjet social

Shumë fëmijë janë në platforma të shumta të mediave sociale, kështu që lërini të zgjedhin vetëm një. Ndryshoni fjalëkalimin për rrjetin që keni zgjedhur dhe mos e ndani me askënd dhe fshini llogaritë tjera. Pastaj çaktivizoni mundësinë e telefonit të tyre për të shkarkuar aplikacione pa pëlqimin tuaj. Pas kësaj, duhet të kontrolloni ndjekësit që ka fëmija në rrjetin social. Largoni njërëzit e panjohur nga lista e ndjekësve.

 

Përdorni një kuti për të lënë telefonin tuaj cellular

Vendosni një kohë kur fëmija juaj duhet të dorëzojë telefonin e tij, të paktën disa orë para gjumit për t’u çlodhur. Merrni një kuti këpucësh dhe vendosni celularët në të, natyrisht, fikni fillimisht tonet në mënyrë që zilja e njoftimeve të mos e tundojë fëmijën. Thuaji që të mos e prekë kutinë deri të nesërmen.

 

Angazhoni fëmijët me gjëra të dobishme

Monotonia është shpesh arsyeja për të kaluar kohë në celular, ndaj përpiquni t’i mbani fëmijët të zënë veçanërisht në orët e mbërmjes. Lërini t’ju ndihmojnë në kuzhinë me përgatitjen e çajit. Ose nëse janë mjaft të rritur, sfidojini që të gatuajnë ndonjë ushqim që ju pëlqen./natalmedia.com

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts