Si t’i haroj veprimet e gabuara në adoleshencë?

Pyetje:

Përshëndetje jam një vajzë që kam bërë shumë gabime kur kam qenë në moshën e adoleshencës, tani jam 26 vjeç, vazhdimisht i mendoj, spo mundem ti harroj, ju lutem më këshilloni se si të veproj?

 

Përgjigje:

Është një kohë e mësimit dhe rritjes, dhe të gjithë ne jemi të përfshirë në eksperiencën e gabimeve dhe të mësimeve të tyre. Është e rëndësishme të kuptojmë se çdo njeri bën gabime dhe se këto gabime mund të jenë pjesë e rrugës drejt zhvillimit dhe rritjes personale. Kujtimet, të mira apo të keqija qofshin ato, ruhen gjithmonë në një pjesë të trurit dhe situata e stimuj të caktuar i rikthejnë në vëmendjen dhe në fokusin tonë. Patjetër, në varësi të kujtimit, intensitetit emocional që ka patur në psikën tonë dhe përsëritjes së tij, shkaktohen efekte afatgjata në të ardhmen duke evokuar emocione të mira dhe jo të mira (si në rastin tuaj) dhe përbejnë shqetësim qe kthehen në vështirësi. T

ë ndash përjetimet me të tjerët ndihmon shumë. Duket sikur pesha e përgjegjësisë është ndarë dhe është një lloj clirimi emocional mbi diçka që kemi kohë që e ruajmë. Një informacion, sa më shumë ta ruajmë nga të tjerët aq më tepër vishet me nota mistike dhe bëhet edhe më e rëndë dhe e vështirë për ta ndarë me të tjerët. Pranimi i gabimeve është hapi i parë drejt rregullimit. Pranojini gabimet tuaja dhe pranoni se nuk jeni perfekt. Të gjithë bëjmë gabime, dhe ajo është pjesë e jetës. Nuk duhet të përjashtoni veten si rezultat i gabimeve të kaluara. Nëse gabimet që keni bërë përfshijnë edhe të tjerët, është e rëndësishme të kërkoni falje. Nuk mund t’i ndryshoni të kaluarën, por mund të rriteni dhe të zhvilloni në mënyrë që të jeni më mirë në të ardhmen.

Pukjana Geci Psikolge dhe terapiste./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts