Zhvillimi i vetëbesimit tek fëmija është çelësi i shumë sukseseve

Shkruan: Pukjana Geci

Psikologe dhe Terapiste

 

Të dashur prindër, ne jemi model për fëmijët tanë, ata mësojnë shumë gjëra bazuar në modelimin e sjelljes sonë. Fëmijët mësojnë shumë gjëra dhe ato janë të garantuara kur jepen nga njerëz të dashur dhe njerëz që u besojnë. Njeriu ka nevoja themelore psikologjike që në fëmijëri dhe ato duhet të plotësohen në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e e mirë dhe të kenë një perceptim të mirë për veten, botën, njerëzit dhe jetën e tyre.

Nevojat themelore psikologjike janë të ndihesh i dashur dhe të ndihesh i aftë, të mos nenvleresohesh. Shpesh herë ne i nënvlerësojmë fëmijët pa vetëdijen tonë, si: jo, mos e bëj, jo nuk mundesh, ti nuk e di, prisni  unë  do ta bëj, je ende i vogël, duke ndërprerë fjalët ose sjelljen e tyre ose duke thënë, se jam i/e zënë do të flasim më vonë. Ju mund të jeni të zënë me punë, por më besoni, fëmija nuk e di, ai ka nevojë për dashurinë dhe kujdesin tuaj. Ju po jepni një mesazh indirekt fëmijës tuaj, kështu ai  zhvillon ndjenja të dobësisë, paaftësisë, parëndësisë ose frustrimit. Këto ndjenja e bëjnë fëmijën të paaftë për të komunikuar me fëmijët e tjerë dhe të paaftë për të mbajtur fjalën dhe për të kryer atë që e ka marrë përsipër. Kur këto jepen nga njerëz të afërt, patjetër që do të lënë gjurmë tek fëmija dhe do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës së tij, si në familje, shkollë, shoqëri, ashtu edhe në punë.

Për të mposhtur këto ndjenja, prindërit si dhe mësuesit duhet:

(Klikoni videon më postë për t’u njoftuar më shumë rreth shërbimeve psikologjike që ofron Poliklinika NATAL)

 

  • Të dëgjojnë dhe pranojnë mendimet dhe ndjenjat e fëmijës.
  • Të bisedojnë me fëmijën për pikat e tij të forta, meritat dhe shkathtësitë e tij.
  • Krijoni situata që e ndihmojnë fëmijën të përjetojë sukses, jo dështim.
  • Jepni përgjegjësi dhe prisni bashkëpuni.
  • Jepni komplimente fëmijës për çdo të arritur.
  • Vendosni pritshmëri të qarta dhe të përshtatshme, ofroni sasi të arsyeshme ndihme.
  • Përforconi që fëmija juaj është i dashur dhe i aftë.
  • Tregojini fëmijës tuaj se edhe ju keni një pikëpamje pozitive për veten tuaj.

Atëherë le të përdorim ndonjërën nga pikat e tyre të forta për të shtuar vetëbesimin e fëmijës. Përveç dhënies së komplimenteve dhe lëvdatave për ndonjë të arritur të fëmijëve, prindërit duhet të pranojnë fëmijën ashtu siç është duke i ofruar dashuri të pakushtëzuar. Ata duhet të bëjnë fëmijën që gjithëmonë të ndihet se ka një vend të sigurt në familje./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts