Shpikja e Penicilines

 

Një fshatar Skocez mbas një dite të rrmbyeshme me shi gjeti një djalosh të zhytur deri në gju në baltë.

Djaloshi ishte i trembur sepse po zhytej ngadalë dhe i kerkoi ndihmë me lot në sy fshatarit.

 

Fshatari e ndihmoi dhe e shpëtoi.

Të nesërmen vjen një karrocë elegante tek ferma e fshatarit.

 

Një zotëri tepër i mbajtur falenderoi fshatarin:

Dua të të paguaj i tha zotëria. Kërko çfarë të duash sepse më ke shpëtuar jetën e djalit.

 

Nuk dua asnjë shpërblim – ju përgjigj fshatari.

E ndihmova me kënaqësi djaloshin tënd. Atëherë zotëria sheh djalin e fshatarit dhe e pyeti: djali yt është ky?

 

Po – u përgjigj fshatari.

 

Atëherë të lutem më lejo të bëj një propozim.

 

Unë do ta shkolloj djalin tënd njësoj siç kam shkolluar djalin tim.

Nëse do bëhet në jetë një njeri po aq i mirë sa je ti atëherë do jemi të dy krenarë – tha zotëria.

 

Fshatari pranoi.

Djali i fshatarit Fleming u shkollua në shkollat më të mira të asaj kohe dhe u diplomua shkëlqyeshëm në shkollën Sainte Marie të Londrës.

 

Puna e këtij djaloshi i quajtur Aleksander Fleming u njoh në të gjithë botën kur shpiku Penicilinën.

 

Disa vite më vonë, djali i zotërisë së pasur i cili dikur ngeli në lluce gati për të vdekur, u sëmur rëndë. Ai u godit nga sëmundja e mushkërive.

 

Kush e shpëtoi kësaj rradhe?

Sigurisht penicilina e shpikur nga djali i fshatarit.

Si quhej zotëria i pasur?

Randolph Churchill.

Po djali i tij?

Winston Churchill.

çdo gjë që bëjmë në jetë çdo e mirë vjen dita që na kthehet mbrapsht.

Puno me pasion sikur mos kishe nevojë për para.

Dashuro sikur nuk ke vuajtur kurrë nga dashuria.

Jeto sikur parajsa të ishte në tokë./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts