Si ta gjeni një emer të përsosur për fëmijën tuaj?

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, I

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

Zgjedhja e emrit “të përkryer” për fëmijën tuaj është padyshim shumë i rëndësishëm. Kjo është ndoshta një nga vendimet e para të mëdha dhe më të rëndësishme që një prind do të ketë.

 

Rrallë ndodh që një fëmijë të emërtohet pa një paradigmë mitike a besëtytnie, historike apo politike, religjioze apo kulturore, familjare apo krahinore, profesionale apo të modës, dhe pse jo materiale apo shpirtërore.

 

Emri i fëmijës suaj do të zgjasë një jetë të tërë. Sigurisht kjo nuk është gjithmonë diçka e lehtë për tu bërë. Ndonjëherë ajo mund të jetë një vendim aq

ngacmues, ndërsa të tjerët e gjejnë aq lehtë një emër të bukur.

Ka disa gabime  pa dyshim që ju mund ti shmangeni dhe disa këshilla që mund tua bëjë procesin më të lehtë dhe më të këndshëm. Këtu kemi një vështrim në disa nga “BËNI”  dhe “MOS BËNI” për emrin e përkryer të fëmijës, si edhe disa këshilla për t’ju ndihmuar si ta zgjidhni  atë.

Newborn Baby Boy Wearing a Rainbow Hat  baby stock pictures, royalty-free photos & images

Cilat Janë “BËNI” për të zgjedhur?

 

Janë disa gjëra që duhet të bëni kur jeni duke kaluar nëpër procesin e përpjekjeve për të gjetur emrin e përsosur të foshnjës.

 

-Formoni një një listë të emrave  që ju vërtetë pëlqeni. Ndajeni një listë të veçantë me partnerin tuaj. Pastaj përdorni të dy listat tuaja që

të dalë një listë prej 5-10 emrave  që ju të dy bini  dakord . Mendoni për listën apo edhe  mbajeni  atë deri sa fëmija juaj të ketë  lindur.Në ndërkohë mund të vijë dicka që të ju ndoihmojë për të vendosur mbi një prej atyre emrave

në listë.

-Merrni në konsuderim  një emër që është kuptimplotë. Emra nga historia, emrat e familjes, dhe emrat e njerëzve që ju admironi janë  zgjedhje të mira.Emri shpesh pajis fëmijën me një kuptim të caktuar.

Beautiful caucasian baby laying on bed, playing with feet  baby stock pictures, royalty-free photos & images

-Të merret në konsideratë një shumëllojshmëri e emrave.

Leni  kohë për të shqyrtuar emrat e ndryshëm që janë. Kështu koha ju jep mundësi të ju vinë në mendje shumë emra.

 

– Bëjeni zbavitëse këtë me partenirn tuaj. Mbani në mend, ju nuk keni nevojë ta bëni këtë të gjithë në një natë. Mos  lejoni  të bëhet një debat i nxehtë. Ju do të donit  ta keni një kujtim të mirë në vend të një kujtimi stresant.

 

”MOS”-et e zgjedhjes së emrit të bebes

 

Sigurisht përderisa  janë disa gjëra që DUHET ti bëni  kur zgjidhni një emër të fëmijës, ka disa gjëra të tjera që ju NUK duhe ti bëni. Këtu janë disa MOS që ju patjetër duhet ti mbani në mend.

 

– Mos përdorni një emër të dikujt që ju nuk ia bëni fare për të. Gjëja e fundit që do të doni është që të lidhet me fëmijën tuaj një emër i dikujt që ju nuk ju pëlqen. Edhe në qoftë se emri është i bukur, MOS e bëni këtë për fëmijën tuaj.

– Mos i vini foshnjes emrin që është i  vështirë për ta shqiptuar apo për ta shkruar. Asnjë fëmijë nuk  dëshiron një emër që I duhet të thyejë gjuhën  për ta shqiptuar. Pra, bëjeni diçka të thjeshtë, që do të jetë mjaft e lehtë për fëmijën tuaj për ta shqiptuar dhe shkruar.

 

-Mos përfshini  miqtë dhe anëtarët e familjes në vendimin tuaj. Kjo do ta bëjë gjithçka më shumë të  komplikuar. Të mbetet  ndërmjet jush dhe partnerit tuaj. Në fund të fundit, është mjaft e komplikuar tashmë edhe me vetëm ju të dy..

Në qoftë se jeni të imponuar mundohuni ta zgjidhni me mirëkuptim. E nëse këtë e dëshironi ju kjo me të vërtetë do të ju lehtësojë.

 

– MOS prisni deri në dhomën e lindjes për  të shprehur mendimin dhe vendimin tuaj  mbi emrat që ju keni parasysh. Gjëja e fundit që ju do të donit është të kmerreni  në dhomën lindjes me këtë  . Kur fëmija të ketë  lindur, do tua kërkojnë  emrin e  foshnjes. Është mirë që të jeni të përgatitur kohë më parë se të jeni në dhomën e lindjes.

 

Këshilla të rëndësishme për të kujtuar kur emërtoni foshnjen tuaj

 

Tani që ju  patë disa të “BENI”  dhe “MOS”-et e zgjedhjes së emrave të fëmijës, këtu janë disa  top këshilla . Ato do të ju ndihmojnë gjatë kërkimit tuaj për emrin e përkryer për të voglin tuaj.

 

– Këshilla 1 – Fillimoni kërkimet që herët

Një këshillë  e rëndësishme është për të filluar kërkimin e juaj për një emër qysh herët. Ka shumë mundësi që ju të dy do të ndryshoni mendjen disa herë para se të dalë  emir i përsosur. Pra,përfundimisht është një ide e mirë që t’I lejoni vetes kohë të mjaftueshme për të ardhur në një përfundim të drejtë. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ju.

– Këshilla 2 – Interneti mund të ju ndihmojë

Interneti mund të jetë i dobishëm derisa jeni duke u përpjekur për të gjetur emrin e përsosur të foshnjës. Ju do të gjeni shumë faqe që ofrojnë shumë emra të shikoni. Do të keni mundësi të zgjidhni më shumë emra meqë keni më shumë opsione.

Kjo do t’ju ndihmojë që të keni një ide për llojet e emrave që ju  vërtetë I pëlqeni. Pra, kërkoni burime për top emrat e fëmijëve.

 

– Këshilla 3 – Qëndroni larg nga emrat “Trendi”

Kur ju jeni duke zgjedhur emrin e fëmijës suaj, është më mirë  të qëndroni larg prej emrave të modës. Ju nuk doni një emër që është i bazuar vetëm në një prirje aktuale. Ju dëshironi diçka që do qëndrojë I  bukur përgjithmonë. Pra, mos zgjidhni një emër, vetëm sepse është modë për t’u përdorur. Emrat klasik mund të jetë një zgjidhje më e mirë për fëmijën tuaj.

 

–  Këshilla 4 – Atë që keni zgjedhur bëjeni të duket origjinal 

Ju nuk jeni I detyruar të gjeni një emër që tashmë ekziston apo një emër që nuk e ka dëgjuar askush deri tani..

Ju mund ta bëni emrin vetë. Vetëm sigurohuni që nuk do të dalë  një emër që fëmija juaj do të jetë gjithë jetën objekt I shakave për shkak të emrit të tij.

 

Së fundi, një këshillë e fundit. Kini gati më shumë se një emër. Pa marrë parasysh se ju mund ta keni menduar dhe planifikuar, një nga  emrat rezerve vetëm mund të provojë që të shkojë në mënyrë të përkryer  me të voglin tuaj vetëm  kur ta  shihni atë për herë të parë!/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

Të ndryshme

Leave a Comment