A ndikon qëndrimi i fëmijëve para ekraneve (TV) në zhvillimin gjuhësor?

Pyetje:

Përshëndetje, a ndikon qëndrimi i fëmijëve para ekraneve (TV) në zhvillimin gjuhësor?

 

Përgjigje:

Përshëndetje.

Po zhurma e TV në sfond e bën më të vështirë procesin e zhvillimit gjuhësor te fëmijët sepse së pari fëmija ul ndërveprimin me ju, e ka më të vështirë të përqëndrohet në atë që ju i thoni atij sepse shpërqëndrohet nga zëri i Tv, ul kohën e ndërveprimit me ju, mund t’a ketë më të vështirë të përceptoj se nga po i vie zëri. Ka rëndësi edhe pamjet që fëmijët ndjekin, ato që kanë ritëm më të shpejtë me më pak pamje nga afër, imazhe që ndryshojnë, gjuha e reduktuar kanë efekte më negative në zhvillimin gjuhësor.

Mosha e ekspozimit para ekraneve mund të rezultoj me vonesë gjuhësore andaj fëmijët nën 2 vjeç nuk duhet të ekspozohen para ekraneve. Këshillohet që edhe gjatë lojës, argëtimit, ushqyerjes televizori të mbahet fikur.

Më vonë koha e kaluar para ekranit mund të ndodhë kur mbikqyret nga një i rritur që të sigurojnë që fëmijët e tyre të kenë akses në përmbajtje gjuhësore dhe të përshtatshme për moshën dhe të shikohet bashkë me prindin në mënyrë që fëmijës t’i ofrohet stimulim me anë të parashtrimit të pyetjeve, komentimit të pamjeve, emërtimit të gjërave pasi kjo do të nxisë rritjen e fjalorit, vokalizimin dhe të kuptuarit por asnjëherë të mos rritet shumë koha e kaluar para ekraneve dhe të mos zvogëlohet ndërveprimi social.

Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts