Fëmijët në Finlandë shkojnë në shkollë me rroba të përdorura

Prindërit nga Finlanda, si të gjithë prindërit e tjerë në botë i duan fëmijët e tyre por, ata nuk u tregojnë atyre atë dashuri duke u blerë gjëra të shtrenjta, pa kuptim dhe pa qëllim.

Megjithëse finlandezët janë një komb shumë më i pasur se të gjithë kombet në Ballkan, fëmijët nuk dërgohen në shkollë me garderobë të markave të shtrenjta me të cilat nuk lejohen as të luajnë, sepse mund t’i grisin ose t’i ndotin ato, nuk mund të vrapojnë nëpër oborr, të rrokullisen mbi bar, por me rroba të rehatshme, modeste dhe të përshtatshme për fëmijë.

Finlandezëve nuk u pëlqen të shpërdorojnë kështuqë fëmijët shpesh marrin rroba të dorës së dytë në atë periudhë, sepse rriten shpejtë dhe fëmijët në atë moshë luajnë shumë, shoqërohen në natyrë dhe gjëja më e rëndësishme është që rrobat të jenë të tilla që ata të mos i shpërqendrojnë.

“Second hand”, dyqanet “e dorës së dytë”, janë zgjedhja e duhur dhe shumë gjëra blihen aty, natyrisht jo edhe këpucë. Deri në maturën e parë, fëmijëve nuk u blihen ose të paktën shumë rrallë, gjëra të reja dhe të shtrenjta dhe askush nuk vë në pyetje për këtë. Kjo është aq normale.

Sot, duket se është bërë rregull që kombet e varfra garojnë për të blerë rroba më të shtrenjta, ndërsa finlandezët kanë hequr dorë prej kësaj dukurie, të paktën jo në një kohë kur nuk ka kuptim.

Edhe pse në Finlandë, prindërit nuk kanë shpenzime për arsimimin, ekskursionet, ushqimet e fëmijëve të tyre, sepse gjithçka paguhet nga shteti, ata nuk harxhojnë para dhe janë shumë racionalë. Edhe në moshën më të vogël shkollore, fëmijët qëndrojnë vetëm në shtëpi, shkojnë në shkollë vetëm ose me shokë dhe në përgjithësi ata janë shumë më të pavarur se fëmijët tanë.

Finlandezët u mësojnë fëmijëve që në moshë të vogël të bëjnë punë të ndryshme në shtëpi në përputhje me aftësitë e tyre psikofizike dhe nuk ka asnjë kompromis. Për shkak të kësaj, fëmijët në Finlandë nuk e perceptojnë punën në shtëpi si një barrë, ndëshkim dhe detyrim, por si diçka krejtësisht normale dhe të nënkuptuar.

Në përgjithësi, ashtu si loja që fëmijëve finlandezë nuk u është mohuar kurrë ashtu nënkuptohen edhe detyrimet e përshtatshme të punës.

Finlanda është një vend ku dija dhe puna janë shumë të rëndësishme, kështu që në shkollat ​​fillore, shkenca është një lëndë e detyrueshme nga klasa e parë dhe nga klasa e shtatë në të nëntën, lënda e amvisërisë, ku ata mësojnë gatimin, shërbimin, financat shtëpiake dhe të ushqyerit shëndetshëm. Gjatë shkollimit, fëmijët mësojnë të thurin, të presin rroba, të qepin, të punojnë me dru, të bëjnë riparime të vogla në shtëpi, hekurosin dhe gjithçka që mund t’u nevojitet një ditë./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts