NGJYRA E GJAKUT GJATË CIKLIT Zbulon GJITHÇKA: Ja çfarë duhet të dini dhe nga çfarë duhet të keni kujdes!

Zbuloni më poshtë se si menstruacionet mund të tregojnë nëse diçka nuk shkon me trupin tuaj.

 

Gjaku Rozë

Nëse gjaku është në këtë ngjyrë, do të thotë fundi i menstruacioneve. Por, nëse vëreni këtë ngjyrë gjaku në mes të ciklit, mund të tregojë një shtatzëni të hershme, një çrregullim hormonal ose ndonjë sëmundje të organeve riprodhuese.

 

E kuqe e ndezur

Kjo është një shenjë se menstruacionet po shkojnë normalisht dhe nuk duhet të ketë probleme. Megjithatë, nëse cikli juaj zgjat më shumë se shtatë ditë, dhe gjaku vazhdon të jetë i kuq, është një shenjë e sigurt se duhet të konsultoheni me mjekun tuaj!

 

E kuqe e errët

Nëse gjaku i kuq i errët rrjedh në mes të ciklit, është krejt normale, por nëse gjaku me ngjyrë të errët vazhdon të rrjedhë më gjatë se normalja, mund të jetë një shenjë e abortit të hershëm ose prania e një tumori beninj.

 

Kafe-zi

Gjaku ngjyrë kafe ose i zi tingëllon keq në shikim të parë, por mos u shqetësoni sepse është thjesht gjak i vjetër, i mbetur që nuk ka rrjedhur në tampon. Nëse vëreni gjithashtu një ngjyrë portokalli ose të verdhë nën atë shtresë, mund të jetë shenjë e infeksionit.

 

Gjakderdhje e rëndë

Shumica e grave vërejnë se të paktën një ditë e ciklit shoqërohet me gjakderdhje të madhe, që zakonisht është dita e dytë ose e tretë, gjë që është krejtësisht normale. Megjithatë, nëse gjakderdhja është e zgjatur, konsultohuni me gjinekologun tuaj.

 

Njollat

Nëse vëreni pika gjaku dhe nuk ka ardhur ende koha për menstruacione, ekziston mundësia që të jetë një çrregullim hormonal ose një shenjë e hershme e shtatzënisë.

 

Mungesa e plotë e menstruacioneve

Nëse vëreni se keni vonim të ciklit menstrual , do të ishte mirë të caktoni një takim me gjinekologun tuaj. Shkaqet e mundshme të kësaj mund të jenë shtatzënia ose hyrja në menopauzë, e përcjellur me disa simptoma si humbja e papritur e peshës, stresi ose ndonjë sëmundje që duhej të zbulohet me kohë për t’i evituar komplikimeve të mevonshme. /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren

SHPËRNDAJE:

Related posts