A ju ka kerkuar gjinekologu juaj TORCH testin në shtatëzani? A e dini sa është i rëndësishëm?

Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

 

Çfarë është testi TORCH?

Testi TORCH është një test për një sërë infeksionesh gjatë shtatzënisë që mund të transmetohen nga nëna tek foshnja në mitër.

Këto infeksione mund të ndikojnë në zhvillimin e fetusit, prandaj është e rëndësishme që ato të zbulohen në kohë.

Ky test zbulon ekzistencën e disa infeksioneve të cilat janë të dëmshme për fetusin:

Toxoplasma gondii

Virusi i rubeolës

Citomegalovirus

Virusi herpes simplex

 

Kur dhe si bëhet testi TORCH gjatë shtatzënisë?

Ekspertët rekomandojnë që testi TORCH të kryhet në fazën fillestare të shtatzënisë, pra në tremujorin e parë. Testimi do të zbulojë nëse ka një infeksion dhe nëse ai ka qenë ndonjëherë i pranishëm – i cili vlerësohet me nivelin e antitrupave, mungesën ose praninë e një përgjigje imune ndaj infeksionit.

Testi TORCH është një analizë gjaku ku matet niveli i antitrupave të caktuar. Këto janë teste skrining që mund të zbulojnë në kohë ekzistencën e një infeksioni të caktuar.

 

Çfarë mund të shkaktojë infeksionet TORCH?

Ndikimi negativ i infeksioneve TORCH në shëndetin e nënës dhe foshnjës në stomak mund të ketë një sërë pasojash serioze:

infeksion fetal

zhvillimi i dëmtuar i fetusit

abort spontan

lindje e parakohshme

infeksioni prenatal i të porsalindurit

dëmtimi i sistemit nervor qendror të foshnjës

dëmtimi i muskujve të zemrës gjatë zhvillimit

dëmtimi i dëgjimit dhe shikimit

ndikim negativ në zhvillimin e sistemit musculoskeletal

dëmtimi i mëlçisë dhe shpretkës.

 

Cilat infeksione bëjnë pjesë në analizën TORCH?

Toksoplazmoza – një infeksion i shkaktuar nga paraziti njëqelizor toksoplazma, i cili më së shpeshti gjendet te shpendët e egër, por mund të transmetohet edhe te kafshët e tjera, si macet, dhe mund të jetë i rrezikshëm nëse nëna shtatëzanë bie në kontakt me këtë infekcion.

Virusi i rubeolës – i përket ethet e skuqura të fëmijërisë, dhe nëse shfaqet gjatë shtatzënisë, veçanërisht në tremujorin e parë, mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit, në radhë të parë në zhvillimin e organeve dhe si rezultat mund të ketë defekte në zemër, probleme me shikimin. prapambetje mendore ose dëmtim/humbje dëgjimi – që mund të manifestohet vetëm në vitet e para të jetës së fëmijës.

Citomegalovirus – është një virus nga grupi i herpesit dhe mund të transmetohet nga nëna e infektuar tek foshnja e saj gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes dhe më vonë – me ushqyerjen me gji. Ky infeksion zakonisht nuk shfaqet përmes simptomave gjatë shtatzënisë dhe fetusi mund të infektohet. Pasojat për foshnjën mund të jenë të rënda – dëmtim i sistemit nervor qendror, humbje ose dëmtim i rëndë i shikimit, madje edhe vdekje të fetusit.

Virusi herpes simplex – më së shpeshti transmetohet nga një nënë e infektuar tek fëmija gjatë lindjes nëse nëna ka një infeksion gjenital aktiv me virusin Herpes simplex, dhe nëse fetusi është i infektuar në tremujorin e parë të shtatzënisë – rezultati mund të jetë aborti spontan ose vdekja e fetusit. Një foshnjë e infektuar mund të vuajë nga simptoma të tilla si infeksioni i sistemit nervor qendror, meningoencefaliti me ethe dhe çrregullime neurologjike, si dhe sepsë. /natalmedia.com/

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts