Fëmijët dhe qëndrimi i gjatë i tyre pranë ekraneve televizive

Siç ka treguar hulumtimi, katër vjeçarët që shikojnë një nga filmat vizatimorë të tyre të preferuar për vetëm disa minuta kanë vështrësi në zgjidhjen e detyrave të caktuara si dhe vështërsi në përqëndrim në krahasim me fëmijët që i përdornin ato minuta për të parë një dokumentar ose për të pikturuar.

Arsyeja për këtë është ndoshta fakti që fëmijët imitojnë sjelljen kaotike të personazheve të tyre të preferuar televiziv, ose sepse emocionohen më shumë duke parë filma të animuar të palogjikshëm.

Prandaj, prindërve u sugjerohet që t’i kushtojnë vëmendje programeve që shikojnë fëmijët e tyre dhe t’i drejtojnë ata drejt gjërave më kreative dhe t’i inkurajojnë të kalojnë më shumë kohë duke luajtur.

Prindërit duhet të dinë se ka një probabilitet të lartë që një fëmijë që sapo ka parë një film vizatimor me SpongeBob SquarePants, apo diçka të ngjashme, ka shumë të ngjarë të ketë probleme në mësimin e gjërave të reja dhe probleme të mundshme në sjellje”, tha Angeline Lillard nga Universiteti i Virxhinias. , dhe është raportuar nga Daily Telegraph. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Të ndryshme