NJË KAVANOZ ME DASHURI PËR FONDACIONIN “ZEMËR PËR TY”

Alopecia areata, terapia me rrezatim të kancerit dhe djegiet e rënda janë vetëm disa nga arsyet pse dikush mund të humbasë flokët. Dhe rënia e flokëve nuk është vetëm një shqetësim kozmetik – ajo gjithashtu mund të ndikojë seriozisht në shëndetin mendor të dikujt. Por ju mund të bëni një ndryshim duke zgjedhur të dhuroni flokët tuaj.

Dhurimi i flokëve u jep njerëzve mundësinë e një paruke flokësh natyrale falas, me cilësi të lartë. Dhurimi i flokëve mund të ndihmojë dikë të rifitojë besimin dhe të rivendosë ekuilibrin emocional.

Fondacioni “Zemër për ty” tashmë e ofron këtë mundësi. Përveç përballjeve zemërthyese të fëmijëve me kancer apo alopeci, në këtë Fondacion shpesh ka edhe emocione tjera siç është altruizmi i pashoq që ndjejnë fëmijët për fëmijët e sëmurë. Qindra fëmijë me shumë kënaqësi dhe dashuri kanë trokitur në dyert e këtij Fondacioni për të dhuruar flokët e tyre që i kanë rritur me shumë kujdes dhe dashuri. Ndjenja e bamirësisë shkëlqen në sytë e tyre kur dhurojnë.

Së fundmi, një donacion nga një vajzë 8 vjeçare e cila ka dhuruar kursimet e saja për të ardhur në ndihmë formimin e perukeve të cilat bëhen jashtë vendit dhe kushtojnë shumë, ka sjellur një tjetër emocion të veçantë në këtë Fondacion.

“Bora, një vajzë e bukur, e këndshme dhe me një buzëqeshje të ëmbël, e cila me zemërgjerësinë e saj, për Fondacionin “Zemër për ty” bashkë me flokët e saj solli edhe kavanozin me kursimet e veta.

Nëna e Borës na tregoi se Bora gjithmonë kursen, pastaj kursimet e saj i dhuron për kauza të tilla, dhe kjo na tregon se sa zemër të madhe kanë fëmijët si Bora.

Borës i urojmë shëndet dhe shumë suksese në pasionin e saj për vallëzimin dhe e falenderojmë nga zemra për gjestin fisnik.”-shkruhet në faqen zyrtare të Fondacionit “Zemër për ty”/natalmedia.com

 

 

 Të dashur dhurues,

Këta fëmijë akoma kanë nevojë për ju. Përpunimi i perukeve është proces i kushtueshëm dhe bëhet jashtë vendit prandaj presim që donacionet tuaja në formë monetare t’i derdhni në XK051110342564000192 ProCreditBank.

 

Të ndryshme