Ndjenja e zemërimi shkaku kryesor i depresionit pas lindjes?

Depresioni pas lindjes është shumë më kompleks sesa një ndjenjë e përkohshme trishtimi pas lindjes…

Më shumë se gjysma e nënave të reja përjetojnë të ashtuquajturën “baby blues”, pra janë përkohësisht të trishtuara. Por afërsisht një në pesë gra do të ketë probleme me depresionin gjatë shtatzënisë ose në vitin e parë pas lindjes.

Simptomat që ndihmojnë në përcaktimin e depresionit pas lindjes përfshijnë ndjenja të vazhdueshme trishtimi humbje të interesit për jetën, ndjenja faji dhe pendimi, vetëbesim të ulët.

Megjithatë, ekziston një simptomë që shpesh  anashkalohet e që mund të jetë një tregues kryesor i gjendjes emocionale të një nëne.

Bëhet fjalë për ankthin dhe ndjenjën e zemërimit.

Një student i mjekësisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike, Kristin Ou kreu një studim në të cilin përcaktoi se zemërimi luan një rol të rëndësishëm në depresionin pas lindjes.

Nëse kjo gjendje e zemërimit nuk trajtohet mund ta vështirësojë shërimin e depresionit posnatal.

“Ne e dimë se nënat mund të jenë në depresion dhe ankth në periudhën pas lindjes, për shumë arsyje por zemërimi është shkaku kryesor i depresionit”.

“Ka prova që zbulojnë se ndjenja e zemërimit rrit intensitetin dhe kohëzgjatjen e depresionit. Kjo mund të ketë efekte negative tek nëna,por edhe tek fëmijët, familjen, si dhe në marrëdhëniet bashkëshortore.”

Zemërimi është shkak i bindjes së nënës se mjedisi po gjykon metodat e saj të kujdesit për foshnjën dhe prindërimin në përgjithësi, si dhe nga mungesa e mbështetjes nga familjarët.

“Nënat mund të ndihen sikur nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e tyre dhe se të tjerët po i gjykojnë për –diçka – për shembull, për të mos ushqyer foshnjën me gji, por duke i dhënë qumësht formula”.

“Shumë nëna ndihen të vetmuara pa përkrahje dhe pa mbështetjen e familjarëve e veqanërisht nga bashkëshortët.

Ndihma juaj është më se e domosdoshme për një rritje të shëndetshme të fëmijës si dhe përkrahja juaj është medikamenti më efektiv në luftimin e depresionit pas lindjes. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts