Babi, ma vendos edhe mua një zinxhir rreth qafës!

As mëngjesi i sotëm nuk ishte ndryshe nga të mëparshmit. Nga shtëpia dëgjoheshin britmat e një burri që i bërtiste djalit të tij:

– Çohu, tashmë është vonë!

– Pastrohu, laji dhëmbët, krihi flokët, vishu!

– Nxito, je vonë për shkollë! Nuk ke kohë për mëngjes, lëngun e pi gjatë rrugës! Guxo ta derdhësh!

– Çfarë të thashë, budalla? Tashmë e ke ndotur këmishën.

– Më vjen keq për ty, nuk mësove kurrë t’i bësh gjërat siç duhet.

Djali heshti. Ai e dinte se mund të ishte më keq. Ai ishte aq i frikësuar sa nuk mund të thoshte as “baba”.

Në shkollë mësuesi e qortonte vazhdimisht për mungesë. Ai vazhdimisht pyeste veten pse nuk mund të ishte i lumtur si fëmijët e tjerë.

Atë pasdite kur u kthye në shtëpi, pa e ditur se si ai morri guxim të thyente heshtjen dhe tha:

– Sot mësuesi më pyeti se çfarë punon babi juaj, dhe unë nuk dija çfarë të përgjigjesha.

Babai e shikoi dhe ju përgjigj:

– Unë stërvis qentë.

– Dhe për çfarë po i stërvitni ata? – vazhdoi djali.

– Unë i mësoj të jenë të bindur. Të ulesh, të shtrihesh, të qëndrosh pa lëvizur, të hidhesh mbi pengesa, të mos rrëzosh, të ruash shtëpinë, të ruash dhe të mbrosh fëmijët, të ndihmosh të verbërit të ecin.

Unë i trajnoj ata të punojnë në polici, zjarrfikës, i trajnoj për të shpëtuar njerëz, për të shpëtuar jetë duke gjetur eksplozivë dhe shumë më tepër se kaq…

Djali dëgjoi me shumë interes dhe pyeti përsëri:

– Dhe, a paguhen ata qentë për të bërë të gjitha këto?

– Sigurisht që jo – tha babai. Në këmbim, ata marrin shumë dashuri, vëmendje dhe kujdes nga pronarët e tyre ose ata që punojnë me ta.

– Dhe si arrini t’i mësoni ato?

– Është shumë e thjeshtë. Unë thjesht i vendos një zinxhir, i çoj në shëtitje, eci dhe bisedoj me ta dhe i mësoj pak nga pak. Kur nuk i bëjnë mirë ushtrimet, i korrigjoj me vendosmëri, por bëj kujdes që të mos i lëndoj. Më pas i përkëdhel që të ndiejnë se nuk jam i inatosur me ta. Por duhet shumë durim!

 

Djali ishte shumë i emocionuar. Ai donte të shkonte menjëherë te miqtë e tij të vegjël dhe t’u tregonte ato që sapo kishte dëgjuar, por befas, me atë gjestin fëminor, karakteristik dhe të natyrshëm që bëjnë fëmijët kur ndjejnë se do t’u rrjedhin lotët, ai ngriti fytyrën e tij të pafajshme dhe tha:

“ Më vendos edhe mua një zinxhir! Edhe unë dua të bëj një shetitje dhe të flas me ty, dua të mësoj shumë gjëra nga ty, dua të më korrigjosh nëse gaboj dhe më pas të më përkëdhesh që të ndjej se nuk ke inat me mua.

Në këmbim do të jem një fëmijë i bindur, nuk do të të zemëroj më, nuk do të shkatërroj gjërat rreth vetes, do të kujdesem për shtëpinë, do të mësoj të kujdesem për njerëzit, të shpëtoj jetë…

Dhe nëse një ditë do të verbohesh, unë do të ndihmoj të ecësh! Të lutem më vendos një zinxhir, vetëm ki durim me mua!”

Burri shpërtheu në një të qarë të thellë që i kaloi në gjoks dhe ndërsa përqafoi të birin, ndjeu se një zinxhir i doli nga zemra dhe u lidh me zemrën e vogël. Ishte një zinxhir me shumë hallka dashurie, ngrohtësie njerëzore, mirëkuptimi dhe durimi.

Djali buzëqeshi, e përqafoji dhe tha:

– Faleminderit babi!/natalmedia.com/

 

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts