Ngjyra e urinës mund t’ju tregojë për shëndetin tuaj!

Ngjyra e urinës është një tregues i qartë i gjendjes së shëndetit tuaj. Shumë ekspertë kanë zbuluar se ka vetëm disa nuanca që janë “të padëmshme”, dhe ata thonë se të gjitha të tjerat janë një shenjë alarmuese për të vizituar mjekun tuaj.

 

  • Ngjyrë portokalli

Chun Tang, një mjek i njohur nga Mançesteri i Anglisë, thotë se urina me ngjyrë portokalli është ndoshta një shenjë e dehidrimit. Por nëse kombinohet me jashtëqitje të lehta, tregon për problem me rrugët biliare.

 

  • Kafe e errët

Mund të jetë gjithashtu një shenjë e dehidrimit, ose të ketë efektin e medikamenteve të padëshiruara që po merrni, por ato tregojnë edhe sëmundje të mëlçisë. Sipas Healthline, porfiria e rrallë me sëmundje të mëlçisë “mund të shkaktojë që kimikatet natyrore të grumbullohen në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë urinë kafe ose ngjyrë ndryshku”.

 

  • E trubullt

Është tregues i ndonjë infeksioni urinar ose sëmundje të veshkave. Kjo është një shenjë për tu marrë seriozisht, konsultimi mjekësor është i domosdoshëm, sepse urina e turbullt me shkumë ose flluska e njohur si pneumaturia, mund të jetë një simptomë serioze mjekësore, duke përfshirë divertikulitin ose sëmundjen e Crohn.

 

  • Ngjyrë rozë

Është e qartë për të gjithë se kur e shihni këtë ngjyrë, nuk tregon asgjë të mirë, sepse nuk është ngjyra natyrale e urinës. Ka shumë mundësi që të keni gjak në urinë dhe të keni nevojë të shkoni menjëherë te mjeku. Gjaku në urinë mund të shkaktohet nga gjendje të ndryshme “nga infeksionet e fshikëzës deri te gurët në veshka dhe gjendje akoma më të rënda si kanceri i rrugëve urinare”. Urina e kuqe ose rozë mund të tregojë gjithashtu një prostatë të zgjeruar.

 

  • Ngjyrë e verdhë

Kjo është ngjyra që duhet të jetë me të vërtetë urina. Është një shenjë se gjithçka në trupin tuaj është në rregull dhe se nuk ka arsye për t’u shqetësuar. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts