Çdo gjë po kthehet mbrapsht!

 

E çuditshme fjala JETOJMË.. …

Jetojmë në një kohë ku seksi është falas kurse dashuria ka çmim.

Ku humbja e telefonit është më e tmerrshme sesa humbja e moralit.

Ku tualeti është bërë atelie fotografie.

Jetojmë në një kohë kur gratë kanë më shumë frikë nga shtatzënitë e padëshiruara sesa sëmundjet seksualisht të transmetueshme, dhe burrat kërkojnë lidhje pa obligime …

Ku veshja vendos vlerën e një personi dhe “delivery” i ushqimit në derë është më i shpejtë se i një ambulance.

Jetojmë në një kohë kur paratë janë bërë më të rëndësishme se prindërit dhe miqtë.

Dashuria është vetëm një lojë ku mbijetoni nëse luani me kokën tuaj dhe dështoni nëse luani me zemrën tuaj.

Gjithçka është kthyer mbrapsht … jonormalja bëhet normale, analfabetët bëhen të lexueshëm.

Nuk kemi kohë për fëmijët, por kemi kohë për rrjetet sociale.

Në shkollat ​​nuk mësohet sepse diplomat blihen.

E shëmtuara fiton rëndësinë kurse bukuria diskriminimin.

Fytyra fshihet e nuk lahet, kurse shpirti është vetëm një figurë poetike.

Jetojmë në një kohë ku e keqja është një domosdoshmëri dhe e mira është një turp, ku mund të etiketoheni nga kushdo.

Ku të gjithë janë njerëz por rrallë kush ka burrëri.

Jetojmë në një kohë kur asgjë nuk është e shenjtë për ne.

Kur buzëqeshja është fotografi dhe një zemër është luks.

Jetojmë në një kohë gënjeshtrash ashtu që edhe momentet e rralla të sinqeritetit rrallë i njohim.

E çuditshme kjo fjalë: jetojmë …/natalmedia.com/

 

Përkthim i përshtatur:

Samire Ademi Lutolli

Spec. Gjinekologe obstetre

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts