Mos guxo ta prekësh! Unë jam Nëna

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

 

Unë e mësova të çohet në këmbë dhe të ecë, të ketë kujdes çfarë ha dhe të vendosë kapelën mbi veshët e tij në dimër.

Ia kam lidhur lidhëset e këpucëve dhe e kam ngushëlluar në skenat e dhimbshme të filmave vizatimorë.

Unë ia kam shpjeguar atij ndryshimin midis anës së ndritshme dhe të errët të botës dhe njeriut, e kam mbajtur dhe përkëdhelur, i kam ndaluar dhe i kam lejuar.

Unë!

Nuk kam fjetur natën duke pritur që ti binte temperatura, kam hedhur shumë para në lodra vetëm për ta parë të lumtur, jam ndjerë fajtore kur kam qenë shumë e ashpër ose kur i kam lënë shumë hapësirë, kam vrapuar në kopshte, qëndrim ditor, në mbledhjet e prindërve, kam mësuar të përgatisë dhe të gatuajë për shkak të tij, kam ndërruar njëqind pastrues rrobash për të gjetur atë ndaj të cilit nuk është alergjik.

Unë jam ajo së cilës asnjë sukses nuk i vlen as sa gjysma e psherëtimës së tij!

Unë jam ajo që qan kur ka dhimbje dhe që gëlltis shumë kur ai duket i lumtur, vetëm që as atëherë të mos qajë dhe të duket qesharak.

 

Unë!

Prandaj mos u habit që kjo si unë, pa asnjë ndjeshmëri dhe keqardhje, do të ti nxjerr sytë veç nëse e shikon shtrembër!

Do ta bëj jetën ferr po e lëndove me fjalë apo nuk e lë rehat edhe në shkofsh në fund të botës nëse e lëndon qoftë edhe një grimcë të tij.

Nuk të përgjigjet ai? Kalo tutje. Nuk të pëlqen? Mos e shiko fare, mos e dëgjo!

Nëse ke nevojë për një thes boksi, godit në arsyen tënde, jo në fëmijën tim!

Ti nuk do ta rrahësh atë, as me të shku mendja e as në gjendje zemërimi dhe pafuqie kur s’di çka të bësh.

Do të të duhet të kalosh përmes meje së pari, dhe Zoti mos e bëftë që të të dalë përpara një nëne që mbron fëmijën e saj!

Pa ndjeshmëri dhe keqardhje, pa parime e pa pardon do të t’i thyej duart t’i bëj copa nëse vetëm i drejton gishtin!

Epo, le të jesh bashkëmoshatar ngacmues e dhunues, fqinj nga ndërtesa tjetër, i afërm, shok, mësues, një kalimtar i rastësishëm, bashkëshort apo një kreten i zakonshëm.

Mos u duk si i fortë sepse nuk ka forcë më të madhe se një nënë që mbron fëmijën e saj!/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts